Lajmet

Lajmet

Në Akademi u mbajt tryezë shkencore “Siguria dhe adresimi i situatave emergjente shtetërore”

Vushtrri, 27 tetor 2023 -  “Siguria dhe adresimi i situatave emergjente shtetërore”, ishte tema që u diskutua sot në tryezën shkencore e cila është organizuar nga Fakulteti i Sigurisë Publike (FSP), në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 

Qëllimi i tryezës ishte diskutime rreth situatës aktuale të sigurisë në Kosovë dhe sfidat më të cilat ballafaqohen institucionet e sigurisë në vend.  

 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, tha se është  shumë e rëndësishme për të debatuar  rreth sfidave më të cilat ballafaqohen institucionet e sigurisë publike, në këtë kohë ku siç tha ai, siguria është sfidë e madhe jo vetëm për Kosovën,  por për gjithë globin. 

Jashari tha se duke u fokusuar në rreziqet aktuale dhe faktorët të cilët mund të ndikojnë në sigurinë e përgjithshme të vendit, diskutimet shkencore që do të bëhen gjatë kësaj tryeze do t’i kontribuojnë konceptit të sigurisë  publike.

 

Më ketë rast drejtori Jashari falënderoi partnerët ndërkombëtarë OSBE-në dhe ICITAP-in, që po vazhdojnë ta mbështesin Akademinë. Jashari tha se Akademia krahas kësaj mbështetja ka krijuar  programe profesionale mësimore që janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. 

 

I pranishëm në hapjen e kësaj tryeze ishte edhe Keith Bonner nga Departamenti për Rend dhe Siguri Publike në misioni e OSBE-së në Kosovë. Bonner përgëzoj Akademinë për të arriturat e saj, ndërkohë që u shpreh se OSBE do të vazhdojë të përkrah Akademinë edhe më tutje. 

 

Gjatë kësaj tryeze  u prezantuan disa kumtesa shkencore që lidheshin kryesisht më sigurinë.  

John Fisher  profesor i asociuar në Universitetin e Utah Valley në SHBA, gjatë prezantimit të tij rreth çështjes së sigurisë, përgëzoj Akademinë që përmes ofrimit të trajnimeve për zbatuesit e  ligjit po ofron një siguri të mirë për vendin. 

 

Tema që profesori Fisher trajtoj në këtë tryezë ishte “E ardhmja e inteligjencës artificiale në sigurinë publike dhe emergjencat: A duhet të shqetësohet publike?”. Ai në prezantimin e tij përmendi llojet e kërcënimeve që shkaktojnë mos siguri. Profesor Fisher foli edhe  për përparësitë e inteligjencës artificiale, sidomos për fushën e sigurisë. 

 

Në ketë  tryezë u diskutua edhe situata e sigurisë së fëmijëve dhe rreziqet që atyre u paraqiten gjatë përdorimit të rrjeteve të ndryshme sociale në internet.

 

Dekani i Fakulteti të Sigurisë Publike, Ferid Azemi  prezantojë temën “Ndikimi i teknologjisë në viktimizimin e fëmijëve dhe adresimi i këtij fenomeni”, i cili vlerësoj se rreziqet e fëmijëve që përdorin rrjetet sociale janë të shumta.  Dekani Azemi më këtë rast përmendi edhe lojërat e shumta në internet më të cilat luajnë fëmijët. “Shumë prej tyre janë lojëra që paraqesin dhunë dhe janë të rrezikshme për fëmijët”, tha Azemi.  

 

Temë tjetër që u trajtua në këtë tryezë ishte edhe situata emergjente. 

Nebih Halili nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në kumtesën e tij ka prezantuar temën “Adresimi i emergjencave në institucionin korrektues”. 

 

Duke folur për gjendjen aktuale të sigurisë, Gentiana Morina ish studente në Fakultetin e Sigurisë Publike prezantoi kumtesën e saj shkencore me temën “Kosova dhe siguria pas 24 shtatorit”.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe studentët e Fakulteti të Sigurisë Publike të cilët diskutuan dhe shtruan pyetje rreth çështjes së sigurisë.

