Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të  Përgjithshme janë: 

 

  • Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të Akademisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike, mjekësore dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;

  • Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi; 

  • Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të Akademisë; 

  • Bashkëpunimi me njësitë akademike, agjencionet e sigurisë publike dhe me organizatat e tjera relevante në rishikimin dhe rifreskimin e materialeve të trajnimeve në akademi; 

  • Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të Akademisë;

  • Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;

  • Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të Akademisë;

  • Ofron shërbime logjistike për akademinë.

     

Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.

 

Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

 

  • Divizioni i Burimeve Njerëzore;

  • Divizioni për Buxhet dhe Financa;

  • Divizioni i Shërbimeve të Përbashkëta;

  • Divizioni i Teknologjisë Informative;

  • Divizioni i Sigurimit të Hapësirave të Akademisë.

     

 

Rrahim Rexha

Drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme 

 

Tel. + 383 (0) 28 590 070 

E-mail: [email protected]