Fakulteti i Sigurisë Publike
Fakulteti i Sigurisë Publike është njësi akademike e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, e themeluar për zhvillimin dhe ofrimin e programeve të arsimit të lartë, hulumtimit shkencor dhe zhvillimit profesional në fushën e sigurisë publike.
Misioni i Fakultetit është të ofrojë arsim cilësor, hulumtim shkencor dhe zhvillim profesional, duke kontribuar në përgatitjen e profesionistëve kompetentë dhe të përgjegjshëm për institucionet e sigurisë publike në Republikën e Kosovës.
Në realizimin e këtij misioni, Fakulteti mbështetet në standardet evropiane dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë, hulumtimit shkencor dhe praktikave bashkëkohore në fushën e sigurisë publike.
Në kuadër të Fakultetit të Sigurisë Publike funksionojnë:
Programi Bachelor në Siguri Publike (BSc), 180 ECTS, i akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim me Vendimin nr. Ref. 803/26, datë 28.05.2026, për periudhën 1 tetor 2026 - 30 shtator 2029, me kuotë maksimale prej 55 studentësh për vit akademik;
Programi Master (i cili është në fazën e planifikimit dhe zhvillimit);
Instituti i Hulumtimit dhe Zhvillimit, i cili zhvillon veprimtari hulumtuese, projekte shkencore dhe mbështet zhvillimin akademik, profesional dhe institucional në fushën e sigurisë publike.
Fakulteti udhëhiqet nga Dekani, ndërsa programet studimore koordinohen nga koordinatorët dhe bartësit e Programeve. Instituti i Hulumtimit dhe Zhvillimit udhëhiqet nga Udhëheqësi i Institutit, në përputhje me legjislacionin dhe aktet e brendshme të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Ushtrues detyre i Dekanit të Fakultetit të Sigurisë Publike është Prof. Asoc. Dr. Vilard Bytyqi, ndërsa prodekane Dr. Sc. Anita Zenuni.
E-mail: [email protected]
Tel: 028 590 070 ext. 403