Divizioni për Marrëdhënie me Jashtë
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë janë:
Koordinimin e marrëdhënieve me jashtë për të gjitha nivelet e përfaqësimit të Akademisë;
Shërben si pikë kontakti dhe bashkëpunon me institucionet shtetërore dhe institucionet tjera relevante në çështjet e Akademisë;
Koordinon dhe planifikon programimin dhe bën bashkërendimin e asistencës bilaterale dhe multilaterale të donatorëve duke bërë prioritezimin e fushave në të cilat Akademia ka nevojë për përkrahje dhe asistencë;
Koordinon punët për organizimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve të ndryshme që zhvillohen brenda dhe jashtë Akademisë;
Implementon rregullat dhe procedurat e aplikueshme në raport me marrëdhëniet me jashtë si dhe bënë koordinimin e shkëmbimeve ndërkombëtare të studentëve dhe personelit akademik;
Ofron përkrahje administrative për stafin e Akademisë ne raport me ambasadat e akredituara dhe zyrat ndërlidhëse ne Republikën e Kosovës;
Bashkëpunon me përfaqësuesit e agjencioneve te sigurisë publike dhe partnerëve ndërkombëtar në çështjet që ndërlidhen me Akademinë;
Evidentimi, mbajtja dhe ruajtja e dokumenteve strategjike të Akademisë.
Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.
Avni ISTREFI
Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë
Tel.: + 383 (0) 28 590 070, lok.140
E-mail: [email protected]