Erasmus+

Erasmus+ Programi

Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian që mbështet arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin në Evropë. Programi është i hapur për studentë, mësues, profesionistë të arsimit, organizata rinore, dhe individë që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të rrisin mundësitë e tyre për punësim dhe zhvillim personal.

Për Agjencinë e Kosovës për Sigurinë Publike (AKSP), Erasmus+ ofron mundësi për zhvillimin e aftësive dhe shkëmbimin e njohurive ndërkombëtare, duke përfshirë:

  1. Trajnime dhe Edukim për Punonjësit e Sigurisë

    • Erasmus+ mund të ofrojë mundësi trajnimi për punonjësit e AKSP, përmes projekteve dhe aktiviteteve që zhvillohen në vende të ndryshme të Evropës. Trajnimet mund të përfshijnë fusha si menaxhimi i krizave, ndihma emergjente, lufta kundër krimit të organizuar, dhe zhvillimi i aftësive profesionale të punonjësve të sigurisë.
  2. Mobiliteti i Punonjësve të Sigurisë

    • Programi mund të mbështesë mobilitetin e punonjësve të AKSP, duke mundësuar që ata të zhvillojnë aftësi të reja dhe të përfitojnë nga eksperiencat ndërkombëtare. Ky mobilitet mund të përfshijë mundësi studimi dhe trajnimi në institucione arsimore dhe organizata të sigurisë në shtetet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.
  3. Këmbimi i Njohurive dhe Praktikave të Mirë

    • Përmes Erasmus+, AKSP mund të angazhohet në projekte ndërkombëtare të bashkëpunimit, ku mund të ndahen njohuri dhe praktika të mira në fushën e sigurisë publike dhe menaxhimit të emergjencave. Ky këmbim mund të ndihmojë në përmirësimin e politikave dhe procedurave të sigurisë në Kosovë.

Erasmus+ Vegëza (Linku)
CEPOL

Rreth CEPOL

CEPOL (The European Union Agency for Law Enforcement Training) është agjencia e Bashkimit Evropian e specializuar për trajnimin e zyrtarëve të zbatimit të ligjit. Ajo ka për qëllim të përmirësojë bashkëpunimin midis forcave të rendit (zbatuesve të ligjit) në vendet anëtare të BE-së, duke ofruar programe trajnimi dhe shkëmbim të njohurive për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera të sigurisë.

CEPOL kontribuonë dhe lehtësonë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive midis zyrtarëve të zbatimit të ligjit të vendeve anëtare të BE-së, me vendet jashtë BE-së, si dhe, deri në një farë mase, me vendet e treta, mbi çështje që rrjedhin nga prioritetet e BE-së në fushën e rendit dhe sigurisë publike.

CEPOL mbështet, zhvillon, zbaton dhe koordinon trajnime të standardizuara dhe të specializuara në përputhje me prioritetet e trajnimit të zbatimit të ligjit të BE-së. CEPOL organizon po ashtu kurse, seminare dhe module të mësimit në distancë për policinë, doganat, rojet kufitare dhe profesionistë të tjerë të sigurisë publike.

Akademia e Kosovës për Siguri Publike, është institucioni i vetëm kordinues për Kosovën në CEPOL. Akademia bashkëpunon dhe është pjesë aktive e CEPOL që nga viti 2017 me rastin e nënshkrmit të ‘Marrëveshjes së Punës’.

Selia e CEPOL ndodhet në Budapest, Hungari.

 

Kush janë zyrtarët e zbatimit të ligjit?

Pjesëtarë të policisë, doganave dhe shërbimeve të tjera përkatëse të ngarkuar me:

  • Parandalimin dhe luftën kundër krimit të rëndë që prek dy ose më shumë shtete anëtare, terrorizmin dhe format e krimit që prekin një interes të përbashkët të mbuluar nga një politikë e Bashkimit;
  • Menaxhimin e krizave dhe rendin publik, veçanërisht në aspektin e policimit ndërkombëtar të ngjarjeve madhore.

CEPOL Vegëza (Linku)
Shkëmbimet e tjera

Shkëmbimet e tjera

Shkëmbimet e tjera Vegëza (Linku)
Projekte dhe programe të tjera

AKSP është shumë aktive në zbatimin dhe zhvillimin e disa programeve dhe projekteve të karakterit ndërkombëtar në vend apo jashtë. Në mënyrë që të përfitojë nga mundësitë e ofruara, AKSP është e kyçur aktivisht në aktivitete dhe ngjarje të ndryshme, të organizuara, bashkë-organizuara apo përkrahura nga mekanizmat, organizatat, projektet dhe programet e ndryshme ndërkombëtare, si brenda ashtu edhe jashtë vendit:

Projekte dhe programe të tjera Vegëza (Linku)