Lajmet
Lajmet
Një delegacion nga Inspektorati i Përgjithshëm i Forcave së Sigurisë nga Republika Çeke vizitoi Akademinë
Vushtrri, 31 maj 2023 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion nga Inspektorati i Përgjithshëm i Forcave të Sigurisë së Republikës Çeke i kryesuar nga drejtori i këtij inspektorati, Radim Dragoun.
Delegacioni u prit nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari.
Qëllimi i vizitës se delagcionit në fjalë, në përbërje edhe të zëvendësdrejtorit, Vít Hendrych dhe udhëheqësit për Çështje Ligjore dhe të Jashtme , Josef Ježek, ishte që të njihen më për se afermi me misionin dhe vizionin e Akademisë.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, u shpreh i knaqur rreth vizitës se delegacionit të Inspektoratit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë nga Republika Çeke.
Jashari gjatë takimit e informoi delegacionin çek për zhvillimet dhe aktivitetet që do të realizohen në të ardhmen në Akademi.
Tutje, drejtori Jashari foli edhe rreth bashkëpunimit që ka Akademia me institucionet përkatëse të Republikës së Çekisë, të cilin aktualisht e zhvillon përmes pjesëmarrjes së saj në asociacione dhe mekanizma evropiane, siç janë Agjencia e BE-së për Trajnim në Zbatimin e Ligjit (CEPOL), Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe Asociacioni i Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrfikjes (EFSCA).
Ndërsa, drejtori i Inspektoratit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Republikës Çeke, Radim Dragoun, duke folur rreth mandatit të institucionit që ai drejton, shprehu interesimin e tij rreth trajnimeve dhe arsimit të lartë që zhvillohet në Akdemi për agjencionet e sigurisë publike.
Delegacioni nga Inspektorati i Përgjithshëm i Forcave të Sigurisë dhe menaxhmenti i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.
Delegacioni në fjalë gjatë vizitës në Akademi ishte i shoqruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj.
Kryeministri Kurti dhe kryesuesi i OSBE-së Osmani vizituan Akademinë
Vushtrri, 26 maj 2023 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bujar Osmani, i cili njëheri është edhe ministër i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e veriut.
Kryeministri Kurti dhe ambasadori Osmani vizituan kadetët e Policisë së Kosovës dhe ata të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët janë duke ndjekur trajnimin themelor për zyrtarë policor dhe zyrtarë korrektues.
Pjesë e këtij delegacioni ishin edhe udhëheqësi i misionit të OSBE –së në Kosovë, Michael Davenport, ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Kosovë Shpresa Jusufi dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.
Kryeministri Kurti gjatë vizitës se kadetëve të gjeneratës se 58 të Policisë së Kosovës dhe gjeneratës se 43 të Shërbimit Korrektues të Kosovës, tha “Vizita në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është falenderim ndaj OSBE-së, stafit këtu dhe kadetëve të rinj”.
Gjatë vizitës në klasa, kryeministri Kurti pergëzoi kadetët për gatishmërinë e tyre që të inkuadrohen në institucionet e sigurisë publike, në mënyrë që t’i shërbejnë vendit dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallime.
Po ashtu kryeministri Kurti, përgëzoi Akademinë për diversitetin e kadetëve, në mesin e të cilëve përfaqësohen të gjitha komunitetet e Kosovës.
“Vizituam tri klasë të ndryshme, ku kadetët e të dy gjinive dhe të të gjitha komuniteteve mësojnë dhe ushtrojnë bashkë, në mënyrë që bashkërisht t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, religjioni dhe prejardhjeje”, tha kryeministri Kurti,
Kryeministri Kurti deklaroi se kjo e arritur është përmes programit me komunitetet në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë dhe Ekipi Ndërinstitucional i themeluar vitin e kaluar nga qeveria për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Ai tha se sundimi i ligjit, siguria, të drejtat e njeriut dhe demokracia, janë vlerat që bashkojnë Republikën e Kosovës dhe OSBE-në.
Ndersa, kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Bujar Osmani, tha se ndihet i lumtur për vizitën e tij në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Osmani tha se me këtë vizitë po nderojnë të arritur të një bashkëpunimi me institucionet e Kosovës dhe me Policinë e Kosovës.
Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani u shpreh i inkurajuar që pjesëmarrja e grave që kanë aplikuar në Policinë e Kosovës viteve të fundit është rritur deri në 18% , ndërsa në konkursin aktuale deri më tani kanë aplikuar mbi 180 qytetarë nga komunitetet jo shumicë.
“Jemi shumë krenar që bashkëpunimi i OSBE-së me institucionet e Kosovës ka sjellë këto rezultate”, tha Osmani duke përgezuar kadetët që kanë zgjedhur t’i bashkohen Policisë së Kosovës që të kujdesen për qytararët e vendit.
Gjithashtu, Osmani tha se vizita e tij në Kosovë në kapacitetin e kryetarit të radhës të OSBE-së për të shënuar produkte të suksesshme të bashkëpunimit në mes të OSBE-së dhe Qeverisë së Kosovës, është pikërisht kjo Akademi për Siguri Publike, e cila plotëson të gjitha objektivat e OSBE-së.
Përfaqësuesi nga Akademia Emin Uka ka marr pjesë në konferencën vjetore të IADLEST
Vushtrri, 17 maj 2023 – Përfaqësuesi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Emin Uka, ka marr pjesë në konferencën vjetore ndërkombëtare të Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve, Trajnimit dhe Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që është mbajtur në Denver Colorado, SHBA.
Delegacioni nga Kosova ishte në përbërje nga Kimberly Riffe udhëheqëse e programit ICITAP në ambasadën e SHBA-se në Kosovë, Emin Uka Udhëheqës i Divizionit për Sigurimin e Cilësisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe Taibe Canolli –Brajshori drejtoresh në Departamentin e Burimeve Njerëzore në Policinë e Kosovës.
Në konferencën e cila ka zgjatur katër ditë, nga data 14 maj deri më datën 17 maj 2023, përfaqësuesi i Akademisë, Emin Uka, ka paraqitur përvojat dhe praktikat që ka ndjekur AKSP për tu akredituar nga IADLEST.
Delegacioni nga Kosova para të pranishme ka bërë një prezantim me temën “Avancimi i barazisë gjinore përmes strategjive trajnuese”, siç është fuqizimi i gruas në fushën e sigurisë publike.
Po ashtu mes tjerash, delegacioni nga Kosova shfaqi interesimin e tyre që në të ardhmen e afër të krijohet një rrjet ndërkombëtar për bashkëpunim ndërmjet akademive të vendeve pjesëmarrëse.
Pjesëmarrës në këtë konferencë përveç SHBA ishin edhe shtatëmbëdhjetë vendet tjera në mesin e tyre edhe Kosova. Pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në këtë konferencë është mundësuar nga ICITAP-i i ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.
Përfaqësuesi i AKSP-së, Emin Uka, ka falënderuar ICITAP-in e cila ka përkrahur dhe vazhdon ta përkrah Akademinë me projekte që lidhen më fushën e sigurisë publike.
Ndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike është institucioni i parë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka marrë çmimin e ekselencës dhe është akredituar nga IADLEST.
IADLES është organ i pavarur i cili përkujdeset për sigurim të standardeve ndërkombëtare të trajnimit të zbatuesve të ligjit duke siguruar kështu aplikimin e politikave dhe praktikave më të mira lidhur me standardet dhe trajnimet.
Në Akademi përfundoi trajnimi “Vetëdijesimi me materie të rrezikshme”
Vushtrri, 17 maj 2023- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) një numër i madh i zyrtarëve të agjencioneve të sigurisë publike në Kosovë sot përfunduan trajnimin Hazmat “Vetëdijesimi me materie të rrezikshme”.
Realizmi i këtij trajnimi kishte për qëllimi aftësimin e zyrtarëve të sigurisë publike, se si të mbrojnë jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin, në rast se ndodh ndonjë incident me materie të rrezikshme.
Në ceremoninë e përfundimit të këtij trajnimi morën pjesë zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, zëvendëskomandanti i Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Ilir Shyti si dhe zyrtarë tjerë të agjencioneve të sigurisë publike në vend.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Akademisë Kastriot Jashari, vlerësoi se në kuadër të shumë trajnimeve dhe aktiviteteve që mbahen në Akademi, trajnimi “Vetëdijesimi me materie të rrezikshme”, është shumë i rëndësishme për gjithë zyrtarët e sigurisë publike në vend.
