AKSP është institucioni i vetëm në vend që ka mandat ligjor për të ofruar trajnim profesional dhe arsim të lartë për të gjitha institucionet e sigurisë publike, duke përfshirë Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Shërbimin Sprovues të Kosovës, Doganën e Kosovës, Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave dhe Inspektoratin Policor të Kosovës. Duke u nisur nga ky fakt, bashkëpunimi me institucione, organizata dhe mekanizma të tjerë vendorë është jo vetëm i domosdoshëm, por edhe i nevojshëm. Prandaj, si rezultat i kësaj qasjeje të hapur për bashkëpunim, AKSP jo vetëm që ka ndërtuar marrëdhënie korrekte dhe profesionale ndërinstitucionale me gjashtë institucionet e lartëpërmendura të sigurisë publike brenda vendit, të cilët i konsideron hisedarë të saj, por ka zhvilluar më tej bashkëpunimin edhe me institucione, mekanizma e organizata të ndryshme në vend. Kështu, AKSP ka të nënshkruar marrëveshje formale të bashkëpunimit me institucionet vendore si në vijim:
Agjencia e Kosovës për Forenzikë: https://akf.rks-gov.net
Akademia e Drejtësisë: https://www.ad.rks-gov.net
Forca e Sigurisë së Kosovës: https://fsk-rks.org
Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Republika e Kosovës: https://mfa-ks.net
Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina": https://www.uni-pr.edu
Universiteti i Gjilanit "Kadri Zeka": https://www.uni-gjilan.net
Kolegji AAB: https://www.aab-edu.net
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”: https://www.biblioteka-ks.org
Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini": https://www.umib.net
Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim: https://advocacy-center.org