 

Drejtori Jashari priti në takim një delegacion nga Akademia e Drejtësisë së Karolinës Veriore

Vushtrri, 24 tetor 2023 - Një delegacion nga Akademia e Drejtësisë  së Karolinës Veriore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), i kryesuar nga drejtori i kësaj akademie, Trevor Allen,  sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

 

Delegacioni nga SHBA u prit nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari. Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok në mes AKSP-së  dhe Akademisë së Drejtësisë nga Karolina Veriore. 

 

Gjatë takimit palët vlerësuan lartë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  duke theksuar mbështetjen që i ka dhënë dhe vazhdojnë t’i jap institucioneve të Kosovës, në veçanti Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. 

 

 Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së, Kastriot Jashari  e  njoftoi për së afërmi delegacioni  për rolin dhe mandatin e Akademisë.  Jashari gjatë këtij takim përmendi të arriturat që janë realizuar në Akademi, njëkohësisht foli edhe për sfida që e presin në të ardhmen sa i përket fushës së sigurisë publike. 

 

 Drejtori Jashari shfaqi interesimin e tij për bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë  së Karolinës Veriore, konkretisht bashkëpunimin për trajnimet në fushën e sigurisë publike. 

 

Ndërsa delegacioni nga Akademia e Drejtësisë  së Karolinës Veriore nga SHBA shprehën interesim të madh ku parashtruan një varg pyetjesh. 

 

Edhe delegacioni në fjalë shfaqen interesimin e tyre që të fillohet më bashkëpunim në fushat që janë më interes për të dyja palët. 

 

Edward Anderson, drejtor në Departamentin për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, gjatë fjalimit të tij vlerësoi lartë të arriturat në Akademi. Anderson tha se puna e madhe që po bëhet në të dy akademitë, Akademinë e Drejtësisë  së Karolinës Veriore dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, është e jashtëzakonshme. 




Ndryshe vizita e delegacionit nga Akademia e Drejtësisë  së Karolinës Veriore është përkrahur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian më mision në Kosovë.  



Kryeministri Kurti vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 18 tetor 2023 – Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për të mbajtur një fjalë rasti para pjesëmarrësve të vendeve të ndryshme të botës të  cilët janë duke marrë pjesë në trajnimin “Menaxhimi i Situatave Emergjente”.

  

Kryeministri Kurti i cili u prit nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, para të pranishmëve foli kryesisht për sfidat dhe situatën e sigurisë në vend. 

 

Kryeministri Kurti,  duke vlerësuar si shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e vendeve të huaja në këtë trajnim, tha se diskutimet për siguri në të gjitha dimensionet  e saj, janë gjithmonë të rëndësishme, të vlefshme, veçanërisht në rastin kur ajo kërcënohet apo  sfidohet.

 

Gjatë këtij takimi temë kryesore  ishte situata e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Kosovë.


Duke folur për situatën e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, kryeministri Kurti para të pranishmëve foli për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në fshatin Bajnskë të Zveçanit në Republikën e Kosovës , ku mbeti i vrarë rreshteri policor tashmë hero Afrim Bunjaku.

 

Kryeministri Kurti u shpreh se Serbia, si një aleate e Rusisë, më 24 shtator tentoi që të kopjojë skenarin e Donbasit me qëllim të pushtimit të veriut. 

 

” Falë profesionalizmit të institucioneve tona të sigurisë, veçanërisht të Policisë së Kosovës ky skenar ka dështuar të realizohet, dhe është mbrojtur popullata civile, që në mëngjesin e  24 shtatorit është gjetur e rrethuar nga këta terroristë e kriminelë”, u shpreh kryeministri Kurti duke thënë se institucionet e Republikës së Kosovës angazhohen çdo ditë që të ndërtojnë një shoqëri të sigurt, t’i forcojnë kapacitetet për ta mbrojtur vendin dhe qytetarët që jetojnë në shtetin e Kosovës. 

 

Gjatë takimit u fol edhe për sfidat globale të sigurisë, ku kryeministri Kurti tha se në rrethana të tilla është e domosdoshme ndihma,  bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i të gjitha shteteve më vlera demokratike për ballafaqimin me terrorizmin dhe krimin, të cilat cenojnë sigurinë e shteteve dhe popujve kudo në botë. 

 

“Bashkimi i fuqive dhe kapaciteteve në këtë kohë sfiduese për sigurinë globale është goditja më e madhe ndaj atyre të cilët shkaktojnë destabilizim”, u shpreh Kryeministri. 

 


Kurse zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, falënderoi kryeministrin e Republikës së Kosovës për fjalën e rastit në këtë trajnim. Po ashtu Jashari falënderoi kryeministrin Kurti për mbështetjen e vazhdueshëm që i bënë Akademisë. 

 

Më këtë rast drejtori Jashari u shpreh i gatshëm të ofroj trajnime për të gjitha institucionet e sigurisë publike në vend dhe më gjerë. 

 

Jashari u shpreh i lumtur që Akademia arrin të organizojë trajnime edhe për zyrtarë ndërkombëtarë të cilët janë zyrtarë të sigurisë publike. 

 

Ndryshe në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është duke u mbajtur trajnimi “Menaxhimi i situatave emergjente” ku janë duke marrë pjesë zyrtarë të sigurisë publike  nga më shumë se dhjetë vende të ndryshme të botës.

 

Qëllimi i këtij trajnimi është diskutimi dhe shkëmbimi i përvojave mbi sfidat ndërkombëtare të sigurisë.

 

Në këtë trajnim i cili do të zgjasë dy javë, janë duke marrë pjesë zyrtarë të sigurisë publike nga Madagaskari, Mauritania, Sao Tome, Tuvalu, Senegal, Niger, , Eswatini, Siera Leone, Bangladeshi, Hondurasi, Malawi, Bregu i Fildishtë dhe  Gambia.  


Në Akademi filloi trajnimi “Menaxhimi i situatave emergjente”, marrin pjesë zyrtarë nga vendet e ndryshme të botës


Vushtrri, 09 tetor 2023 –  Njëzet e një zyrtarë të sigurisë publike  nga më shumë se dhjetë vende të ndryshme të botës, sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), filluan trajnimin “Menaxhimi i situatave emergjente”. Qëllim i këtij trajnimi është diskutimi dhe shkëmbimi i përvojave mbi sfidat ndërkombëtare të sigurisë. 

 

Në hapjen e këtij trajnimi morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari dhe ambasadori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, Beqir Ismaili. 

 

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se trajnimet e tilla janë një mundësi e mirë  për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave  të ndryshme në fushën e sigurisë publike. 

 

Ministri Sveçla, shprehi gatishmërinë dhe përkushtimin  e tij  për të kontribuar  në  ngritjen e sigurisë, krijimin  e paqes dhe stabilitet në nivel global  për  të gjithë qytetarët pa dallim. 

 

“Qeveria e Kosovës është e fokusuar në luftimin e terrorizmit, korrupsionit dhe çdo aktiviteti kriminal i cili ndikon në sigurinë e qytetarëve”, u shpreh ministri Sveçla.

 

Duke përmendur aksionet e shumta që Policia e Kosovës së bashku më  Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë shkatërruar shumë grupe kriminal, ndër to edhe rastin e fundit të 24 shtatorit, ministri Sveçla tha se të gjitha këto janë prova që dëshmojnë se Kosova është një shtet që krijon siguri për vendin dhe rajonin.

 

“Si shtet i ri,  jemi të gatshëm të kontribuojmë për stabilitet  dhe paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë”, tha Sveçla. 

 

Ambasadori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, Beqir Ismaili, duke iu dëshiruar mirëseardhje pjesëmarrësve  në trajnimi,  vlerësoj se trajnimet e tilla janë një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave mes shteteve pjesëmarrëse. Ambasadori Ismaili para pjesëmarrësve ka folur rreth misionit të Akademisë Diplomatike në Kosovë. 

 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, tha se ky trajnim është shumë i rëndësishëm për Akademinë.

Jashari tha se Akademia si çdo herë do të vazhdojë të ofrojë trajnime jo vetëm për zyrtarët e sigurisë publike në vend, por edhe ndërkombëtarë.  “Akademia do ta përkrah çdo trajnim që është në interes të zyrtarëve të sigurisë publike, për  krijimin dhe ruajtjen e paqes në vend”, tha Jashari.  

 

Trajnimi “Menaxhimi i situatave emergjente” është organizuar nga Akademia Diplomatike  e Kosovës në bashkëpunim më Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 

 

Në këtë trajnim i cili do të zgjatë dy javë, janë duke marrë pjesë zyrtarë të sigurisë publike nga Madagaskar, Mauritania, Sao Tome, Tuvalu, Senegal, Niger, Arabia Saudite, Eswatini, Siera Lerone, Bangladesh, Honduras, Malawi, Bregu i Fildishtë, Gambia dhe Liberia. 