Jashari pasi falënderoi instruktorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët ligjëruan në këtë trajnim, tha se Akademia do të vazhdojë të kryeje misionin e vet duke ofruar trajnime dhe arsim të lartë për gjithë zbatuesit e ligjit në Kosovë.
Gjatë ceremonisë drejtori Jashari foli edhe për trajnimet tjera që janë duke u mbajtur aktualisht në Akademi si trajnimi bazik i kadetëve të Policisë së Kosovës, kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës etj.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim kanë fituar njohuri për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse, për zbulimin e prezencës së materieve të rrezikshme dhe për teknikat mbrojtëse ndaj materieve të rrezikshme.
Zëvendëskomandanti i Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Ilir Shyti, tha se ky trajnim ka pasur për qëllim aftësimin e pjesëtarëve për operacione kundër materive të rrezikshme. Shyti tha se gjatë këtij trajnimi janë realizuar teknikat dhe procedurat të ndryshme të reagimit në situata me materie të rrezikshme.
Në këtë trajnimi kanë marrë pjesë zyrtarë të Policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues të Kosovës, Agjencionit të Menaxhimit Emergjent dhe zyrtarë nga Dogana e Kosovës.
Në fund gjatë ceremonisë së çertifikimit të pjesëmarrësve në këtë trajnim, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, ndau mirënjohje për instruktorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët ligjëruan në këtë trajnim.
Në Fakultetin e Sigurisë Publike dy studentë nga Finlanda përfunduan një semestër të studimeve
Vushtrri, 12 maj 2023 - Në kuadër të bashkëpunimit që kanë Finlanda dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), në fushën e arsimit për siguri publike, dy studentë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “LAUREA’ të Finlandës, sot përfunduan një semestrin të studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi.
Studentët Jessika Kokko dhe Oskar Leskinen, të cilët studiojnë në nivelin bachelor për Rend, Siguri dhe Menaxhim të Rrezikut në Finlandë, për tre muaj rresht qëndruan në Akademi ku kanë ndjekur ligjëratat në Fakultetin e Sigurisë Publike.
Studentët nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “LAUREA” përveç ligjëratave gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë kanë vizituar Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Qendrën Kombëtare të Menaxhimit të Kufijve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK), Burgun e Dubravës, Burgun e Sigurisë së Lartë, Shërbimin Sprovues të Kosovës (SHSK), Misionin e OSBE-së në Kosovë etj. Qëllimi i të gjitha këtyre vizitave ishte që përveç pjesës teorike, studentët nga Finlanda të njihen më për së afërmi edhe me ecurinë e zhvillimit të institucioneve të sigurisë publike në Kosovë.
Është hera e parë që në Fakultetin e Sigurisë Publike (FSP) kanë qëndruar studentë të huaj, të cilët kanë ndjekur një semestër për përfitimin e kredive (ECTS) të cila transferohen në fakultetin e tyre në Finlandë.
Qëndrimi i studentëve në fjalë për qëllim të studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike është mundësuar përmes programit të Bashkimit Evropian, Erasmus+.
Po ashtu gjatë javës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka qëndruar Timo Ryynänen, profesor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “LAUREA”. Gjatë qëndrimit të tij në Akademi u bë shkëmbimi i përvojave mes profesorëve të Fakultetit të Sigurisë Publike dhe profesorit Ryynänen. Gjithashtu gjatë takimit të dyja palët u informuan rreth metodologjisë së studimeve, mësimdhënies, mënyrën së vlerësimit të përformancës së mësimdhënësve në të dy institucionet arsimore USHA dhe FSP.
Në fund të vizitës, profesori Timo Ryynänen të shoqëruar nga zyrtaret për marrëdhënie me jashtë në Akademi u takuan edhe me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, i cili shprehu përkrahjen e tij për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet AKSP-së dhe Universitetit “LAUREA” dhe të institucioneve të tjera përkatëse të Finlandës.
Ndryshe Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka marrëveshje bashkëpunimi më Universitetin e Shkencave të Aplikuara “LAUREA” e cila këtë marrëveshje është duke e vazhduar edhe më tutje.
Në Akademi përfundoi trajnimi “Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarrit”
Vushtrri, 28 prill 2023 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot përfundoi trajnimi “Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarrit”.
