Si të na gjeni?
Kampusi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ndodhet në qytetin e Vushtrrisë, rreth 28 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Prishtina.
Me autobus:
Nga Prishtina dhe Mitrovica: Ka linja të rregullta autobusi nga Stacioni Kryesor i Autobusëve në Prishtinë për në Stacionin Kryesor të Autobusëve në Mitrovicë, me Vushtrrinë si stacion në mes, me nisje nga të dyja qytetet zakonisht çdo 15 minuta. Nëse jeni në njërën nga të dyja qytetet, duhet të kërkoni autobusë që shkojnë në qytetin tjetër (nga Prishtina në Mitrovice ose anasjelltas). Pothuajse të gjithë kalojnë nëpër Vushtrri dhe ndalojnë së pari në Vushtrri, përpara se të shkojnë në qytetin tjetër. Udhëtimi nga Prishtina në Vushtrri me autobus zgjat nga 45 minuta deri në një orë, distanca është rreth 28 kilometra dhe kushton nga 1,00 - 1,50€. Udhëtimi nga Mitrovica në Vushtrri me autobus zgjat nga 15 - 25 minuta, distanca është rreth 12 kilometra dhe kushton rreth 0,50€. Mund ta kontrolloni orarin në faqen e internetit të Stacionit Kryesor të Autobusëve në Prishtinë: https://sap-rks.com/sq/kryefaqja ose përmes një faqeje tjetër interneti: https://travel.gjirafa.com/sq.
Me aeroplan: Nëse arrini në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe dëshironi të vini në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mund të përdorni transportin publik me autobus ose me taksi.
Autobusi i transportit publik i kompanisë së transportit publik “Trafiku Urban” ka linja të rregullta autobusi të linjës 1A nga Aeroporti për në kryeqytet, Prishtinë, me nisje çdo dy orë (çift) nga ora 08:00 - 00:00, dhe nga kryeqyteti, Prishtina për në Aeroport çdo dy orë (tek) nga ora 07:00 - 23:00 çdo ditë, duke përfshirë ditët e fundjavës dhe festat zyrtare. Për më shumë informacion, ju lutemi kontrolloni: https://trafikurban-pr.com/2022/orari-dhe-linjat/#1647832681293-8e00b402-5eaa. Për të vazhduar udhëtimin tuaj për në AKSP, Vushtrri, me transport publik, mund të ndaloni në Stacionin Kryesor të Autobusëve të Prishtinës dhe të ndiqni udhëzimet si në seksionin më sipër, përmes vegëzave (linqeve).
Nëse zgjidhni të udhëtoni nga Aeroporti në Akademi me taksi, mund të zgjidhni shumë kompani taksish të regjistruara dhe të vini për një çmim prej rreth 30,00 €. Udhëtimi nga Aeroporti në Akademi (AKSP) zgjat rreth 45 minuta dhe distanca është rreth 42 kilometra.
Me taksi:
Nga Prishtina: Udhëtimi nga kryeqyteti, Prishtina, për në Akademi në Vushtrri me taksi zgjat rreth 40-50 minuta, distanca është rreth 28-30 kilometra dhe kushton rreth 17,00-23,00 €.
Nga Mitrovica: Udhëtimi nga qyteti i Mitrovicës për në Akademi në Vushtrri me taksi zgjat rreth 15-20 minuta, distanca është rreth 12 kilometra dhe kushton rreth 10,00-12,00 €.
Akomodimi
Akomodimi ofrohet në dhoma relativisht të mira njëkrevetëshe në konviktet e ndërtuar së fundmi brenda kampusit të AKSP-së. Ato janë të pajisura me internet pa tel, kondicioner ajri, banjo, garderobë, një tavolinë dhe një karrige, një batanije, çarçafë, peshqirë dhe varëse rrobash. Çdo gjë tjetër që ju nevojitet për qëndrimin tuaj, ju lutemi sillni me vete ose mund ta blini këtu pas mbërritjes suaj në Kosovë. Më poshtë gjeni disa foto të pjesës qendrore të kampusit, si dhe pjesëve të ndryshme të konviktit, të vendosura brenda kampusit të Akademisë, duke përfshirë pjesën e brendshme të dhomës:
Ndërtesa e konvikteve të reja të AKSP-së: hapësira e jashtme dhe enterieri
Ndërtesa e konvikteve të reja të AKSP-së: enterieri (ashensori dhe korridori)
Ndërtesa e konvikteve të reja të AKSP-së: brendia e dhomës
Brendia e dhomës: banjoja
Ndërtesa e konvikteve të reja të AKSP-së: pamje nga ballkoni i dhomës
Sherbimet Mjeksore
Tek Divizioni i Shërbimeve te Përbashkëta funksionon edhe shërbimi primar mjekësor me një mjek dhe dy motra medicinale te cilët ofrojnë trajtimet primare shëndetësore për të gjithë vijuesit kadetët /studentët vijues të Programit Bachelor / vijuesit e trajnimeve të ndryshme në Akademi.
Infrastruktura
Akademia për zhvillimin dhe realizimin e programit profesional për Arsim Aftësim Profesional, Programit Studimor Bachelor në Siguri Publike dhe realizimin e misionit të saj institucional posedon infrastrukturë te mjaftueshme si, hapësira, salla, kabinete dhe amfiteatro. Numërojmë gjithsejtë 21 objekte te cilat përdoren për te përmbushur kapacitetin për punonjësit dhe po ashtu për zhvillimin e trajnimeve.
Lavanderia
Sektori i Logjistikes ka objektin e lavanderisë ,në të cilin gjendet ekipi i cili kujdeset për pastrimin e uniformave të kadetëve dhe gjerave të tjera, gjë e cila realizohet përmes makinave të lavanderise të cilat janë te vendosura ne objektin përkatës.
Mensa
Objekti i mensës pran AKSP se shërben për të ofruar racione ushqimi për kadetët /studentët vijues të Programit Bachelor / vijuesit e trajnimeve të ndryshme, kapaciteti i së cilës përfshin 300 persona.