 

Drejtori Jashari nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi më Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

Vushtrri, 02 tetor 2023 –  Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Kastriot Jashari sot  nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi më Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, e nënshkruar nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm Shefki Abdullahu. 


Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin  afatgjatë ndërmjet dy institucioneve për të përkrahur objektivat e tyre strategjike në fushën e sigurisë publike. 

Me këtë marrëveshja ndër të tjerash rregullohen disa fusha kyçe të bashkëpunimit, si në vijim:  

 

Angazhimi i personelit trajnues të AME-së  dhe menaxhimi i tyre  nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike , në ofrimin e trajnimeve dhe zhvillimin e kurrikulave në Akademinë, 

 

Bashkëpunimin në ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të Institucioneve të Sigurisë Publike përmes trajnimeve.

 

Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në baza periodike etj. 


 

Telegram ngushëllimi familjes Bunjaku dhe gjithë Policisë së Kosovës

Vushtrri, 25 shtator 2023 – Më pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë në krye të detyrës,  zyrtari i Policisë së Kosovës rreshteri Afrim Bunjaku. 

 

Polici, Afrim Bunjaku, do të mbahet mend për përkushtimin dhe punën e palodhshme në radhët e Policisë së Kosovës. 

Ai shërbeu si një punonjës i dalluar deri në momentet e fundit të jetës së tij duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës.

 

Afrimi dhe kolegët e tij, duke qenë në krye të detyrës për ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe për vendosjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, dhanë një shembull të sakrificës së jashtëzakonshme, përkushtimit të pashoq dhe profesionalizmit të lartë. 

 

Afrimin Bunjakun, do ta përkujtojmë gjithmonë  për jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Afrimi për një kohë ka punuar në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike duke kontribuar në aftësimin e gjeneratave të reja të Policisë së Kosovës.  

 

Në emër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike shprehi ngushëllime të sinqerta familjes,  miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë Policisë së Kosovës. 


Kastriot Jashari - zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike 


 

Drejtorit Jashari nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi më Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës

Vushtrri, 21 shtator 2023 - Në vazhdën e bashkëpunimeve më institucionet e sigurisë publike në Kosovë,  Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot  nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi më Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe Shërbimin Sporvues të Kosovës (SHSK). 

 

Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin  ndërmjet institucioneve si dhe përkrahja e objektivave strategjike në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit në Kosovë. 

 

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari dhe Zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani. 

 

Ndërsa më Shërbimin Sprovues marrëveshja u nënshkrua nga drejtori Jashari dhe  Drejtori i  Përgjithshëm i SHSK-së, Arsim Tahiri. 

 

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes të dy palët ranë dakord të bashkëpunojnë përmes aktiviteteve  të përbashkët për trajnimin e zyrtarëve të zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës. 

 

Më këtë rast  zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm, Kastriot Jashari, tha se  Akademia është e gatshme të lidh bashkëpunim më çdo institucion që merret më siguri më qëllim të avancimit të zbatuesve të ligjit.

 

Të gjitha palët nënshkruese të marrëveshjes vlerësuan se nënshkrimi i marrëveshjes hap shtigjet për bashkëpunim në fushën e trajnimeve që ka për qëllim avancimin e gjithë atyre që merren më sigurinë publike.

 

Në marrëveshje thuhet se institucionet do të kenë bashkëpunim të  ndërsjellët në ngritjen e kapaciteve të zyrtarëve të institucioneve të sigurisë publike,  AKSP në bashkëpunim të ngushtë me institucionet që ka nënshkruar marrëveshje përgatit  planin e trinimeve bazuar në analizën e nevojave për trajnim sipas rregullores në fuqi të  qeverisë për planifikimin e trajnimeve të cilat organizohen nga AKSP,  Akademia do të ofroj trajnime profesionale, themelore, të avancuara dhe të specializuara  të gjitha institucioneve të sigurisë publike më të cilat ka marrëveshje bashkëpunimi etj. 


Akademia nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me IPK dhe Doganën e Kosovës

Vushtrri, 20 shtator 2023 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe më Doganën e Kosovës (DK). 

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari dhe Kryeshefi Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj. 

