Lajmet
Lajmet
Në Fakultetin e Sigurisë Publike diplomuan pesëdhjetë e një studentë
Vushtrri, 24 qershor 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot diplomuan pesëdhjetë e një studentë të gjeneratës së pestë të Fakultetit të Sigurisë Publike. Gjatë ceremonisë së diplomimit u vlerësua se edukimi dhe trajnimi i pjesëtarëve të sigurisë publike luan një rol të rëndësishëm në sigurinë e qytetarëve dhe të vendit.
Të diplomuarit janë zyrtarë nga të gjitha agjencionet e sigurisë publike, nga Policia e Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Shërbimi Sprovues i Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjencioni i Menaxhimit Emergjent dhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i uroj të diplomuarit për suksesin e arritur. “Jam i nderuar që jam para jush në një rast ku ju po hapni një kapitull të ri për ju, por edhe për shtetin tonë. Ceremonia e përfundimit të angazhimit tuaj për ngritjen tuaj akademike në fakt është vetëm fillimi i ngritjes suaj, tashmë në një nivel shumë më të lartë”, u shpreh Sveçla duke thënë se siguri e vendit tonë shpesh është cenuar nga faktorët e ndryshëm duke vlerësuar kështu si shumë të domosdoshme ngritjen e kapaciteteve në menaxhimin e çfarë do lloj situate.
Ministri Sveçla tha se gjenerata e sapo diplomuar diturinë e fituar gjatë studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike do ta përdorin për të rritur vigjilencën në sigurinë e vendit. \"Tash e katër muaj është duke ndodhur një luftë jo vetëm e padrejtë, por edhe e pabarabartë një agresion edhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës. Ky është rast ku ne si akterë të sigurisë ballafaqohemi me situata të reja, për ne edhe jo të panjohura, është edhe një dëshmi që ne duhet të jemi vigjilente dhe të përgatitur për çdo situatë të mundshme. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës patjetër që ka ndikuar në sigurinë tonë duke marrë parasysh që Serbia është pozicionuar përkrah agresorit dhe në vazhdimësi ka bërë përpjekje për destabilizimin e vendit tonë”, u shpreh ministri Sveçla duke thënë se ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime është mision i përbashkët i të gjitha agjencioneve të sigurisë publike.
Zëvendësuesi i Drejtori të Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari tha se synimi i vetëm i Akademisë është që tu ofroj trajnime dhe arsimim në nivelin më të lartë për të gjithë zyrtarët e sigurisë publike.
“Ju uroj mirëseardhje në këtë tempull të dijes, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Institucioni në të cilin gjendeni ju sot, është udhëhequr gjithmonë nga një vizion i qartë për avancimin e vazhdueshëm të nivelit të arsimit në fushën e sigurisë publike, përkatësisht të zbatimit të ligjit”, u shpreh Jashari duke thënë se zyrtaret e sigurisë publike që kanë dalë nga Akademia kanë qenë të gatshëm për t’u ballafaquar me sfida dhe dinamika të paparashikueshme gjithnjë në funksion të një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim etnie, religjioni, regjioni, moshe apo gjinie. “Akademia është institucion me kredibilitet dhe identitet të qartë i krahasueshëm ndërkombëtarisht në cilësinë e dijes akademike dhe i konfirmuar me Çmimin e Ekselencës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Jashari.
Edhe, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu gjatë fjalimit të saj u shpreh e lumtur që të sapo diplomuarit pavarësisht sfidave kanë arritur sukses. Më këtë rast Haxhiu tha se do të krijojnë kushte edhe më të mira për çdo zyrtarë në institucionet e sigurisë.
\"Jam e lumtur që shtetit tonë po i shtohen gjenerata të reja, me qëllim të kontributit dhe angazhimit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, por edhe sundimit të ligjit, sidomos në një situatë tejet të vështire për të cilën foli edhe ministri Xhelal Sveçla. Të gjithë bashkë jemi zotuar se do të rrisim kapacitetet tona në siguri, por edhe në drejtësi, dhe duhet të angazhohemi për kushte më të mira të punës brenda institucioneve tona duke qenë të bindur që vetëm në këtë mënyrë do të arrimë të krijojmë ambient dhe kushte të punës që i motivojnë zyrtarët tanë”, u shpreh Haxhiu duke thënë se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka një partneritet dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Kurse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti tha se çdo zyrtarë i sigurisë publike kanë rol kyç në avancimin e institucioneve të sigurisë. Drejtori Mehmeti tha se zhvillimi dhe avancimi i kuadrove të sigurisë në Institucionet e zbatimit të ligjit ndikon në ndërtimin e Institucioneve kredibile.
