}

NewsArticle

26/06/2024

Një delegacion nga Ekipi i NATO-s për Këshillim dhe Ndërlidhje vizitoi Akademinë

Vushtrri, 24 qershor 2024 –   Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Kastriot Jashari, priti sot në takim një delegacion nga Ekipi i NATO-s për Këshillim dhe Ndërlidhje (NALT – NATO Advisory and Liaison Team), në përbërje nga koloneli i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gregory Motz, nga Elisha S. Mejia, nënkolonel i ushtrisë së SHBA-ve dhe nënkoloneli i ushtrisë gjermane Maximilian Sucfűll.

Qëllimi i vizitës ishte që të informohen më për se afërmi më misionin dhe vizionin e Akademisë, si dhe diskutime rreth mundësisë së bashkëpunimit në fushën e trajnimeve.

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, e njoftoi delegacionin ushtarak  të NATO-s për zhvillimet, të arriturat dhe aktivitetet që mbahen në AKSP.

Po ashtu gjatë takimit drejtori Jashari foli edhe për bashkëpunimin që Akademia ka më institucionet ndërkombëtare të sigurisë brenda dhe jashtë shtetit të Kosovës.

Drejtori Jashari duke u shprehur i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve më të gjithë partnerët ndërkombëtarë, ai vlerësoj lartë bashkëpunimin që Akademia ka me partnerët siç janë; NATO dhe SHBA.

Ndërsa, në emër të delegacionit nga Ekipi i NATO-s për Këshillim dhe Ndërlidhje (NALT) foli koloneli Gregory Motz, duke shprehur gatishmërinë e tyre për ta përkrahur Akademinë në realizimin e nevojave në fushën e trajnimeve të zyrtarëve për siguri publike.

Në fund drejtori Jashari e falënderoi Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s  për gatishmërinë  që ta përkrahin Akademinë edhe më tutje.

Gjatë kësaj vizite, Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s vizitoi kampusin e AKSP-së.

Vizita e delegacionit nga Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s u realizua në bashkëpunim me delegacionin e misionit të OSBE-së në Kosovë të udhëhequr nga Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në OSBE, Edward Anderson, i shoqëruar nga Shpresa Muharremi këshilltare për AKSP-në në OSBE si dhe  Bylent Ribari Asistent i Programit në OSBE.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Udhëheqësit e agjencive për siguri në Kosovë morën pjesë në konferencën e IADLEST në SHBA
Udhëheqësit e agjencive për siguri në Kosovë morën pjesë në konferencën e IADLEST në SHBA

Vushtrri, 12 qershor 2024 - Më datën 2 deri 5 qershor, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzik Ilir Kukaj, zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Fehmi Hoti dhe Dejan Jankovic, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor Kushtrim Hodaj, morën pjesë në konferencën vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) në Phoenix, Arizona.

Delegacioni u mbështet dhe u shoqërua nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Kriminale të Departamentit të Drejtësisë (ICITAP), Atasheu Kimberly Riffe dhe koordinatorja e DD-ICITAP Remzije Ibrahimi.
Kjo ngjarje filloi me një prezantim të flamurit të 23 vendeve të përfaqësuara nga mbi 400 pjesëmarrësit në konferencën katër-ditore.

Ushtruesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Forenzik Ilir  Kukaj u prezantua si panelist për punëtorinë “Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Mbështetjen e Akreditimit të Laboratorëve të Mjekësisë Ligjore”, ku ai artikuloi standardet ndërkombëtare dhe akreditimin që Agjencia e Kosovës së Forenzikes ka dhe vazhdon të ketë.

Përveç pjesëmarrjes në seminarin e mjekësisë ligjore,  delegacioni nga Kosova përcjelli dy seminare të paraqitura nga komandantet femra ukrainase mbi mirëqenien/shëndetin mendor dhe shoqatat e grave të zbatimit të ligjit.

Për më tepër,  delegacioni në fjalë  mori pjesë në trajnime interaktive mbi inteligjencën artificiale (AI), mediat sociale dhe rekrutimin, ndër të tjera.
 

 

Lexo më shumë
Në Akademi diplomoi gjenerata e 44 e Shërbimit Korrektues të Kosovës
Në Akademi diplomoi gjenerata e 44 e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Vushtrri, 17 korrik 2024 - Pas një trajnimi shtatë mujor në Akademinë e Kosovës  për Siguri Publike (AKSP), sot diplomoi gjenerata e 44 e kadetëve  të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Nga sot SHKK- së do t’i bashkohen edhe 64 zyrtarë të cilët do të garantojnë sigurinë e secilit të dënuar dhe mundësinë  e korrektimit të individëve të cilët kanë bërë vepra të gabuara.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu uroi  kadetëve suksese për të arritur dhe i inkurajoi  secilin të mbajë standard të lartë profesionalizmi dhe etikë në çdo veprim që ndërmarrin.  

Haxhiu kërkoi nga ta që të përkushtohen në përmirësimin e vazhdueshëm, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Duke i’u ofruar mbështetje ministrja Haxhiu falenderoi sëcilin zyrtarë korrektues për përkushtimin dhe gatishmërinë për t’ju shërbyer qytetarëve dhe për të mbrojtur rendin dhe sigurinë e shoqërisë sonë.

Ndërsa, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, në ceremoninë e diplomimit  të gjeneratës së 44 të kadetëve korrektues i’u uroi kadetëve suksese në punën e tyre. 

“Të nderuar kadetë gjatë  kohës së qëndrimit tuaj në Akademi, njohuritë, aftësitë dhe shkathtësitë të cilat i keni fituar nga pjesa teorike dhe praktike tanimë do t’i  zbatoni në misionin e juaj shumë fisnik si zyrtar korrektues”, u shpreh Jashari duke thënë se marrja  e përgjegjësive të reja nga ana tyre është motiv shtesë edhe për gjeneratat e ardhshme. 

“Çdo sukses i juaji i arritur në veprimtarinë tuaj zyrtare nënkupton sukses për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike si dhe Shërbimin Korrektues te Kosovës”, tha Jashari.

Drejtori Jashari u zotua se Akademia e Kosovës për Siguri Publike do ta vazhdoj misionin e saj ligjor për trajnimin e zyrtarëve të sigurisë publike. 

Kadetëve të sapodiplomuar suksese në punë 

i’u uroi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

Ndërsa në emër të kadetëve ka folur Antigona Shatri e cila i përshendeti kolegët e saj duke iu uruar suksese në punën e tyre.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës