Lajmet
Lajmet
Në Akademi u mbajt tryezë me temën “Rendi i ri botëror dhe siguria kombëtare”
Vushtrri, 07 maj 2024- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt tryezë me temën “Rendi i ri botëror dhe siguria kombëtare”, ku u diskutua gjendja e sigurisë në vend.
Kjo tryezë është organizuar nga Shoqata e Pensionistëve të TMK/FSK dhe Simpatizantëve “ELITA” në kuadër të javës së sigurisë.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, duke folur rreth situatës së sigurisë tha se është shumë e rëndësishme për të debatuar rreth sfidave më të cilat ballafaqohen institucionet e sigurisë publik. Ai tha se situata e sigurisë është sfidë e madhe për gjithë globin.
Jashari vlerësoi se çdo diskutim që bëhet mund të kontribuojë për të gjetur faktorët të cilët mund të ndikojnë në sigurinë e përgjithshme të vendit.
“Akademia është gjithmonë e gatshme që të përkrahë ngjarje të tilla që kanë një rëndësi të veçantë për sigurinë e vendit në përgjithësi”, tha drejtori Jashari.
Në këtë tryezë morën pjesë, përfaqësues të shoqatës në fjalë, zëvendësministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Shemsi Syla, zyrtarë nga institucionet e sigurisë dhe shoqërisë civile në Republikën e Kosovës.
Zëvendësministri Syla duke u vlerësuar lartë organizimin e kësaj tryezë, në fjalimin e tij temë ishte “Mbrojtja gjithëpërfshirëse si koncept i kombinuar i shekullit XXI”, për të cilën tha se nënkupton që në gjendje lufte ose emergjence, të gjitha funksionet e shoqërisë, si ushtarake ashtu edhe ato civile, përfshihen në përpjekjet e mbrojtjes.
Zv/ministri Syla foli për shtyllat e mbrojtjes totale, duke i sqaruar në detaje veç e veç, siç janë: mbrojtja ushtarake, mbrojtja civile, mbrojtja ekonomike, mbrojtja sociale, mbrojtja digjitale dhe mbrojtja psikologjike.
Skender Agaj, Zyrtar për Marrëdhënie me Jashtë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike foli rreth rolit dhe misionit të AKSP-së duke i njoftuar të pranishmit se Akademia është përgjegjës për ofrimin e trajnimit, arsimit të lartë dhe hulumtimit në fushën e sigurisë publike për institucionet e sigurisë në vend.
Gjatë kësaj tryeze Agaj i njoftoi të pranishmit edhe për bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar që ka Akademia më institucionet e sigurisë brenda dhe jashtë vendi.
Po ashtu gjatë kësaj tryeze u diskutuan edhe temat si ajo e sulmi serb në Banjskë të Mitrovicës, Siguria kombëtare në dritën e konfliktit Ukrainë – Rusi etj .
Javën e sigurisë tashmë është aktivitet tradicional i organizuar nga Shoqata e Pensionistëve të TMK/FSK-së në Kosovës, ku zhvillohen disa aktivitete në disa qytete të vendit.
Në Akademi filloi trajnimin gjenerata e 60 e kadetëve të Policisë së Kosovës
Vushtrri, 29 prill 2024 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot filloi trajnimin themelor “zyrtar policor”, gjenerata e 60 e kadetëve të policisë së Kosovës.
Kjo gjeneratë e cila numëron 460 kadetë, gjatë trajnimit do të marrin njohuritë e nevojshme sipas standardeve me të larta evropiane, për t’i kryer detyrat me profesionalizëm në shërbim të qytetarëve.
Diplomoi gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës
Vushtrri, 18 prill 2024 – Pas përfundimit të trajnimit për zyrtarë policor, të mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), 445 kadetët të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës sot bënë betimin e tyre për t’i shërbyer Republikës së Kosovës.
Gjatë ceremonisë së diplomimit ku morën pjesë të gjithë krerët e shtetit, kadetët u betuan së do të kujdesën për sigurinë dhe paqen e gjithë qytetarëve të vendit, pa dallim.
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, duke iu dëshiruar suksese në punë të sapo diplomuarve, tha se të kujdesesh për sigurinë e qytetarëve të vendit është sfidë dhe privilegj shumë i madh.
“Të jesh polic nuk është thjesht një profesion, është një mision e një kauzë për një mjedis ku të gjithë ndihen të sigurt e të lirë. Kjo punë kërkon guxim përballë vështirësive, dhembshuri e përkrahje në momente të caktuara dhe përkushtim të palëkundur ndaj betimit të cilin do ta bëni të gjithë sot”, tha presidentja Osmani.