Ndërsa me Doganën e Kosovës, marrëveshja u nënshkrua mes drejtorit Jashari dhe Drejtorit të Përgjithshme të doganës, Agron Llugaliu,


Marrëveshja ka për qëllim  arritjen e objektivave  të përbashkëta  strategjike  mes Akademisë dhe këtye institucioneve, në fushën e trajnimeve dhe ngritjen e cilësisë  në zhvillimin e kapaciteteve  në fushën e sigurisë publike.


Pikat kyçe të marrëveshjes se mirëkuptimit janë; Angazhimin e personelit trajnues të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe të Doganës së Kosovës  në ofrimin e programeve të trajnimit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Bashkëpunimin në ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të Institucioneve të Sigurisë Publike përmes trajnimeve, Krijimin e rrjetit të mentorëve për periudhën praktike në vend pune (Intership) të kadetëve të programit të trajnimit profesional etj. 

 

Ndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka bashkëpunim të ngushtë më të gjitha institucionet e sigurisë publike në vend.

 

Një delegacion nga Qendra e Trajnimeve në Maqedoninë e Veriut vizitoi Akademinë


Vushtrri, 19 shtator 2023  - Një delegacion nga Qendra e Trajnimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të shoqëruar edhe nga zyrtarët e misionit të OSBE-së në Shkup, sot bënë një vizitë studimore në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 

 

Delegacioni i cili ishte i kryesuar nga Suza Trajkovska, ndihmës Ministre e Qendrës së Trajnimit  u takuan më zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari. 

 

Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi  më për së afërmi me organizimin dhe praktikat e zbatuara nga Akademia sa i përket ofrimit të trajnimeve dhe arsimit të lartë për zbatuesit e ligjit në Kosovë.  

 

Gjatë takimit menaxhmenti i Akademisë para delegacionit në fjalë ka paraqitur strukturën organizative, formën e menaxhimit dhe metodologjinë e ofrimit të trajnimeve për zyrtarët e sigurisë publike në vend.

 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, e njoftoi delegacionin rreth historikut dhe të arriturave në AKSP, foli për strukturën organizative dhe  për trajnimin profesional dhe arsimin e lartë.

 

Në takim u zhvilluan diskutime rreth gjetjes së modaliteti për bashkëpunim edhe në të ardhmen.  

 

Më këtë rast drejtori Jashari  u shpreh i gatshëm që bashkëpunimin më  Qendrën Trajnimeve në Maqedoninë e Veriut të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

 

Përfaqësuesit nga Qendra e Trajnimeve në Maqedoninë e Veriut u njoftuan edhe rreth procesit të sigurimit të cilësisë dhe procesit të akreditimit të trajnimit profesional për institucionet e sigurisë publike dhe akreditimit ndërkombëtarë. 

 

Gjatë takimit të dyja palët shpreh vullnetin e tyre për një bashkëpunim edhe më të gjerë në fushën e sigurisë publike. 


Në takim mori pjesë edhe Sando Kitanov, këshilltarë i Lartë në Sektorin e Krimeve të Rënda  dhe të Organizuara në misionin e OSBE-së në Kosovë.

 

 Po ashtu të pranishëm  në takim dhe të cilët folën secili për fushën e vetë ishin edhe drejtori i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përbashkëta në AKSP, Rrahim Rexha, udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, Avni Istrefi, zëvendësuesi i Drejtorit të Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore, Shaban Bajrami dhe  Emin Uka, udhëheqës i Divizionit për Sigurim të Cilësisë në AKSP. 

Ndërsa, delegacioni nga Qendra e Trajnimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte i kryesuar nga  Suza Trajkovska, ndihmës ministre e Qendrës së Trajnimit,  Sonja Sekulovska, shefe e Departamentit të Dizajnimit të Kurrikulave,  James N Speros, këshilltar i Trajnimit Policor nga misioni i OSBE-së në Shkup dhe  Afrim Bajrami asistent i Programit në Njësinë e Zhvillimit Policor po ashtu nga misioni i OSBE-së në Shkup.  

