Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

Bordi i Akademisë së Kosovës pë Siguri Publike

Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është autoritet i themeluar në përputhje me nenin 17 të Ligjit nr. 04/L-053 për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (i cili ka hyrë në fuqi në dhjetor/2011) me qëllim të vendosjes së minimumit bazë të standardeve profesionale, politikave që kanë të bëjnë me trajnimet në fushën e sigurisë publike, edukimin e specializuar dhe të avancuar të zyrtarëve të Institucioneve për Siguri Publike.

 

Përbërja e Bordit

Anëtarë të Bordit të AKSP-së janë:

  • Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës - Kryesues i Bordit;
  • Kryeprokurori i Shtetit - anëtar;
  • Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës - anëtar;
  • Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës - anëtar;
  • Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës - anëtare;
  • Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave - anëtar;
  • Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës - anëtar;
  • Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike - anëtar pa të drejtë vote.

Takimet e bordit

Bordi mblidhet çdo tre (3) muaj, por mund të mblidhet edhe më shpesh varësisht nga çështjet e kërkuara për shqyrtim nga Kryesuesi apo me kërkesën e së paku katër (4) anëtarëve të Bordit.

Në mbledhjen konstituive të Bordit të AKSP-së të mbajtur me datë 08.04.2013 është vendos orari i mbledhjeve të rregullta të Bordit:
- Mbledhjet e rregullta mbahen të hënën e dytë të muajve mars, qershor, shtator dhe dhjetor.
- Në rast se dita e mbledhjes është festë zyrtare, mbledhja mbahet në ditën në vijim.

 

Sekretarja e bordit

Sekretaria e Bordit shërben për të organizuar, bashkërenduar, zhvilluar dhe mirëmbajtur aktivitetet e nevojshme për punën e Bordit. Sekretaria e Bordit detyrat dhe përgjegjësitë i kryen në bazë të Rregullores nr. 06/2013 për Bordin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.