Presidentja Osmani tha Kushtetuta e Republikës së Kosovës është udhërrëfyese e punës së tyre. “Do t’u bashkoheni radhëve të policisë për ta realizuar me vendosmëri përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e republikës sonë...”, tha presidentja Osmani.
Policëve të rinj iu uroj suksese në punë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti.
Kryeministri Kurti tha se vendit tonë do t’i shtohen edhe 445 policë të rinj të cilët do të shërbejnë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
“Të figura e policit janë të përbashkuara personifikimi i zbatimit të ligjit dhe i respektimit të rendit publik si dhe vet imazhi dhe autoriteti i shtetit dhe shoqërisë përkatëse”, tha kryeministri Kurti.
Gjatë fjalimit kryeministri Kurti u shpreh i lumtur që numri I femrave që po inkuadrohen në Policinë e Kosovës është në rritje e sipër.
“Kjo do të thotë se raporti gjinor i kësaj gjenerate është 1 me 4, apo çdo i pesti pjesëtar është police”, u shpreh kryeministri Kurti duke thënë se nga 445 policët që do të betohen sot, 345 janë djem dhe 100 vajza.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kjo ditë është shumë e rëndësishme për vendin dhe Policinë e Kosovës.
“Ju do të jeni pjesë e një organizate të madhe, e ngritur mbi parimet e shërbimit të barabartë për të gjithë qytetarët tanë dhe garantimin e sundimit të rendit dhe ligjit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”, tha ministri Sveçla.
Ministri Sveçla tha se respektimi i Kushtetutës së Kosovës, mbrojta e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit janë parimet dhe vlerat e qarta të Policisë së Kosovës të cilat duhet t’i bartni në çdo ditë të punës suaj.
Kadetët të cilët që nga sot do t’i bashkohen Policisë së Kosovës i përshëndeti edhe Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha, Drejtori Hoxha kërkoj nga ta që gjatë punës së tyre të respektojnë Kushtetutën e Kosovë, të kujdesën për rend dhe siguri për gjithë qytetarët e vendit tonë.
Drejtori Jashari u takua me një delegacion nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit
Vushtrri, 11 prill 2024 - Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Kastriot Jashari, priti sot në takim Ellen Alegranti, zyrtare e Punëve te Jashtme për Kosovë dhe Shqipëri, nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), departamenti i shtetit amerikan, Patrice Lindor këshilltari i programit për Shërbimin Korrektues dhe Zbatimin e Ligjit si dhe Diellza Azemin, asistente administrative nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.
Qëllimi i vizitës ishte që të njihen më përse afërmi me rolin dhe përgjegjësit e Akademisë si institucion i trajnimit dhe arsimit të lartë për zbatuesit e ligjit në Republikën e Kosovës, për të arriturat dhe sfidat e Akademisë.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së së Kastriot Jashari, gjatë fjalimit hyrës e njoftoi delegacion për punën, sfidat dhe të arriturat e Akademisë, shprehu falënderimin e pa rezervë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën, e që përmes INL, ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, ICITAP në vazhdimësi ka ofruar ndihmën dhe përkrahjen për Akademinë në ngritjen profesionale të pjesëtarëve të sigurisë publike, si dhe për gatishmërinë e tyre për t'i ofruar ndihmë Akademisë edhe në të ardhmen.
Pa kontributin e SHBA-ve, me theks të veçantë ICITAP-it, nuk do të ishte e mundur të mendohet zhvillimi i Akademisë deri në këtë stad, apo nivel të lartë të arritjes se standardeve ndërkombëtare.
Jashari siguroi të pranishmit se misioni dhe vizioni i Akademisë do të vazhdojë t'i ruaj standardet e larta të trajnimit dhe arsimit të lartë për të gjithë zyrtarët e sigurisë publike.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni pati mundësinë të vizitoi edhe njërën prej klasave të Trajnimit Profesional për Zyrtar Korrektues të gjeneratës së 44-të si dhe kampusin e AKSP-së me objektet përcjellëse.
Në Akademi u mbajtën lojërat para sportive “Kosova 2024”
Vushtrri, 2 mars 2024 –Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u mbajtën lojërat para sportive “Kosova 2024\", për personat më nevoja të veçanta, më qëllim të përgatitjes për Lojrat Paralimpike Paris 2024.
Kryetarja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini falenderoj Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Misioni i UNMIK në Kosovë, që kanë mundësuar organizimin dhe realizimin e kësaj ngjarje shumë të rëndësishëm.
Në theks të veçantë Emini, falënderojë Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e fuqishme që po ua bënë Komitetit Paralimpik të Kosovës.
Ndërsa, drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Rrahim Rexha, tha se lojërat para sportive janë një aktivitet shumë i rëndësishëm që zhvillohen në Akademi.
