Shpend Shabani u lind më 10.07.1982 në Prishtinë ku edhe jeton së bashku me familjen e tij. z. Shabani jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" si dhe është në përfundim të studimeve master në të drejtën ndërkombëtare. Ka përfunduar një varg trajnimesh profesionale dhe shkollave profesionale.
Z. Shabani aktualisht është u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, me një përvojë të gjatë në udhëheqje institucionale, planifikim strategjik dhe çështje ligjore në sektorin e sigurisë publike si dhe në administratë publike. Ai ka mbi 23 vite përvojë profesionale, prej tyre më shumë se 14 vite brenda Akademisë në pozita udhëheqëse dhe pozita tjera. z.Shabani ka qenë pjesë kyçe e reformave institucionale dhe zhvillimeve strategjike në Akademi, duke kontribuar në hartimin e dokumenteve strategjike, akteve normative dhe politikave institucionale
Karriera e tij profesionale përfshin këto pozita kryesore:
- Drejtor i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore (2014–2025)
- Kryesues i Sekretarisë së Bordit të Akademisë (2013–2020)
- Anëtar i Këshillit të Fakultetit të Sigurisë Publike (2014–2019)
- Udhëheqës i Zyrës Ligjore (2012–2014)
- Zyrtar i Lartë Ligjor dhe Instruktor për çështje ligjore (2011–2012)
Përveç pozitave të përhershme, z.Shabani është trajner i çertifikuar në Institutin e Kosovës për Administratë Publike dhe angazhohet (prej vitit 2020) në fushën e procedurave administrative, legjislacionit dhe burimeve njerëzore si dhe ka qenë i angazhuar si ekspert në Komisionin Hetimor Parlamentar të Kuvendit të Kosovës (2024).
Z.Shabani ka qenë pjesë kyçe e reformave institucionale dhe zhvillimeve strategjike në Akademi, duke kontribuar në hartimin e dokumenteve strategjike, akteve normative dhe politikave institucionale. Ai ka udhëhequr projekte të rëndësishme, si funksionalizimi i arsimit të lartë në Akademi, menaxhimi i procesit të akreditimit të parë ndërkombëtar nga IADLEST (SHBA), si dhe ka ofruar mbështetje profesionale për projektet e financuara nga Bashkimi Evropian për përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë.
Puna e tij është vlerësuar me disa mirënjohje dhe çertifikata falënderimi për kontributin e dhënë në akreditimin ndërkombëtar të Akademisë, projektet e BE-së për Akademinë dhe përmirësimin e administratës publike. Ka përfaqësuar Akademinë në konferenca ndërkombëtare, përfshirë INTERPA, IADLEST dhe AEPC.
Me një përkushtim të lartë profesional dhe vizion për zhvillimin e arsimit në fushën e sigurisë publike, Shpend Shabani mbetet një nga figurat kyçe në transformimin dhe avancimin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.