}

NewsArticle

12/11/2025

Takimi konstituiv i Bordit të Rrjetit Alumni në AKSP

Vushtrri, 12 nëntor 2025 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) u mbajt takimi i parë konstituiv i Bordit të Rrjetit Alumni. Në këtë takim morën pjesë ish-studentë të Akademisë, sot pjesëtarë të institucioneve të sigurisë publike dhe anëtarë të Bordit të Rrjetit Alumni, duke shënuar një moment të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet AKSP-së dhe komunitetit të saj të alumnive.

Takimin e hapi U.d. Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, z. Shpend Shabani, i cili theksoi rëndësinë strategjike të funksionalizimit të Rrjetit Alumni si një mekanizëm jetik për ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme dhe përfshirjen aktive të ish-studentëve në zhvillimin e mëtejmë të Akademisë. Ai rikujtoi se roli i Rrjetit Alumni është të forcojë marrëdhëniet ndërmjet AKSP-së dhe ish-studentëve të arsimit të lartë, të ofrojë këshilla për zhvillimin institucional, të nxisë rrjetëzimin profesional dhe të kontribuojë në promovimin e vlerave të arsimit, integritetit dhe etikës profesionale. Po ashtu, Rrjeti pritet të zhvillojë aktivitete profesionale, sociale, kulturore e kërkimore, duke mbështetur publikimet shkencore dhe nisma të tjera të rëndësishme për komunitetin e sigurisë publike.

Në vijim, u prezantua përbërja e Bordit të Rrjetit Alumni dhe u diskutua draft-plani vjetor i punës, i cili do të shërbejë si dokument udhërrëfyes për aktivitetet dhe objektivat e Bordit gjatë vitit të ardhshëm. Plani parasheh nisma për forcimin e integritetit akademik, rritjen e përfshirjes së alumnive, organizimin e trajnimeve, ligjëratave dhe aktiviteteve të tjera profesionale e komunitare.

Me votim unanim, znj. Zijavere Keqmezi u zgjodh Kryesuese e Bordit të Rrjetit Alumni të AKSP-së, duke marrë besimin e anëtarëve për të udhëhequr punën dhe zhvillimin e mëtejmë të Rrjetit.

Takimi u përmbyll me zotimin e anëtarëve për bashkëpunim të ngushtë dhe përkushtim të plotë në përmbushjen e mandatit të Bordit, duke vendosur një themel të qëndrueshëm për funksionimin dhe avancimin e Rrjetit të Alumni të AKSP-së.


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Bibliotekës së Akademisë i shtohen dhjetëra tituj të rinj librash në fushën e sigurisë publike
Bibliotekës së Akademisë i shtohen dhjetëra tituj të rinj librash në fushën e sigurisë publike

Vushtrri, 18 nëntor 2025 - Biblioteka e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është pasuruar me dhjetëra tituj të rinj librash në gjuhën angleze, të botuar nga shtëpi botuese ndërkombëtare. Këto libra përfshijnë fusha të ndryshme të sigurisë publike dhe janë pjesë e literaturës së programit të ri studimor “Bachelor në Siguri Publike”, i cili aktualisht është në procedurë të akreditimit nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Me këtë koleksion të ri, studentët dhe stafi akademik kanë mundësi të zgjerojnë edhe më tutje qasjen në literaturë bashkëkohore që mbështet studimet, hulumtimet dhe mësimdhënien bashkëkohore. Librat ndihmojnë në rritjen e cilësisë së programit studimor, gjithashtu ofrojnë kushte për përmirësimin e përgatitjes profesionale dhe forcimin e kapaciteteve akademike të Akademisë.

Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të Akademisë dhe krijimin e një mjedisi të pasur me burime moderne të literaturës për të gjithë studiuesit dhe studentët e fushës së sigurisë publike.


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës