Departamenti për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore janë:
Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike dhe akteve normative nga fushëveprimi i Akademisë;
Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin e prioriteteve strategjike të Akademisë;
Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të Akademisë me procesin e planifikimit buxhetor;
Siguron të dhënat/informacionet për hartimin e planit vjetor të punës duke siguruar harmonizimin e tyre me dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek insitucionet relevante;
Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit zhvillimor strategjik të Akademisë;
Siguron harmonizimin e akteve normative të Akademisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
Ofron këshilla, rekomandime, udhëzime dhe opinione ligjore të kërkuara nga fushëveprimi i Akademisë;
Siguron përmbushjen e detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe dispozitave tjera nga fushëveprimi i Akademisë;
Ofron ndihmë për strukturat organizative të Akademisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar;
Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Akademisë në kontestet gjyqësore;
Harton propozim vendime, propozime të materialeve të ndryshme të kërkuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë.
Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si
vijon:
Divizioni për Planifikim Strategjik;
Divizioni për Çështje Ligjore.
Fitim Osmani
U.d. Drejtor i Departamentit për Planifikim Strategjik
dhe Çështje Ligjore
Tel: + 383 (0) 28 590 070
E-mail: [email protected]