Drejtori i Përgjithshëm

Drejtori i Përgjithshëm është përgjegjës për:

  • Administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të akademisë dhe për garantimin e zbatimit të funksioneve që i janë besuar atij;

  • Rekrutimin me personel dhe organizimin e akademisë, si dhe nxjerrjen e vendimeve dhe akteve nënligjore për çfarëdo çështje që lidhet me funksionet e tij;

  • Menaxhimin efikas dhe të suksesshëm të burimeve financiare që i ndahen akademisë;

  • Zbatimin e politikës jodiskriminuese për personelin e akademisë, duke përfshirë edhe përfaqësimin e barabartë në të gjitha fushat dhe nivelet, si dhe për të siguruar që përbërja e stafit reflekton karakterin shumetnik të Kosovës;

  • Sigurimin që rekrutimi i stafit është i bazuar në kualifikimet profesionale, aftësitë e tyre, i cili bëhet përmes konkursit të hapur dhe të drejtë, në pajtim me ligjin në fuqi;

  • Përgatit raporte periodike dhe vjetore mbi punën e akademisë, të cilat raporte i dorëzohen ministrit të Punëve të Brendshme dhe Bordit;

  • Zhvillimin e planit strategjik afatgjatë për administrimin efektiv dhe efikas të akademisë.

 

Shpend Shabani

U.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së

 

Tel. + 383 (0) 28 590 070
E-mail: [email protected]