Trajnimi në të cilin pjesëmarrës ishin zyrtarë të Komunitetit Lokal për Siguri Publike është organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) dhe e mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ambasadori i OSBE –së në Kosovë, Michael Davenport, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, Drejtori I Përgjithshëm i Agjencionit të Menaxhimit Emergjent Shefki Avdullahu dhe zyrtarë tjerë të institucioneve të sigurisë publike në vend.
Pjesëmarrësit e trajnimit i përshëndeti ambasadori i OSBE-së Michael Davenport. Ai shprehi gatishmërinë e tij që OSBE edhe me tutje do të përkrah organizimin e trajnimeve të tilla dhe aktivitete tjera.
Suksese në punën e tyre pjesëmarrësve në trajnim iu dëshiroj edhe Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari.
Trajnimi “Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarrit” ka zgjatur tri ditë.
Një delegacion nga Akademia Policore e Kroacisë vizitoi AKSP-në
Vushtrri, 04 prill 2023 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacioni nga Akademia Policore e Kroacisë (APK), i kryesuar nga Lidija Pentavec, udhëheqëse e shërbimi për zhvillimin e arsimit policor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë Akademi.
Pentavoc ishte e shoqëruar nga Aleksandar Čubrilo dhe Maja Pažanin, zyrtar policor në Departamentin për Zhvillimin e Arsimit Policor dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Akademinë Policore të Kroacisë.
Delegacionin e priti zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, e cili pasi iu dëshiroi mirëseardhje delegacionit i njoftoi me të arriturat dhe aktivitetet e Akademisë.
Gjithashtu, gjatë takimit delegacioni kroat u njoftua me stafin, trajnimet, shkollimet, bashkëpunimin dhe aktivitet tjera të AKSP-së.
Jashari, duke folur rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë që ka Akademia, ai u shprehu nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve në fushën e sigurisë publike për zbatuesit e ligjit.
Jashari, tha se bashkëpunim në mes dy akademive, Akademisë Policore të Kroacisë dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është i domosdoshëm dhe i mirëseardhur.
Më këtë rast, gjatë takimit në emër të delegacioni nga Akademia Policore e Kroacisë, Aleksandar Čubrilo, zyrtar policor në Departamentin për Zhvillimin e Arsimit Policor dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, bëri një prezantim përmes të cilit informoi zyrtaret e AKSP-së lidhur me funksionimin dhe zhvillimet në Akademinë Policore të Kroacisë.
Në fund të takimit të dyja palët shprehen interesim për të përfituar nga përvoja e njërës dhe palës tjetër. Delegacioni kroat shfaqi shpresën që shumë shpejtë të dyja institucionet e sigurisë publike APK dhe AKSP të realizojnë disa projekte të përbashkëta që lidhen më trajnimet në fushën e sigurisë publike.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkroi protokoll marrëveshjen më Akademinë Diplomatike të Kosovës
Vushtrri, 01 mars 2023 – Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) nënshkroi protokoll marrëveshjen me Akademinë Diplomatike të Kosovës të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo marrëveshje u nënshkrua mes zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari dhe zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Diplomatike ambasadorit Beqir Ismaili.
Qëllimi i marrëveshjes në fjalë është bashkëpunimi afatgjatë dhe i qëndrueshëm ndërmjet dy institucioneve.
Po ashtu në këtë marrëveshje parashihet edhe përkrahja e objektivave strategjike në fushën e trajnimeve, avancimin e vazhdueshëm të tyre dhe programeve relevante.
Gjithashtu qëllimi i protokoll marrëveshjeje është ofrimi i programeve të caktuara të ngritjes së kapaciteteve njerëzore, duke ofruar kështu trajnimeve në fushat e sigurisë publike për zyrtarë nga shtete të huaja.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike e cila mision ka ofrimin e trajnimeve për gjithë zyrtaret e sigurisë publike në vend, ofron edhe trajnime në fushën e sigurisë publike për zyrtarë të shteteve të huaja.
Të dyja palët, drejtori Jashari dhe drejtori Ismaili gjatë nënshkrimit të protokoll marrëveshje u dakorduan se mbajtja e trajnimeve të fillojë shumë shpejt.
Ndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka bashkëpunim të ngushtë me Akademinë Diplomatike të Kosovës së Ministrisë së Punëve të Jashtme që nga data 27 gusht 2021.
Përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s vizituan Akademinë
Vushtrri, 23 shkurt 2023 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Kastriot Jashari sot u takua më një delegacion nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i udhëhequr nga Alessandro Bianciardi, zëvendës Udhëheqës për Bashkëpunim.
Përveç Bianciardi, pjesë e delegacionit ishte edhe Johan Van de Velde, udhëheqës ekipi, Teodora Andreeva, menaxhere programi dhe Joseph M. Bolcar, këshilltar për menaxhimin emergjent në Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NLAT).
Duke iu dëshiruar mirëseardhje, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, e njoftoi delegacionin për zhvillimet e fundit në Akademi, si janë diplomimi i gjeneratës së 46 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) si dhe diplomimi i gjeneratës së 57 të kadetëve të Policisë së Kosovës (PK).
Delegacioni u njoftua edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia.
Kurse, zëvendësuesi i Drejtorit të Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore, Shaban Bajrami, i njoftoi përfaqësuesit nga Zyra e BE-së dhe ata të NLAT për llojet e trajnimeve që mbahen në Akademi, për të gjitha institucionet e sigurisë publike në Kosovë.
Duke folur për numrin e trajnimeve Bajrami tha se, nga 161 lloje të trajnimeve që mbahen në Akademi, 24 prej tyre janë të destinuara vetëm për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), në disa prej të cilave përveç zyrtarëve të AME-së, mund të marrin pjesë edhe zyrtarë të institucioneve të tjera.
Nga ana e tij, Alessandro Bianciardi, zëvendës Udhëheqës për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, u shprehur i kënaqur për vizitën e tij në Akademi.
Bianciardi, gjatë fjalimit shfaqi interesimin e tij rreth trajnimeve në lidhje me mbrojtjen civile, kontrollin e vërshimeve eventuale dhe në ndotjen e ambientit.
Ndërsa, Joseph M. Bolcar, këshilltar për Menaxhimin Emergjent në Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NLAT), vlerësoi lartë të arriturat e Akademisë, të cilat u pasqyruan gjatë takimit.
Ai u fokusua në përkrahjen që duhet dhënë shërbimit të zjarr fikjes dhe shpëtimit. Bolcar, foli për një koordinim të përbashkët në të ardhmen ndërmjet Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Qendrës së Trajnimit Ndërkombëtar për Kërkim dhe Shpëtim (SAR) të FSK-së në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit, palët u shpreh të gatshëm që ta thellojnë bashkëpunim edhe në të ardhmen në fushën e trajnimeve, sidomos ato që kanë të bëjnë më menaxhimin emergjent.
Një delegacion nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “LAUREA” vizitoi Akademinë
Vushtrri, 14 shkurt 2023 – Një delegacion nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “LAUREA” në Finlanda i kryesuar nga drejtori për hulumtim dhe ekspertiza, Isto Mattila, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Vizita është realizuar në kuadër të bashkëpunimit që kanë këto dy institucionet, Universiteti “LAUREA” dhe Akademia.
Delegacioni u prit nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari dhe stafin menaxhues.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit, me theks të veçantë në projekte të përbashkëta në fushën e hulumtimit, zhvillimit dhe inovacionit si dhe mundësinë e mobilitetit të stafit dhe studentëve.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi, Kastriot Jashari, e informoi delegacionin për zhvillimet e fundit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Jashari foli edhe për trajnimet që mbahen në Akademi ku marrin pjesë të gjithë zbatuesit e ligjit, për projektet që ka realizuar Akademia, projekt këto që kanë të bëjë më fushën e sigurisë publike.
Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimin ndërkombëtar që Akademia ka më vende të ndryshme evropiane në fushën e sigurisë publike.
Delegacioni nga Universiteti “LAUREA” në Finlandë, ishte në përbërje të Isto Mattila, drejtor për hulumtim dhe ekspertiza, Harri Haapaniemi, udhëheqës i programit për hulumtim dhe siguri, hulumtimi i lartë dhe ekspertiza; Tuomas Tammilehto, ekspert për hulumtim dhe zhvillim dhe ekspertiza, Petteri Partanen, ekspert për hulumtim dhe zhvillim dhe ekspertiza dhe Sari Heikkilä, ekspertiza, mirëqenia dhe shërbimet sociale.