“Edukimi dhe trajnimi kanë rol të rëndësishëm, sidomos me formësimin në kuadër profesional në mënyrë që të kemi zhvillim institucional, ashtu siç e përmendi edhe ministri Sveçla jemi para sfidave të mëdha të sigurisë globale, sigurisë rajonale që natyrisht kanë influencë në vendin tonë”, tha Mehmeti.
Dekani i Fakultetit për Siguri Publike Bejtush Gashi tha se studentët e sapo diplomuar janë promotor i avancimit dhe zhvillimit të sigurisë publike në Republikën e Kosovës. Dekani Gashi foli edhe për proceset që ka kaluar dhe është duke kaluar Fakulteti i Sigurisë Publike. Gashi tha se FSP është edhe në proces të hapjes së programit master në fushën e sigurisë publike.
“Synimet tona shkojnë më teje, duke dëshiruar inkuadrimin e të gjithë institucioneve tjera të sigurisë, ne kemi arritur dhe të shquhemi për sukseset prandaj do të vazhdojmë të punojmë për një ambient edhe më mirë si për profesorët ashtu edhe për studentët”, tha Gashi. Në fund dekani i uroj studentët për diplomimin e tyre dhe sukses në punën.
Ndryshe gjatë ceremonisë u ndanë certifikatë për dy studentë të dalluar. Në emër të studentëve foli Qëndresë Ramadani e cila u shpallë edhe studentë e dalluar, tha gjatë periudhës katër vjeçare kanë përfituar dhe janë ngritë profesionalisht. “Kemi punuar shumë që të japim më të mirë nga vetja për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit”, tha Ramadani.
Në fund të ceremonisë janë ndarë çertifikatat për të gjithë të diplomuarit e nivelit bachelor.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjese edhe zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës Sami Gashi, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës Arsim Tahiri, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent Shefki Abdullahu, drejtori i Departamentit në Doganat e Kosovës Bashkim Arifi, udhëheqësi i Departamentit në Inspektorati Policor të Kosovës Bajram Fetahu, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Vushtrrisë Maliq Ferizi, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në misionin e OSBE-së në Kosovë Edward Anderson, këshilltari i lartë për Policinë e Kosovës në ICITAP Timot përfaqësues nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe zyrtarë të lartë të Akademisë.
Disa trajnerë të rijnë në OSBE vizituan Akademinë
Vushtrri, 08 qershor 2022 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, priti sot në takim një delegacion të trajnerëve të rijnë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) më mision në Kosovë. Qëllimi i vizitës ishte që të njoftohen për së afërmi rreth zhvillimeve në Akademi dhe shkëmbimin e përvojave mes tyre dhe instruktorëve të Policisë së Kosovës.
Delegacioni ishte i kryesuar nga Sabrina Salis ushtruese e Detyrës së Shefit në Seksionin e Pronës, Trashëgimisë Kulturore dhe Dialogut Ndërfetar.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi Kastriot Jashari, duke e vlerësuar lart ketë vizitë e informoi delegacionin për proceset e rëndësishme të cilat ka kaluar Akademia që nga themelimi e deri me tani.
Duke folur për historikun e Akademisë drejtori Jashari e falënderoj Organizaten për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që ka përkrahur Akademinë në zhvillimin e saj që nga themelimi e deri më sot. Ai tha se OSBE ka ndihmuar dhe po vazhdon ta ndihmojë Akademinë duke ofruar trajnime e po ashtu duke dhuruar edhe donacione të shumta.
“OSBE është partnere e Akademisë që nga themelimi. Pa bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare dhe vendore Akademia nuk do të ishte këtu ku është sot”, tha Jashari duke shprehur i gatshem për vazhdimin dhe zgjerimim e bashkëpunimit me qëllim të bartjes së përvojave dhe eksperiencave në fushën e rendit dhe sigurisë.