 

Në fund delegacioni vizitoi kampusin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike


 

Në Akademi filluan garat të lojërave para sportive “Kosova 2023”

Vushtrri, 16 shtator 2023 –Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot  u bë hapja e lojërave para sportive “Kosova 2023” për personat më nevoja të veçanta, të cilat do të mbahen dy ditë radhazi. Në këto gara po marrin pjesë rreth 400 para atletë nga vendet e rajonit, nga Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

 

Pjesëmarrësit në  ceremoninë e hapjes së kësaj ngjarje u shpreh të gatshëm që t’u krijohen kushte edhe më të mirë  personave më nevoja të veçanta.

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti,  në ceremoninë e hapjes së këtyre lojërave, falënderoi Komiteti Paralimpik  për punën dhe angazhimin që është duke e bërë për personat me aftësi të kufizuara. 

 

Kryeministri Kurti, tha se pas anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare , Komiteti Paralimpik i Kosovës padyshim që ka korrur suksese të pamohueshme të cilat e ndihmojnë sportin, e ndihmojnë personat më aftësi të kufizuara dhe e afirmojnë shtetin e Kosovës në arene ndërkombëtare.

 

“Ju përgëzoj për këtë organizim dhe sukseset që po i tregoni sa i përket anëtarësimit në Organizata ndërkombëtare. Le të argëtohemi bashkë dhe sa më shumë le të shoqërohemi në mënyrë që ta mbështesim dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin edhe më së shumti të gjitha ata persona që janë më nevoja të veçanta apo me aftësi të kufizuara”, tha kryeministri Kurti. 

 

Kryetarja e Komiteti Paralimpik në Kosovë, Njomza Emini, duke thënë së kjo ngjarje është shumë më rëndësisë për të gjithë pjesëmarrësit në gara, tha se këtë ngjarje e bënë edhe më të rëndësishme pranimi i Komiteti Paralimpik  të Kosovës  në Komitetin Paralimpik Evropian. Emini, falënderoi të gjithë  ata që kanë ndihmuar në realizimin e kësaj ngjarja. 

 

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, duke  iu uroj suksese garueseve në lojërat,   tha  qeveria është e përkushtuar që t’i përmirësoj sa më shumë kushtet për sportin paralimpik.  “Energjia juaj na jep forcë dhe dëshirë që shumë gjëra të ndryshohen ne vendi ku jetojmë dhe i takojmë”, u shpreh Rexhepi.

 

Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, tha se ndjehet i nderuar që kanë mundësi ta përkrahin këtë komitet.

Më këtë rast Ristuccia e uroi Komiteti Paralimpik të Kosovës për pranimin në në Komitetin Paralimpik Evropian. 

 

Ndersa, drejtori i Departamentit për Siguri dhe Rend Publike në OSBE, Edward Anderson, tha se pavarësisht vështirësive, sukseset dhe rezultate nuk do të mungojnë. “Suksesi juaj është model për të gjithë edhe për ne”, u shpreh Anderson, duke i uruar sportistet e këtij komiteti që të mos ndalen asnjëherë. 

 

Kurse, drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Rrahim Rexha, tha se lojërat para sportive janë një aktivitet shumë i rëndësishëm që zhvillohen në Akademi.

Rexha tha se Akademi si çdo herë edhe sot edhe në të ardhmen është e gatshme të përkrah këtë komitet në realizimin e aktiviteteve të saja. “Akademia është e gatshme që edhe më tutje t’i përkrah  këto kategori  në realizimin e garave tuaja në sport”, u shpreh Rexha 

 

Edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, tha Kosova dhe institucionet e saja janë të angazhuara dhe kanë për synim avancimin e pozitës së personave më aftësi të kufizuara si në mërqinje, arsim, kulture, sport dhe në fusha të tjera. 

Në fund zv/ministri Dobra iu uroj suksese para sportistëve në garat e tyre dy ditore. 

 

Duke falënderuar për ftesën, garuesit  i përshëndeti edhe përfaqësuesja e lojërave paralipike nga Kroacia Antonia Balek. 


Lojërat të cilat do të marrin pjesë garuesit janë; Basketboll me karrige me rrota, Volejboll ulur, Tenis tavoline, Lojëra me shah, Forumi për diskutimin e librit “Përfshirja dhe edukimi fizik”, Gol për të verbëritë, Xhudo me rregulla paraolimpike, Futbolli 5, Tërheqje me litar të gjitha kategoritë, Shigjetë të gjitha kategoritë, Mundje krahu, Futboll i verbër, Vrapimi me çanta, Vizatimi \\\"Vizioni im, të drejtat e mia\\\" etj.  