Gjatë këtij takimi anëtarët e delegacionit bënë disa prezantime me temwn: Menaxhimi i kufijve, politikat e BE-së, Kriminologjia dhe Etika, fondet e projekteve të BE-së; Menaxhimi i kufijve, trafikimi. Tw pranishmit vlerwsuan se këto tema janë në interes të dy institucioneve Akademisë dhe Universiteti “LAUREA”.
Diplomoi gjenerata e 57 e kadetëve
Vushtrri, 13 shkurt 2023 – Policisë së Kosovës nga sot iu shtuan edhe 433 zyrtar policor, të cilët sot në mënyrë ceremoniale bënë betimin e tyre për t’i shërbyer vendit dhe çdo qytetari të Republikës së Kosovës.
Gjatë ceremonisë së diplomimit kadetët e sapo diplomuar morën urime nga të gjithë krerët e shtetit.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i përgëzoi kadetët që kanë shprehur gatishmërinë që të marrin një detyrë kaq të rëndësishme për t’i shërbyer shtetit, duke krijuar kështu siguri për gjithë qytetarët e vendit.
“Policia buron nga qytetarët dhe gjithnjë është në shërbim të qytetarëve. Ju keni zgjedhur një profesion që kërkon guxim, disiplinë, vullnet dhe përkushtim për rend dhe ligj”, u shpreh Osmani.
Presidentja, Osmani ka deklaruar se këta kadetë janë ata që garantojnë siguri dhe mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.
“Ju jeni ata që garantoni të gjithë qytetarët pa dallim të ndihen të sigurt dhe secili prej tyre do të trajtohet më dinjitet dhe më respekt” , tha presidentja Osmani.
Kurse, kryeministri i Republikës së Kosovës Albini Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve tha se prioriteti i qeverisë është mbrojtja dhe siguria e vendit.
“Të gjithë jemi krenar që sot Policia e Kosovës mbron jetën dhe pronën e gjithë qytetarëve tanë pa dallim dhe zbaton ligjshmërinë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.
Duke numëruar të arriturat e policisë, kryeministri Kurti tha se policia qëndron e palëkundur në misionin e ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike. “Jemi të lumtur që policia renditet ndër tri institucionet më të besueshme për qytetarët. Kolegët tuaj, zyrtaret policor, veçanërisht këto dy vitet e fundit me angazhimin e tyre kanë treguar se nuk bëjnë kompromis me bandat dhe krimin. Janë sulmuar, janë plagosur, por nuk janë dorëzuar, përkundër kësaj ata janë akoma aty në krye të detyrës”, ka thënë Kurti.
Kryeministri iu drejtua kadetëve të cilët diplomuan që t’i qëndrojnë besnik betimit të tyre dhe vendit.
Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kadetëve të sapo diplomuarve iu uroi suksese në punën e tyre.
“Ju keni zgjedhur një profesioni kaq të lartë dhe fisnik. 433 vajza, e djem të ri po i bashkohen Policisë së Kosovës, institucionit kyç të shtetit tonë për tu angazhuar në mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit dhe luftimin e pa kompromis të krimit e korrupsionit ”, u shpreh Sveçla duke kërkuar nga kadetët që t’i shërbejnë vendi me ndershmëri.
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it në OSBE vizituan Akademinë
Vushtrri, 07 shkurt 2023 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion i ambasadorëve permanent të shteteve të QUINT-it në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë të Austrisë.
Delegacioni në fjalë u takuan më ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, më zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, si dhe më drejtoret e institucioneve të sigurisë publike në Kosovë.
Qëllimi i vizitës së ambasadorëve të QUINT-it ishte që të njihen më për se afërmi mbi të arriturat e Akademisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vlerësoj lartë punën në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe në Policinë e Kosovës.
“Jam i lumtur që takohemi në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e cila është ngritur dhe vazhdon të forcohet falë stafit, ndihmës dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm nga aleatët tanë. Nga kjo akademi kanë ndalur ndër vite gjenerata të shumta të cilat falë dijes dhe përvojës që kanë fituar këtu, sot shërbejnë denjësisht dhe më përkushtim në institucionet e Republikës së Kosovës”, u shpreh Sveçla.