Ndërsa, Sabrina Salis, ushtruese e Detyrës së Shefit në Seksioni e Pronës, Trashëgimisë Kulturore dhe Dialogut Ndërfetar në misionin e OSBE-së në Kosovë shprehi falënderimin e saj për pritje. Gjatë takimit Salis vlerësoj lartë punën në Akademi. Duke bërë një prezantim rreth trajnerëve të rinj të cilët i shoqëronte, Salis tha se disa prej tyre kanë përvojë në barazi gjinore, disa kanë themeluar OJQ-të e tyre dhe janë aktivë në shoqërinë civile etj. Salis tha se në vitin 2022 kanë vendosur që të bëjë një grup të rinjsh që të implementojnë projekte për të drejtat e njeriut. “ Besojmë fuqimisht që të rinjtë e Kosovës janë forca e të drejtave të njeriut”, tha Salis.
Shef i seksionit të trajnimeve të specializuara të Policidë së Kosovës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, major Rrahim Fazliu gjatë takimit foli për trajnimet e përgjithshme të Policisë së Kosovës, për trajnimet bazike, të avancuara dhe të specializuara. Po ashtu Fazliu gjatë takimit i njoftoi delegacionin rreth procedurave të rekrutimit për kadetë të rinj të Policisë së Kosovës.
Kurse, instruktori i Policisë së Kosovës në Akademi rreshter Rushdi Hoxha e njoftoj delegacionin e OSBE-së për trajnimet që mbahen për punën policore në komunitet.
Ndërkaq, drejtori i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në misionin e OSBE-së në Kosovë Edward Anderson, fillimisht e uroj Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për marrjen e “Çmimit të Ekselencës” nga International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training (IADLEST) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anderson gjatë takimit ka folur për rolin e Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në OSBE dhe kontributin për paqe dhe sigurinë publike.
Gjithashtu në takimi u diskutua për rëndësinë dhe kontributin e të rinjve për paqen dhe sigurinë në vend. Në fund delegacioni bëri një vizitë kampusit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike
Në Akademi shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Vushtrri, 01 qershor 2022 – Më rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot ka hapur dyert në pritje të fëmijëve për vizitë.
Për nder të kësaj feste, nxënësit e Shkollës Fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u prit nga stafi i Akademisë, nga instruktorët e Policisë së Kosovës si dhe nga këshilltarja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Akademi Shpresa Muharremi.
Duke iu dëshiruar mirëseardhje nxënësve dhe duke i uruar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, instruktorët para nxënësve demonstruar disa taktika se si të mbrohen fëmijët nga rreziqet siç janë ato natyrore, teknologjike dhe ato nga faktori njeri.
Fëmijët vizituan hapësirat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, vizituan klasat ku zhvillohen trajnimet për pjesëtarët e sigurisë publike, sallat e sportit, poligonet, ambientet e logjistikes, dhomën e webinarëve dhe sallën e ekspozitës së uniformave të institucioneve të sigurisë publike në Kosovë etj.
Nxënësit shprehën emocionet e tyre përmes pyetjeve të ndryshme, shprehën interesimin e tyre rreth aktiviteteve dhe trajnimeve që mbahen në Akademi, njëkohësisht shfaqen dëshirën e tyre që kur të rriten të bëhen pjesë e institucioneve të sigurisë publike.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që fëmijët të mësojnë për se afërmi se ku trajnohen pjesëtarët e sigurisë publike, siç janë Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjentë (zjarrfikësit) Shërbimi Sprovues i Kosovës etj.
Zv/drejtori Jashari priti në takim përfaqësues nga INL dhe ICITAP-i
Vushtrri, 26 maj 2022 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKS) Kastriot Jashari priti sot në takim Richard J Cherwinski këshilltarë i lartë nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe këshilltaren e programit për Shërbimin Korrektues Pamela Wallace ku u diskutua lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes Akademisë, ICITAP-it dhe INL-it.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, e njoftoi delegacion për punën, sfidat dhe të arriturat e Akademisë,
Jashari e falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme që ambasada e SHBA-së në Kosovë po jap Akademisë në ngritjen profesionale të pjesëtarëve të sigurisë, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, si dhe për gatishmërinë e tyre për t'i ofruar ndihmë Akademisë edhe në të ardhmen.
Delegacioni nga Byro për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit dhe e inkurajuan zv/drejtorin Jashari për të arriturat. Edhe delegacioni shprehi gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe përkrahje edhe në të ardhmen.
