Divizioni për Çështje Ligjore

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Çështje Ligjore janë:

  • Ofron mbështetje në hartimin e akteve normative nga fushëveprimi i Akademisë;

  • Siguron harmonizimin e akteve normative të Akademisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;

  • Ofron këshilla, rekomandime, udhëzime dhe opinione ligjore të kërkuara nga fushëveprimi i Akademisë;

  • Siguron përmbushjen e detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe dispozitave tjera nga fushëveprimi i Akademisë;

  • Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Akademisë në kontestet gjyqësore;

  • Ofron ndihmë për strukturat organizative të Akademisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar;

  • Harton propozim vendime, propozime të materialeve të ndryshme të kërkuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë.

Udhëheqësi i Divizionit për Çështje Ligjore raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore.

 

Udhëheqësi i Divizonit për Çështje Ligjore

Tel. + 383 (0) 28 59 00 70, Ext. 121;

E-mail: