Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në aspektin e pranisë ndërkombëtare brenda vendit, AKSP që nga themelimi i saj e deri më tani jo vetëm që ka qenë e hapur për bashkëpunim, por edhe vet është themeluar nga një mision i një organizate ndërkombëtare i pranishëm në Kosovë, siç është Misioni i OSBE-së në Kosovë. Prandaj, AKSP është shumë mirënjohëse dhe falënderuese për bashkëpunimin dhe përkrahjen e ofruar jo vetëm nga OSBE, por edhe nga mekanizmat në kuadër të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, siç janë ICITAP nga Departmaneti i Drejtësisë dhe INL nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve. Këto njëherësh janë edhe partnerët kryesorë ndërkombëtarë brenda vendit të Akademisë, kontributi i të cilëve ka qenë qenësor jo vetëm në themelimin dhe zhvillimin e AKSP-së, por edhe të të gjitha fazat tjera pasuese deri më tani. Përderisa partnerë të tjerë ndërkombëtarë brenda vendit janë: Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Misioni i Zbatimit të Ligjit i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), Forca e Kosovës (KFOR) etj.

Duke qenë institucion i themeluar nga ndërkombëtarët, përkatësisht Misioni i OSBE-së në Kosovë, Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka inicuar, zhvilluar dhe forcuar më tej bashkëpunimin me shumë institucione të ngjashme jashtë shtetit, si në regjionin e Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe më gjerë në Evropë dhe jashtë saj. Prandaj, si rezultat i këtij orientimi drejt ndërkombëtarizimit të Akademisë, ajo ka arritur që të nënshkruajë më herët dhe të ketë marrëveshje bashkëpunimi me institucione nga Shqipëria, Kroacia, Estonia, Finlanda, Gjermania, Mali i Zi, Norvegjia, Maqedonia e Veriut, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto marrëveshje janë nënshkruar me institucionet si në vijim:

Kolegji Universitar Policor i Finlandës:  http://www.polamk.fi 

Akademia e Estonisë e Shkencave të Sigurisë:  http://www.sisekaitse.ee 

Akademia e Sigurisë së Shqipërisë:  http://www.asp.gov.al 

Instituti i Trajnimit i Shërbimeve Korrektues dhe Sprovues, Finlandë:  http://www.rskk.fi/fi 

Universiteti Laurea i Shkencave të Aplikuara, Finlandë:  https://www.laurea.fi 

Akademia Policore e Malit të Zi:  http://www.policijskaakademija.me 

Fakulteti i Sigurisë në Shkup i Universitetit “St. Kliment Ohridski” të Manastirit, Maqedoni Veriore:  http://www.fb.uklo.edu.mk 

Qendra e Trajnimit Policor e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut:  https://mvr.gov.mk/profilepage/pomoshnik-minister-co 

Akademia e Drejtësisë e Karolinës së Veriut:  https://ncja.ncdoj.gov 

Akademia Policore “Polici i Parë Kroat”:  https://policijska-akademija.gov.hr 

 

Për më tepër, AKSP bashkëpunon në forma të ndryshme joformale edhe me institucionet si në vijim nga Gjermania dhe SHBA-të:

Universiteti Policor i Gjermanisë:  https://www.dhpol.de 

Akademia Policore e Saksonisë së Ulët, Gjermani:  https://www.pa.polizei-nds.de/startseite 

Qendra për Siguri Publike e Universitetit Northwestern, SHBA:  https://sps.northwestern.edu/center-for-public-safety   

Universiteti Utah Valley, SHBA:  https://www.uvu.edu 

Bashkëpunimi ndërkombëtar Vegëza (Linku)