Divizioni për Planifikim Strategjik

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planifikim Strategjik janë:

  • Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike nga fushëveprimi i Akademisë;

  • Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin e prioriteteve strategjike të akademisë;

  • Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të Akademisë;

  • Siguron të dhënat/informacionet për hartimin e planit vjetor të punës duke siguruar harmonizimin e tyre me dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek insitucionet relevante;

  • Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit zhvillimor strategjik të Akademisë.

Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim Strategjik raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore.

 

 

Fitim Osmani

Udhëheqës i Divizionit për Planifikim Strategjik

 

Tel: + 383 (0) 28 590 070

E-mail: [email protected]