Ndryshe programi ICITAP dhe INL përmes donacioneve dhe trajnimeve të ndryshme ka mbështetur dhe po vazhdojnë ta mbështes zhvillimin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
FSP publikon materialin promovues “Përfshirja e studentëve në proceset e sigurimit të cilësisë” në arsimin e lartë
Vushtrri, 25 maj 2022 – Fakulteti i Sigurisë Publike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, misionï i të cilit është “Përmirësimi i arsimit në sektorët e sigurisë dhe rendit publik”, ka për qëllim edhe përfshirjen e studentëve në proceset e sigurimit të cilësisë.
Prandaj bazuar në manualin “Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë”, të financuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Agjencia e Kosovës për Akreditim ka adresuar materiale promovuese të cilat kanë për qëllim rritjen e vetëdijesimit të studentëve për rolin e rëndësishëm që ata kanë në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.
Materialin mund ta gjeni këtu: Materiali Promovues
Një delegacion nga Akademia e Shkencave të Sigurisë në Estoni vizitoi Akademinë
Vushtrri, 24 maj 2022 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion nga Akademi e Shkencave të Sigurisë në Estoni i kryesuar nga Kadri Ann Salla zëvendësdrejtoreshë në Kolegjin e Policisë dhe Policisë Kufitare ku u takuan më zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari dhe menaxhmetin e lartë.
Qëllimi i vizitës ishte që të njihen më për së afërmi më misionin, vizionin dhe zhvillimet në Akademi.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari, duke iu dëshiruar mirëseardhje delegacionit, i falënderoi për vizitën e bërë në Akademi.
Jashari e njoftoi delegacionin për zhvillimet në Akademi, për funksionimin e Fakultetit të Sigurisë Publike, për projektet e realizuar si dhe për sfida në për të cilat ka kaluar AKSP.
Po ashtu gjatë takimi zv/Drejtori i Përgjithshëm Kastriot Jashari e njoftoi delegacionin edhe rreth bashkëpunimit që ka Akademia më Akademinë e Sigurisë në Estonin në fushën e trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike.
Duke folur rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë Jashari tha se shkëmbimi i përvojave mes akademive në fushën e sigurisë publike është i mirëseardhur.
Jashari u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë e Shkencave të Sigurisë në Estoni të vazhdojë edhe me tutje.
Delegacioni u njoftua edhe për metodat e arsimit dhe kurrikulave në fushën e policisë, zhvillimin e kurrikulave, mundësitë e shfrytëzimit të platformës e-learning (mësimit në distancë), organizimin e pjesës praktike rreth sistemit të vlerësimit/informatave kthyese dhe sigurimin e cilësisë etj.
Ndërsa delegacionin nga Akademia e Shkencave të Sigurisë në Estoni u interesuan rreth metodave që ka Akademia për trajnimin dhe arsimimin e pjesëtarëve të sigurisë, sfidave në për të cilat ka kaluar AKSP.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike mori “Çmimin e Ekselencës” nga IADLEST
Fort Worth , Texas 18 maj 2022 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari dhe Drejtori i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore Shpend Shabani kanë marrë pjesë në konferencën vjetore të organizuar nga International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training (IADLEST) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj konferencë Akademia pranoi certifikatën e ri akreditimit me çmimin e ekselencës, ky çmim u dha nga Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST).
Në konferencën po marrin pjesë Drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore në Policinë e Kosovës Taibe Canolli - Brajshori si dhe zyrtarja e programit ICITAP në Kosovë Remzije Ibrahimi, ndërsa nga institucionet e sigurisë publike në SHBA janë duke marrë pjesë drejtorët e standardeve të akademive policore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe drejtorët e akademive policore dhe sigurisë publike nga vendet tjera të botës, anëtar të IADLEST-it etj.
Gjatë kësaj konference presidenti i Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) Kim Vickers, drejtori Ekzekutiv Michael N. Becar dhe Mark Damito i dorëzuan zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari pllakën e riakreditimit dhe çertifikatën me “Çmimin e Ekselencës”.
Në fjalimin e tij Mark Damito njoftoi të pranishmit me procesin e ri akreditimit ndërkombëtar dhe ndarjen e “Çmimit të Ekselencës” dhe përgëzoj Akademinë për arritjen e këtij çmimi.
“Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka përmbushur me sukses kërkesat për t'u vlerësuar si Akademi e Akredituar e Zbatimit të Ligjit nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve për Zbatimin e Ligjit (IADLEST). Ne ju përgëzojmë ju dhe stafin tuaj për arritjen e çmimit të ekselencës dhe për akreditimin e Akademisë tuaj”, tha Damito.
