Këshilli i Fakultetit
Këshilli i Fakultetit është organ i Fakultetit të Sigurisë Publike që ka për detyrë të trajtojë çështjet e përgjithshme që kanë bëjnë me kërkime, studime dhe mësimdhënie në Fakultet.
Këshilli i Fakultetit e kryeson Dekani dhe përbëhet nga personeli akademik me marrëdhënie të rregullt pune dhe Kryesuesi i Këshillit të Studentëve të Fakultetit.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit janë:
Të trajtojë çështjet e përgjithshme që lidhen me kërkime, studime dhe mësimdhënie në Fakultet;
T’i japë këshilla dhe propozime Bordit të Akademisë dhe Drejtorit për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Fakultetin;
Të mbikqyrë progresin e studentëve si dhe të kërkimeve shkencore;
Të vendosë për veprimtarinë mësimore dhe shkencore të Fakultetit;
Të miratoj programet studimore pas marrjes së pëlqimit nga Bordi i Akademisë;
Të shqyrtojë çështje të ndryshme akademike të inicuara nga Drejtori dhe Bordi i Akademisë;
Të kryejë edhe punë tjera të caktuara me aktet normative që rregullojnë fushëveprimin e Akademisë.
Këshilli i Fakultetit funksionon në përputhje Rregullores për Arsimin e lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe Rregullores së punës së Këshillit të Fakultetit të Sigurisë Publike.
Funksionin e Sekretarisë së Këshillit kryhet përmes zyrtarëve të Shërbimit Studentor. Sekretaria e Këshillit shërben për të organizuar, bashkërenduar, zhvilluar dhe mirëmbajtur aktivitetet e nevojshme për punën e Këshillit.