Drejtuesit e AKSP-së dhe IPK-së zhvilluan vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

Vushtrri, 15 shtator 2023 - Gjatë periudhës kohore 14 - 15.09.2023, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, zhvilluan vizitat e përbashkëta në dy institucione të rëndësishme të zbatimit të ligjit në Republikën e Çekisë, në Inspektoratin e Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë (GIBS) dhe Akademinë Policore të Republikës së Çekisë (APÇ), në Pragë.


Gjatë vizitave të përbashkëta në këto dy institucione, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve ndërmjet IPK-së dhe GIBS si dhe fillimin e ndërtimit të bashkëpunimit në mes të AKSP-së dhe APÇ. 


Autoritetet e rëndësishme të Çekisë shprehen gatishmërinë për bashkëpunimin dhe mbështetje për institucionet respektive të Kosovës dhe palët u pajtuan që takimet e ardhshme të zhvillohen në Kosovë dhe të diskutohen për fushat konkrete të bashkëpunimit. 

 

Në Akademi filloi “Shkolla Ndërkombëtare për Stafin Policor dhe Komandues”

Vushtrri, 28 gusht 2023 –  Dyzet zyrtarë të lartë  nga institucionet e ndryshme të sigurisë publike në Kosovë,  sot filluan “Shkollën Ndërkombëtare për Stafin Policor dhe Komandues”,  e cili do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 

 

Kjo shkollë u organizua nga Qendra për Siguri Publike në Universitetit Northwestern të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe e mbështetur nga Programi Ndërkombëtar i Përkrahjes së Trajnimit të Hetimit të Krimit  (ICITAP) në Kosovë. 

 

Në ceremoninë e hapjes, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, tha se programet si “Shkolla Ndërkombëtare për Stafin Policor dhe Komandues”, janë shumë të rëndësishme për të gjitha institucionet e sigurisë publike në vend. 

 

“Dua të përshëndes Kimberly Riffe udhëheqëse e programit të ICITAP-it në Kosovë, për gjithë kontributin e saj ndaj institucioneve të Kosovës. Për, Akademinë është kënaqësi e veçantë që për të shtatën herë me radhë organizohet kjo shkollë e cila ofron njohuri të jashtëzakonshme për gjithë pjesëmarrësit e  institucioneve të sigurisë”, tha Jashari duke vlerësuar se pjesëmarrësit do të kenë mundësi t’i përforcojnë njohurit e tyre  në fushën  e sigurisë publike. 

 

Pjesëmarrësit i përshëndeti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

 

Hoxha tha se ky kurs ka rëndësi të veçantë për policinë dhe për gjitha institucionet e zbatimit të ligjit në vend.  Drejtori Hoxha duke folur për të arriturat e policisë, falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e dhënë në vazhdimësi institucioneve të sigurisë në Kosovë.

 

Ndërsa,  instruktori Maichael McGuigan, para pjesëmarrësve foli rreth moduleve të kursit.

 

Pasi që në këtë shkollë marrin pjesë të gjitha institucionet e sigurisë në vend, McGuigan tha se trajnimet shtesë janë shumë të rëndësishme për gjithë zbatuesit e ligjit. 

 

“Unë e falënderoi ICITAP-in që na mundësoj që të vijmë në Kosovë dhe të ofrojmë këtë kurs, kjo është hera e shtatë që kemi pasur mundësinë që të punojmë më vëllezërit dhe motrat e mija nga ana tjetër e botës”, tha McGuigan. 

 

 Në ketë ceremoni morën marrë pjesë edhe gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës Enver Cikaqi,  Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, përfaqësuesi nga Inspektorati Policor i Kosovës, Bajram Fetahu, përfaqësuesi nga Dogana e Kosovës, Driton Azemi, si dhe përfaqësues  tjerë vendor dhe ndërkombëtarë. 

 

Shkollën Ndërkombëtare për Stafin Policor dhe Komandues,  janë duke e vijuar zyrtarë nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor, Shërbimit Korrektues i Kosovës, zyrtarë  nga Forca e Sigurisë së Kosovës si dhe Dogana e Kosovës.

 

Shkolla Ndërkombëtare për Stafin Policor dhe Komandues do të zgjasë dhjetë javë, ligjërues do të jenë profesor nga Universiteti Northwestern.