Ndërsa, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari falënderoi Asociacionin Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit – IADLEST në theks të veçantë presidentin e IADLEST Kim Vickers, Drejtorin Ekzekutiv Michael N. Becar dhe Mark Damito për ri akreditimin ndërkombëtar të Akademisë si dhe ndarjen e “Çmimit të Ekselencës”.
Në të njëjtën kohë Jashari falënderoi edhe Greg Dukat udhëheqës i ICITAP, Kimbelry Riff udhëheqëse e ICITAP në Kosove dhe zyrtaren Remizje Ibrahimi për mbështetjen e vazhdueshme të AKSP-së.
“ICITAP-i e ka ndihmuar shumë Akademinë në procesin e akreditimit ndërkombëtar nga IADLEST deri ne arritjen e qëllimit, me që ky është çmimi i parë që i jepet një institucioni të trajnimit dhe arsimimit në fushën e sigurisë publike jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Jashari duke falënderuar të gjitha ata që kontribuan që Akademia sot ta marrë këtë çmim.
“Është kënaqësi për Akademinë dhe agjencitë tjera të sigurisë publike si dhe për vetë shtetin e ri të Kosovës të dëgjojë nga ju se ‘Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka plotësuar me sukses kërkesat për t’iu dhënë çmimi i ekselencës’ nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST)”, u shpreh Jashari duke thënë se çmimi në fjalë është motivim i madh për Akademinë. “Ne përmes ofrimit të trajnimeve cilësore dhe respektimit të standardëve të vlerësuara nga IADLEST do ta ruajmë epitetin e institucionit të vlerësuar me ‘Çmimin e Ekselencës’\", tha Jashari.
Më këtë rast Jashari falënderoi edhe ish Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi dhe agjencitë e sigurisë publike, për angazhimin disa vjeçar deri në arritjen e qëllimit.
Akreditimi nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve për Zbatimin e Ligjit (IADLEST) është i vlefshëm deri më 20 tetor 2024.
Ndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në vitin 2018 ka fituar akreditim ndërkombëtar nga IADLEST, për periudhën tre vjeçare, duke qenë kështu institucioni i parë i akredituar nga IADLEST jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurse në tetor të vitit 2021 Akademia është ri akredituar nga IADLEST, me çmimin më të lartë të ofruar ndonjëherë nga ky asociacion, Çmimin e Ekselencës i cili është i pari në botë jashtë SHBA-ve.
Mbahet trajnimi “Bashkëpunimi ndërkombëtar i zbatimit të ligjit për luftimin e krimit të organizuar”
Prishtinë, 16 maj 2022 – Në kuadër të projektit Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër Krimit dhe Terrorizmit (WB PaCT), Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnim në zbatimin e Ligjit (CEPOL) e përkrahur nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), është duke mbajtur trajnim “Bashkëpunimi ndërkombëtar i zbatimi i ligjit për luftimin e krimit të organizuar”, ku përfitues janë të gjitha institucionet që merren me zbatimin e ligjit në Kosovë, konkretisht ata që janë përgjegjës për sigurinë publike në vend.
Qëllimi i trajnimi është shkëmbimin e përvojave dhe avancimi i bashkëpunimit në mes zbatuesve të ligjit dhe prokurorëve përgjatë hetimeve dhe luftës kundër krimit të organizuar. në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në hapjen e këtij trajnimi të pranishmit vlerësuan se trajnimi “Lufta kundër krimit të organizuar” është shumë i rëndësishëm për institucionet e sigurisë publike në Kosovë.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Dejan Janković duke përshëndetur të pranishmit falënderoi CEPOL-in për organizimin e trajnimit. Janković tha se Policia e Kosovës ka kapacitete të plota që të jetë një partner kredibil për sigurinë rajonale. ‘Këtë trajnim e konsideroj shumë të rëndësishëm dhe shpresoj që ky trajnim do të na ndihmoj të marrim rezultate sa më të mira”, tha Janković
Ndërsa Massimiliano Prozzo nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë falënderoi CEPOLI-n dhe EUROPOLI-n për organizimin e trajnimit dhe gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunim. Prozzo në fjalimin e tij gjatë hapjes së këtij trajnim tha se luftimi i krimit të organizuar është prioritet i Bashkimit Evropian. “BE-ja është e gatshme të mbështetës çfarë do veprimi kur bëhet fjalë për luftimin e krimit të organizuar”, u shpreh Prozzo duke thënë se bashkëpunimi mes institucioneve të BE-së dhe agjencive për zbatimin e ligjit do të fuqizohet për të zhvilluar përgjigje gjithëpërfshirës kundër krimit të organizuar.
