Konferencat shkencore në fushën e sigurisë publike përfaqësojnë platforma të rëndësishme të shkëmbimit të ideve dhe rezultateve të hulumtimeve shkencore dhe aplikative. Ato mbledhin studiues, profesionistë të sigurisë dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare për të diskutuar sfidat dhe trendët të reja në sigurinë publike. Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka zhvilluar një traditë të organizimit të konferencave me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një platformë të përhershme për ngritjen e dijes, forcimin e bashkëpunimit dhe hartimin e rekomandimeve për sektorin e sigurisë, sikurse në vijim:

 

Konferenca katërt shkencore ndërkombëtare - 2022

Më 15-18 nëntor 2022, Akademia organizoi konferencën ndërkombëtare “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e sektorit të rendit dhe sigurisë publike”. U mbajtën 5 fjalime hapëse dhe 34 prezantime nga 39 prezantues të vendeve të ndryshme: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Turqia. Konferenca u përkrah nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe produktet përfundimtare përfshinin publikimin e biografive të prezantuesve dhe librin e abstrakteve me ISBN nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

 

Konferenca e tretë shkencore ndërkombëtare (online) - 2021

Më 29 janar 2021, u zhvillua konferenca “Sfidat e funksionimit të institucioneve të sigurisë publike në rrethana të pandemisë COVID-19”. Aktiviteti përfshiu 4 fjalime hapëse dhe 13 prezantues, me gjithsej 9 prezantime të mbajtura drejtpërdrejt dhe online nga pjesëmarrës nga Kosova, Hungaria, Gjermania dhe SHBA. Prezentimet e dorëzuara u publikuan.

 

Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e Kolegjit Tempulli në bashkëpunim me AKSP (2020)

Më 23-25 janar 2020, Fakulteti i Sigurisë Publike i AKSP bashkë-organizoi konferencën “Sfidat e mobilitetit në transport dhe siguria publike” me Kolegjin e Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli. Ngjarja u mbështet nga Akademia e Sigurisë së Shqipërisë, Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport si dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS).

 

Konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare - 2018

Më 7-8 nëntor 2018, u mbajt konferenca ndërkombëtare “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyç në forcimin e rendit dhe sigurisë”. Pati gjithsej 50 pjesëmarrës me 3 fjalime hapëse dhe 21 prezantime nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Estonia, Finlanda dhe SHBA. Konferenca u organizua në bashkëpunim me Projektin e Binjakëzimit të financuar nga BE dhe të implementuar nga Finlanda dhe Estonia. 2017 - Konferenca e parë shkencore Më 29 maj 2017 u organizua konferenca e parë shkencore me temën “Sfidat e Sigurisë në Kosovë”. Morën pjesë 23 prezantues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe SHBA. https://www.flipsnack.com/akademia/

 

Konferenca e parë shkencore ndërkombëtare - 2017

Më 29 maj 2017 u organizua konferenca e parë shkencore me temën “Sfidat e Sigurisë në Kosovë”. Morën pjesë 23 prezantues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe SHBA. Kjo konferencë shënoi fillimin e traditës së Akademisë në organizimin e ngjarjeve shkencore në fushën e sigurisë publike.