“Akademi ka qene dhe është e gatshme të përkrah këtë komitet në realizimin e aktiviteteve të saja. Ne do të vazhdojmë që edhe më tutje t’i përkrah këto kategori” , u shpreh Rexha.
Halil Kurmehaj këshilltar i zëvendëskryeministrit tha se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë t’i përkrah personat me nevoja të veçanta. “Si Qeveri e Kosovës po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që të përmirësojmë jetën e personave më aftësi të kufizuar. Vetëm këtë vit kemi shumëfishuar fondet për sportet paralimpike të Kosovës. Kemi ndarë fonde të shumta për Komitetin Paralimpik të Kosovës, për federatat sportive dhe ju premtojmë se nuk do të ndalemi me kaq, do ta vazhdojmë t’i përkrahim personat me nevoja të veçanta”, u shpreh Kurmehaj.
Lojërat të cilat do të marrin pjesë garuesit janë; Basketboll me karrige me rrota, Volejboll ulur, Tenis tavoline, Lojëra me shah, Gol për të verbëritë, Xhudo me rregulla paralimpike, Mundje krahu, Futboll i verbër, Vrapimi me karrocë etj.
Këto lojëra u organizuan nga Komiteti Paralimpik i Kosovës, së bashku me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Misioni i UNMIK në Kosovë dhe u përkrahen nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike.
AKSP dhe FSK nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
Vushtrri, 22 shkurt 2024 - Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Kastriot Jashari sot nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes - Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Memorandum Bashkëpunimi u nënshkrua nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari dhe shefi i Sektorit të Operacioneve dhe Trajnimeve të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, kolonel Astrit Haliti.
Qëllimi i këtij memorandum bashkëpunimi është përcaktimi i bashkëpunimit reciprok në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të pjesëtarëve të sigurisë dhe mbrojtjes.
Në marrëveshje thuhet se institucionet do të kenë bashkëpunim të ndërsjellët në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive të trajnimeve, hulumtimit dhe zhvillimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përmes shkëmbimit të personelit.
Një nder pikat e memorandum bashkëpunimin është bashkëpunimi në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta siç janë: seminaret, simpoziumet, konferencat, shkëmbimi i botimeve dhe materialeve të tjera të interesave të përbashkëta.
.
Drejtori Jashari u takua me zëvendësministren e Punëve të Brendshme të Bullgarisë Ivelina Dundakova
Vushtrri, 20 shkurt 2024 – Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme në Republikën e Bullgarisë Ivelina Dundakova, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u takua më zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari. Delegacioni nga Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë gjatë vizitës në Akademi ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Bardhyl Dobra.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Akademisë Kastriot Jashari duke e falënderuar delegacioni në fjalë për vizitën, e informoi me zhvillimet e përgjithshme të AKSP-së.
Jashari përvec tjerash gjatë këtij takimi foli rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë që ka Akademia. Drejtori Jashari shprehi nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve në fushën e sigurisë publike për zbatuesit e ligjit.
Jashari tha se Akademia gëzon përkrahje të madhe nga organizatat ndërkombëtare që i përkasin fushës së sigurisë publike. Jashari tha se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave më institucionet e sigurisë publike nga Bullgaria është i mirëseardhur.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Kosovë Bardhyl Dobra, duke falënderuar zv/ministren Dundakova për vizitën u shpreh i gatshëm për bashkëpunim më Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Akademinë e Sigurisë Publike sa u përket trajnimeve në fushën e sigurisë publike.
Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme në Republikën e Bullgarisë Ivelina Dundakova, vlerësoj lartë të arriturat në Akademi. Më këtë rast Dundakova vlerësoi se nënshkrimi i marrëveshjes se bashkëpunimit më Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në fushën e trajnimeve për siguri publike dhe shkëmbimin e përvojave mes institucioneve është shumë i rëndësishëm.
Drejtori Jashari u takua me drejtorin e Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë Prindon Sadriu
Vushtrri, 14 shkurt 2024 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, priti sot në takim drejtorin e Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Prindon Sadriu, i shoqëruar nga Lulëzim Pllana udhëheqës i Divizionit për Politika të Sigurisë dhe Saranda Stublla zyrtare e misionit diplomatik në MPJD.
Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutime rreth mundësisë së bashkëpunimit ndërkombëtarë në zhvillimin e trajnimeve në fushën e sigurisë në vend.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së, Kastriot Jashari e njoftoi delegacioni për rolin dhe mandatin e Akademisë. Jashari gjatë këtij takim përmendi të arriturat që janë realizuar, njëkohësisht edhe për sfida nëpër të cilat ka kaluar Akademia.