Peter Krajnyak, Menaxher i Projektit Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër Krimit dhe Terrorizmit (WB PaCT), falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në trajnim po ashtu falënderoi institucionet e sigurisë publike konkretisht Policinë e Kosovës për bashkëpunim. Krajnyak vlerësoi se gjatë këtyre ditëve pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre gjatë luftimit të krimit të organizuar.
Në këtë trajnim i cili ka filluar me datën 16 maj 2022 dhe i cili do të vazhdojë deri më datën 20 maj 2022 janë duke marrë pjesë pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, Gjyqtarë, Njësia e Inteligjencës Financiare, Administrata Tatimor e Kosovës si dhe nga organizata dhe mekanizmat ndërkombëtar me mision në Kosovë si Zyra e BE-së në Kosovë, EULEX, përfaqësuesi nga projekti “CSC” në kuadër të IPA-2019.
Ndryshe projekti Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër Krimit dhe Terrorizmit (WB PaCT), përveç Kosovë ky projekt do të implementohet për 36 muaj, nga 19 tetori 2020 deri më 18 tetor 2023 edhe në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni Veriore dhe Serbi. Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të autoriteteve në Ballkanin Perëndimor për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin, duke përfshirë parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes ngritjes së bashkëpunimit brenda regjionit dhe me BE-në.
Një delegacion nga Universiteti Utah Valley i SHBA –ve vizitoi Akademinë
Vushtrri, 11 maj 2022 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Kastriot Jashari, sot u takua më një grup studentësh nga Universiteti Utah Valley i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të cilët ishin të shoqëruar nga Chris Lindquist professor në këtë Universitet.
Në takim të pranishëm ishin edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi dhe menxhmenti i lartë i Akademisë.
Qëllimi i vizitës së delegacionit në fjalë ishte që të informohen më për së afërmi me punën në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi Kastriot Jashari fillimisht ju dëshiroj mirëseardhje delegacionit, ndërkohë që i informoi për zhvillimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Gjatë këtij takimi Jashari foli për trajnimet që mbahen në Akademi ku marrin pjesë të gjithë zbatuesit e ligjit, për projektet që ka realizuar Akademia, projekt këto që kanë të bëjë më fushën e sigurisë publike. Po ashtu gjatë takimit temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më vende të ndryshme evropiane.
Jashari duke i informuar delegacioni për projektet që ka për qëllim t'i realizoi në të ardhmen, u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi më Universiteti Utah Valley i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vazhdojë edhe më tutje.
“Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë Akademia ka fituar përvoja të mira dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka arritur të fitoj edhe akreditim ndërkombëtar, siç është ajo nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkëpunim më institucionet e sigurisë së SHBA-ve ka qenë dhe është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm për Akademinë”, u shpreh Jashari.
Gjithashtu delegacionin nga Universiteti i Utah Valley i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka përshëndetur edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi. Dekani Gashi e informoj delegacionin rreth projekteve që synohet të arrihen në të ardhmen në Fakultetin e Sigurisë Publike, siç është hapja e programit master etj.
Po ashtu edhe dekani Gashi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim edhe në të ardhmen në fushën arsimit për siguri publike.
Ndërsa, Chris Lindquist profesor në Universitetin Utah Valley nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar lartë punën që është bërë deri me tani tha se Akademia ka shënuar progres në realizimin e projekteve të saj.
Edhe delegacionin në fjalë u shpreh i gatshëm për bashkëpunim më Akademinë edhe në të ardhmen.
Gjatë takimit interesimi i studentëve te Universitetit Utah Valley ishte lidhur me trajnimet dhe zhvillimet tjera në Akademi.
Në fund delegacioni të shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i Akademisë vizituan kampusin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Një delegacion nga Universiteti Policor Gjerman vizitoi Akademinë
Vushtrri, 27 prill 2022 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot e vizitoi një grup studentësh nga Universiteti Policor Gjerman i udhëhequr nga Zëvendës Presidentin i këtij universiteti Uwe Marquardt dhe Dietmar Langrock nga Departamenti për Misionet e Policisë Ndërkombëtare të Ministrisë Federale të Brendshme dhe Komunitetit, të shoqëruar nga zyrtarë gjermanë të EULEX dhe UNMIK.
