Sigurimi i cilësisë në Akademi
Cilësia i referohet natyrës ose karakterit të një procesi, njohjes, të cilës i jepet një vlerë apo kompetencë e caktuar. Kjo paraqet matjen e përsosmërisë ose gjendjen e të qenurit i lirë nga defektet, pamjaftueshmërisë ose variacioneve tjera, kurse në kontekstin e arsimit dhe aftësimit, mund të matet në kuadër të faktorëve të tillë si; ekasitet dhe efektshmëria e ofrimit të arsimit dhe shkallën e mjaftueshmërisë tek të arsimuarit.
Mbi këtë parim, njohja e cilësisë është e bazuar në standarde të njohura në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar përmes verifikimit, monitorimit, auditimit nga mekanizmat e jashtëm të cilësisë si:
- Këshilli Shtetëror i Cilësisë - Agjencia e Kosovës e Akreditimit - KSHC i AKA,
- Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve - KD i AKK, dhe
- Komiteti ndërkombëtar i cilësisë-IADLEST si lider i fushës,
E tëra kjo njohje në koncept, konkretizohet përmes procesit të akreditimit institucional dhe atij programor në verifikimin e nivelit të cilësisë e cila zbatohet nga institucionet arsim–ofruese të mandatuara si institucione vlerësuese.
Cilësia programore
Programet arsimore në kuadër të trajnimeve profesionale dhe arsim të lartë në përputhje me legjislacionet në fuqi që definojnë qartë të drejtën e institucioneve arsim-ofruese në përputhje me mandatet dhe misionet e tyre ligjore.
Programet janë të dizajnuara në përputhje me standardet evropiane të dëshmuara dhe monitorohen, auditohen dhe vlerësohen nga institucionet vlerësuese përmes mekanizmave të brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë. Vlerësimi është i dizajnuar të jetë transparent dhe i pavarur. Mbi këtë bazë, të gjitha programet i nënshtrohen proceseve të jashtme vlerësuese të cilësisë, në masë krahasimore të përputhshmërisë me standardet evropiane të kërkuara. Në këtë aspekt, akademia ka arritur këto njohje të cilësisë programore:
- Standarde të aprovuara të profesionit
- Trajnime të validuara profesionale
- Program të akredituar të arsim të lartë
Cilësia institucionale
Institucionet arsim-ofruese veprojnë në përputhje me legjislacionet që rregullojnë të drejtën e aplikimit për akreditim dhe njohjes së cilësisë institucionale e cila në Akademi ka tri forma të verifikimit, monitorimit dhe auditimit kombëtar dhe atij ndërkombëtar. Institucionet në procesin e jashtëm vlerësues të cilësisë, janë të ftuar të plotësojnë standardet e cilësisë të përcaktuar në përputhje nga Korniza Evropiane e Cilësisë si dhe ajo nga SHBA gjegjësisht IADLEST. Vlerësimi është i dizajnuar të jetë transparent dhe i pavarur. Mbi këtë bazë, institucioni i nënshtrohet monitorimit në terren dhe inspektimit, kurse në baza periodike inspektohet nga organet vlerësuese të cilësisë vendore dhe ndërkombëtare mbi raportin e përputhshmërisë për standard veq e veq. Në këtë aspekt, akademia ka arritur këto njohje të cilësisë institucionale:
- Akreditimi institucional i Akademisë si ofrues i Arsimit dhe Aftësimit ProfesionalIAAP
- Akreditimi i Akademisë si Institucion i Arsimit të Lartë IAL
- Akreditimi ndërkombëtar institucional i Akademisë nga IADLEST
Koncepti i impaktit të cilësisë në fushën e sigurisë publike
Ky koncept është i bazuar në tre përfituesit kryesor:
ISP-Institucioni i sigurisë publike – i cili përmes procesit te arsimit te lartë dhe atij profesional ngrit kapacitetet e veta profesionale operative dhe ligj-zbatuese. Zyrtaret e saj do kenë kompetencën e veprimit në përputhje me standardet e aplikuara dhe ndërkombëtarisht të njohura në zbatim. Me këtë rast ngritet edhe validitetit institucional i ISP-ve respektive.
Zyrtari i sigurisë publike- i cili përmes programit të arsimimit fiton kompetencë profesionale e cila i shërben Institucionit në radhë të parë dhe zyrtarit në shtrirjen e plotë të kompetencës, si dhe përmbushjes së strategjive të cilat janë të orientuara në plotësimin e nevojave të komunitetit në veçanti për të cilin ata shërbejnë.
Komunitetit-përmes një Institucioni të sigurisë publike me zyrtar kompetent, përmbush nevojat e veta të të qenurit një komunitet i cili kontribuon në sigurinë e përgjithshme publike.