Ministri Sveçla, tha se prioriteti i Qeverisë së Kosovës është siguria për qytetarët e Kosovës, luftimin e korrupsionit, kontrabandës dhe gjitha dukurive që cenojnë sigurinë e qytetarëve.
“Angazhohemi që këto prioritet të përbashkëta të realizohen që qytetarëve tanë t’ju ofrojmë mbrojte dhe siguri pa dallim etnie, moshe gjinie apo përkatësie fetare. Policia e Kosovës ka shënuar suksese të shumta në shkatërrimin e grupeve kriminale, luftimin e narkotikëve kontrabandës, trafikimin me qenie njerëzore dhe në shumë aktivitet tjera”, tha ministri Sveçla.
Ministri Sveçla e falënderoi OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucioneve të sigurisë publike në Kosovë.
Edhe zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, u shpreh i lumtur që ambasadorët e shteteve të QUINT-it vizituan Akademinë. Jashari gjatë këtij takimi i njoftoi ambasadorët për misionin dhe të arriturat e Akademisë
“Akademia e Kosovës për Siguri Publike është një institucion që në bazë të legjislacionit në fuqi ofron trajnime dhe arsim të lartë dhe njëkohësisht organizon takime dhe aktivitete të ndryshme për të gjithë zbatuesit e ligjit në Kosovë”, u shpreh Jashari.
Më këtë rast Jashari falënderoi Qeverinë e Kosovës, ministrinë Sveçla, për mbështetjen në rrugëtimin e Akademisë. Drejtori, Jashari tha se falë bashkëpunimit të ngushtë me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare siç është OSBE-ja, Akademia sot ka arritur të jetë institucioni i vetëm i sigurisë i akredituar nga ndërkombëtaret.
“Çmimet na bëjnë më të motivuar që të vazhdojmë më objektivat tona, siç janë që trajnimet dhe arsimi i lartë të jenë sa më cilësor. OSBE është një nga partnerët tanë, kemi një bashkëpunim shumë korrekt, e falënderoi që po jap kontribut për vite me radhë me donacion dhe fusha tjera në sigurinë publike në Kosovë”, tha Jashari.
Dejan Jankoviç, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Policinë e Kosovës, duke folur në emër të policisë tha se OSBE është partnere e pandashme me institucionet e sigurisë publike.
“Rruga drejtë krijimit të Policisë së Kosovës nuk ka qenë e lehtë, duke pasur parasysh kohën dhe mundësitë që kanë pasur vendet tona në atë kohë, por me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë, në veçanti me kontributin e OSBE-së kemi arritur të krijojmë një institucion kredibil policor më të gjitha kapacitet e nevojshme për përmbushjen e të gjitha obligimeve tona ligjore”, tha Jankoviç.
Jankoviç tha se Policia e Kosovës ka kryer me sukses të gjitha detyrat e saja dhe ky sukses siç tha ai është fal bashkëpunimi dhe mbështetjes së vazhdueshme të OSBE-së.
Ndërsa, ambasadori i OSBE-së, Michael Davenport, duke u shprehur i lumtur për bashkëpunimin që ka OSBE më institucionet e sigurisë në Kosovë tha se Akademi ka arritur rezultate të shumta në rrugëtimin e saj.
“Akademia ka arritur që të bëhet një institucion i suksesshëm i akredituar nga vendoret dhe ndërkombëtaret më të cilin OSBE-ja ka krenarinë që të gëzojë partneritetin e saj që nga themelimi”, tha Davenport.
Ambasadori Davenport tha se Akademia jep një kontribut shumë të vlefshëm në zhvillimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë publike. Ambasadori u shpreh i lumtur që OSBE-ja ka përkrahur Akademinë dhe institucionet tjera në realizimin e aktiviteteve të tyre në fushën e sigurisë.
Ndryshe delegacioni i ambasadorëve që ishte i përbërë nga ambasadorja Christine Fages, përfaqësuese permanente e Francës në OSBE, ambasadorja Gesa Bräutigam, përfaqësuese permanente e Gjermanisë në OSBE, ambasadori Stefano Baldi, përfaqësues permanent i Italisë në OSBE, ambasadori Neil Bush, përfaqësues permanent i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE dhe ambasadori Michael R. Carpenter, përfaqësues permanent i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE vizituan gjithë kampusin e Akademisë.