Delegacioni gjerman u prit nga Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, me bashkëpunëtorë. Delegacioni u njoftua për historinë e themelimit dhe zhvillimit të AKSP-së si institucioni i vetëm publik për trajnimin dhe arsimin e zyrtarëve të sigurisë publike, pastaj për strukturën organizative, sfidat aktuale dhe planet për të ardhmen.
“Është kënaqësi të mirëpres një delegacion të këtillë shumë të rëndësishëm nga Gjermania, një shtet mik i Kosovës dhe të ndaj me ju angazhimet e deritashme dhe idetë për të ardhmen, të cilat nuk do të realizoheshin po të mos kishim bashkëpunimin e thellë me institucionet e sigurisë publike të Kosovës dhe veçanërisht përkrahjen dhe ndihmën nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, si Brenda ashtu edhe jashtë Kosovës”, tha ndër të tjerash Jashari.
Edhe Zëvendës Presidenti Marquardt shprehu kënaqësinë e tij për vizitën në Akademi dhe i njoftoi të pranishmit për funksionimin dhe sfidat e Universitetit Policor Gjerman. Ai ndau edhe përvojën e tij që kishte qenë më përpara në Kosovë, duke u shprehur entuziast për tërë këtë zhvillim dhe avancim që ka arritur Akademia në veçanti dhe institucionet e sigurisë publike në përgjithësi. Kjo vizitë në Akademi u aranzhua nga Misioni OSBE-së në Kosovë ku i pranishëm ishte edhe Edward Anderson, Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike, me bashkëpunëtorë.
Drejtori Anderson shprehu nivelin e lartë profesional dhe të përgjegjësisë që tashmë kanë arritur institucionet e sigurisë publike të Kosovës, duke shtuar se Akademia është një shembull i përkryer i avancimit dhe zhvillimit, tregimi i suksesshëm i të cilës duhet ndarë me të gjithë.
Mysafirët nga Gjermania patën rastin të vizitojnë hapësirat e Akademisë, duke përfshirë edhe ndërtesën e re të Fakultetit të sigurisë Publike dhe sistemin e Simulimit të Trajnimit me Armë Zjarri (FATS). Të dyja palet u pajtuan për një thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përkatëse nga Kosova dhe nga Gjermania.
Në Akademi u mbajt tryeza shkencore me temën “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë”
Vushtrri, 31 mars 2022- “Siguria është parakushti themelor i ekzistencës dhe zhvillimit të njeriut dhe shoqërisë”, kështu u vlerësua sot gjatë tryezës të mbajtur në Akademinë e Kosovë për Siguri Publike, ku temë kryesore për diskutim ishte “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë”. Tryeza e cila është organizuar nga Fakulteti i Sigurisë Publike kishte për qëllim trajtimin shkencor të kësaj teme, duke u fokusuar në rreziqet aktuale, faktorët të cilët mund të ndikojnë në sigurinë e përgjithshme të vendit.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Kastriot Jashari, duke përshëndetur të pranishmit tha se është shumë më rëndësi organizimi i kësaj tryeze në këtë kohë kur bota po ballafaqohet më sfida rreth fushës së sigurisë. Ai tha se diskutimet shkencore që do të bëhen gjatë kësaj tryeze do t’i kontribuojnë konceptit të sigurisë publike.
Ndërsa Dekani i Fakulteti të Sigurisë Publike Bejtush Gashi i cili foli rreth temës “Kosova udhëkryq strategjik ndaj kërcënimeve, sfidat dhe përballja me rreziqet”, tha se faktorët kryesor për destabilizimin e sigurisë në botë janë pandemia dhe lufta në Ukrainë.
Gashi tha se Kosova është ndër vendet më të ekspozuara ndaj kërcënimeve hibride në Evropë. “Kjo vjen pjesërisht për shkak të pozicionit gjeografik dhe trendit global e kryesisht për shkak të së kaluarës së afërt dhe raporteve me fqinjin e saj verior Serbinë”, u shpreh dekani Gashi duke thënë që siguria e shteti nuk vihet në dyshim, pasi që institucionet e sigurisë në Kosovës dhe prania ushtarake e NATO-s janë faktor garantues për sigurinë në vend.