Më këtë rast Jashari bëri një prezantim të detajuar rreth strukturës së trajnimeve, rreth bashkëpunimit që ka Akademia me institucionet ndërkombëtare të sigurisë si dhe për proceset nëpër të cila është duke kaluar AKSP.
Në kuadër të bashkëpunimit që Akademia ka me institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare palët gjatë takimit u dakorduan që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe më shumë.
Duke përmendur disa trajnime që janë realizuar në Akademi për zyrtarët ndërkombëtarë të sigurisë publike, Jashari tha se Akademia ka kapacitet dhe është e gatshëm që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.
Ndërsa, drejtori i Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Prindon Sadriu vlerësoi lartë të arriturat në Akademi.
Drejtori Sadriu foli për prioritet që ka MPJD-ja siç është anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe rajonale të sigurisë. Ai vlerësoi se ky mision përmbushet duke përforcuar bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë.
Delegacioni nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, vizitoi kampusin e Akademisë.
Drejtori Jashari ka marrë pjesë në “Forumin për bashkëpunim strategjik” në EUROPL
Hagë/ Holandë, 31 janar 2024 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademinë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, është duke marrë pjesë në aktivitetin “Forumi për bashkëpunim strategjik”, i organizuar nga CEPOL-i dhe EUROPOL-i.
Qëllimi i kësaj ngjarje ishte diskutime më përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse rreth projektit WB PaCT, projekt i CEPOLI-it, kundër krimit dhe terrorizmit në Ballkanit Perëndimor.
Gjatë mbajtjes së këtij forumi drejtori i Akademisë, Kastriot Jashari ka bërë një prezantim se si Akademia i përgjigjet nevojave të Policisë së Kosovës për ngritje të kapaciteteve, trajnimet që zhvillohen rreth luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit etj.
Po ashtu drejtori Jashari ka folur edhe rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë që ka Akademia ndër vite me vendet e ndryshme në Evropë dhe më gjerë.
Në këtë forum kanë marrë pjesë drejtori Jashari së bashku më Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Rron Krasniqi përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Besnik Sallahu zyrtar ndërlidhës në EUROPOL.
Pala nga Kosova u shpreh e gatshëm që bashkëpunimi me EUROPL-in dhe CEPOLI-in të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ky forum është mbajtur në EUROPOL më seli në Hagë dhe ka zgjatur dy ditë radhazi.
Në Akademi filloi trajnimin gjenerata e 59 e kadetëve të Policisë së Kosovës
Vushtrri, 22 janar 2024 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot kanë filluar trajnimin themelore për zyrtar policor, 444 kadetë të rinj të Policisë së Kosovës.
Kadetëve të gjeneratës së 59 ju dëshiruan suksese dhe i inkurajuan që të angazhohen maksimalisht në marrjen e njohurive në fushën e sigurisë publike.
Përmes këtij trajnimi kadetët policorë marrin njohuritë e nevojshme sipas standardeve me të larta evropiane për t’i kryer detyrat me profesionalizëm në shërbim të qytetarëve.
Mbi 2500 zyrtarë kanë vijuar trajnimet gjatë vitit 2023 në Akademi
Vushtrri, 19 janar 2024 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), gjatë vitit 2023 kanë kryer trajnime mbi 2500 pjesëtarë të sigurisë publike në Kosovë dhe jo vetëm, ndërsa janë mbajtur mbi 80 trajnime.
Në Akademi i cili është institucioni më i lartë për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në Kosovë, janë zhvilluar edhe shumë aktivitete tjera që lidhen më fushën e sigurisë në vend.
Gjatë vitit që e lamë pas janë mbajtur trajnime nga të gjitha agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës (PK), Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), Dogana e Kosovës (DK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Inspektorati Policor i Kosovës etj.
Në përkrahje të dy partnerët ndërkombëtarë, si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) dhe (ICITAP), Akademia gjatë gjithë kohës ka ofruar trajnime me cilësi të lartë profesionale me standarde ndërkombëtare.
Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, në Akademi janë trajnuar edhe pjesëtarë të sigurisë publike nga shtetet e rajonit dhe me gjerë. Akademia është bërë vendqëndrim primar i trajnimit në fushën e sigurisë publike.
Ndryshe vizioni i Akademisë është që edhe në të ardhmen të përgatisë dhe të aftësojë zyrtarë që kujdesen për mbajtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në Akademi filloi trajnimi i gjeneratës së re të Shërbimit Korrektues
Vushtrri, 15 janar 2024 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi trajnimi profesional zyrtar korrektues i gjeneratës së 44-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).
Kjo gjeneratë numëron gjithsej 70 kadetë.
Menaxhmenti i lartë i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike i përshëndeti kadetët e rinj duke iu uruar suksese në drejtimin që ata kanë zgjedhur.
Kadetët do të trajnohen sipas plan programeve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.