Dekani Gashi tha se synimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë që NATO të ketë prani të përhershme në Kosovë, jo përmes ushtrive të huaja, por që kapacitetet vendore të sigurisë të ngritën, në veçanti Forca e Sigurisë së Kosovës të jenë pjesë e NATO-s.
“Bota sot po përjeton një situatë komplekse të mbushur me sfida, kërcënime e rreziqe. Lufta në Ukrainë ka potencialin që t’i ndezë konfliktet e ngrira në periferinë e kontinentit, përfshirë të tjerat në hapësirën post-sovjetike dhe në Ballkanin Perëndimor. Politika e bashkëpunimit dhe integrimi në institucionet ndërkombëtare të sigurisë, me theks të veçantë integrimi në NATO, si mjet për arritjen e stabilitetit në vend dhe rajon, përbën objektivin dhe zgjidhjen strategjike themelore për sigurinë e Kosovës dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”, tha Gashi.
Kurse prof.dr.Ibrahim Gashi gjatë tryezës paraqiti ekspozenë e tij e cila kishte të bëjë me luftën në Ukrainë dhe refleksionet e saj të mundshme në Ballkan.
“Në këtë linje ekspozea ime do të sjellë informacione në formën e argumenteve se një eskalim i situatës së sigurisë në Ballkan si refleksion i luftës në Ukraine, nuk duket si opcion real, përtej retorikes kërcënuese dhe disa veprimeve sporadike në mbështetje të kësaj retorike”, u shpreh Gashi duke thënë se Rusia ka bërë dhe po vazhdon të bëjë propaganda për ta shtrirë ndikimin e saj në Ballkan.
“Edhe aktualisht propaganda ruse në Ballkan po vazhdon aktivitetin e saj. Ajo madje po luan fort me sentimentin e opinionit serb lidhur, fushatën e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, pikërisht me rastin e përvjetorit të fillimit të sulmeve të NATO-s më 24 mars 1999”, tha Gashi duke paraqitur kështu disa argumente që ka përdorur Rusia për të bërë propaganda kundër Ballkanit Perëndimor.
Sefer Isufi kolonel në Forcën e Sigurisë së Kosovës foli rreth objektivave strategjike të Ministrisë së Mbrojtës në gjeopolitikën dhe mjedisin e ri të sigurisë. Isufi tha se ministria ka punuar dhe është duke punuar në ngritja e aftësive dhe kapaciteteve operacionale, njerëzore, profesional dhe teknologjike.
Prof.dr.Besfort Rrecaj ka folur për sfidat dhe mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç janë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) Bashkimi Evropian (BE), Këshilli i Evropës (KE) si dhe NATO.
Ndërkaq prof..dr. Vilard Bytyqi u paraqit me prezantimin e tij “Krimi i organizuar në Kosovë; Një kërcënim në rritje për sigurinë”.
Në debatin rreth temës “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë” mori pjesë edhe Rabit Konjufca këshilltar politikë në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, duke dhënë kështu kontribut më komentet e tij rreth temës për sigurinë aktuale në Kosovë.
Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe studentët e Fakulteti të Sigurisë Publike të cilët diskutuan dhe shtruan pyetje rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare. Të pranishmit thanë se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte zgjidhje për mbrojtjen e interesave kombëtare.
Më datën 31 mars mbahet tryezë shkencore me temën “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë”
Vushtrri, 25 mars 2022 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publik (AKSP) më datën 31 mars 2022 në ora 10:00 mbahet tryezë shkencore me temën “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë”, tryeza organizohet nga Fakulteti i Sigurisë Publike.
Në këtë tryezë do të marrin pjesë studiuesit e fushës së sigurisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomike, politike, sociale etj.
Qëllim i tryezës është paraqitja e prezantimeve dhe pikëpamjeve rreth sfidave dhe kërcënimeve aktuale për sigurinë, paqen si dhe perspektiven e sektorit të sigurisë në Kosovë.
Konkluzionet që do të dalin nga kjo tryezë do të jenë një kontribut i çmuar për institucionet e sigurisë publike dhe institucionet tjera që përballen me sfidat aktuale në fushën e sigurisë.
Prandaj për të dhënë kontribut në këtë fushë, ftoheni të merrni pjesë në këtë tryezë shkencore të organizuar nga Fakulteti i Sigurisë Publike.
Ju faleminderit për interesimin tuaj.