}

NewsArticle

16/10/2025

AKSP merr pjesë në punëtorinë profesionale të organizuar nga Policia Federale Gjermane për modernizimin e trajnimeve në fushën e sigurisë publike

 

Eschwege, Gjermani, 16 tetor 2025 - Përfaqësues të lartë të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) morën pjesë në punëtorinë profesionale të organizuar nga Policia Federale Gjermane në qendrën e saj të edukimit në Eschwege, Gjermani në kuadër të projektit evropian “EU-ISF SCOPE III – Virtual Classroom”. Në këtë aktivitet morën pjesë gjithashtu zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe të Akademisë së Sigurisë të Shqipërisë. Ky aktivitet u organizua dhe u kordinua me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Punëtoria kishte për qëllim prezentimin dhe ndarjen e praktikave dhe përvojave mbi modernizimin e trajnimeve dhe arsimimit në fushën e sigurisë publike, në fokus të policisë, përmes përdorimit të platformave digjitale dhe metodave bashkëkohore të mësimdhënies, si mësimi elektronik (E-Learning) dhe trajnimi hibrid. Pjesëmarrësit u njohën me përvojat dhe praktikat e Policisë Federale Gjermane në fushën e edukimit virtual, integrimin e E-Learning në programet e trajnimit, përdorimin e klasave virtuale si “Big Blue Button”, ndërtimin e kurseve digjitale, si dhe me organizimin e qendrave të koordinimit për dizajn mediatik.

Kjo përvojë ndihmon në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të AKSP-së, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të programeve të trajnimit. Modernizimi i metodave të mësimdhënies dhe integrimi i teknologjive të reja në procesin trajnues dhe arsimor mbeten prioritete të rëndësishme për AKSP-në, në funksion të përgatitjes së zbatuesve të ligjit për sfidat e reja të mjedisit të sigurisë publike.

AKSP shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Policinë Federale Gjermane dhe Ambasadën Gjermane në Tiranë për organizimin dhe mbështetjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm, si dhe për mundësinë që iu dha përfaqësuesve të AKSP-së për të marrë pjesë dhe për të shkëmbyer përvoja profesionale në kuadër të këtij projekti evropian me rëndësi të veçantë për zhvillimin e trajnimeve moderne në fushën e sigurisë publike.


  • Share:

Lexo lajme tjera:

AKSP, Anëtare Themeluese e Rrjetit Rajonal të Akademive Policore/Qendrave të Trajnimeve të Evropës Juglindore (RAPATC SEE)
AKSP, Anëtare Themeluese e Rrjetit Rajonal të Akademive Policore/Qendrave të Trajnimeve të Evropës Juglindore (RAPATC SEE)

 

Shkup, 16 tetor 2025 - Të martën në Shkup u themelua Asociacioni Rajonal i Akademive Policore/Qendrave të Trajnimeve të Evropës Juglindore (RAPATC SEE), ku morën pjesë përfaqësuesit e Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Moldavisë.

 

Deklaratën e Përbashkët të themelimit të Asociacionit Rajonal të Akademive Policore të Evropës Juglindore, në emër Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, e nëshkruajti Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, z. Shpend Shabani i cili ka marrë pjesë në konferencë i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme z.Rrahim Rexha.

Konferenca themeluese e Asociacionit, është organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veiut e përkrahur nga OSBE-ja dhe Projekti “Mbështetja e BE-së për Forcimin e Luftës Kundër Kontrabandës dhe Trafikimit të Migrantëve me Qenie Njerëzore.

 

Pjesëmarrësit e Konferencës vlërsuan se themelimi i Asociacionit RAPAC SEE, shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit rajonal në fushën e arsimit dhe trajnimit policor, me qëllim forcimin e profesionalizmit dhe sigurisë publike në rajon.

 

Gjatë Konferencës themeluese që zgjati tri ditë, pjesëmarrësit trajtuan në detaje parimet udhëheqëse, objektivat dhe detyrat e Asociacionit, i cili synon të thellojë bashkëpunimin rajonal në fushën e trajnimeve dhe arsimit për zyrtarët e institucioneve të zbatimit të ligjit. U theksua rëndësia e bashkërendimit të përpjekjeve për të harmonizuar kurrikulat e trajnimit, për të zhvilluar programe të përbashkëta trajnuese dhe për të inkurajuar kërkimin shkencor dhe zhvillimin profesional. Gjithashtu, u nënvizua rëndësia e mbështetjes së programeve të shkëmbimit të instruktorëve dhe praktikantëve, me qëllim zgjerimin e perspektivave dhe përmirësimin e aftësive përmes përvojës së përbashkët ndërkombëtare.

 


 

Lexo më shumë
Përfaqësuesit e AKSP-së morën pjesë në takimin e organizuar në Kroaci në kuadër të projektit “Përpjekje e përbashkët për ndërtimin e kapaciteteve: Mbikëqyrja e kufijve duke respektuar të drejtat e njeriut”
Përfaqësuesit e AKSP-së morën pjesë në takimin e organizuar në Kroaci në kuadër të projektit “Përpjekje e përbashkët për ndërtimin e kapaciteteve: Mbikëqyrja e kufijve duke respektuar të drejtat e njeriut”

 

Zagreb, Kroaci, 29 tetor - Me ftesë të Akademisë së Policisë së Kroacisë “Polici i Parë Kroat”, përfaqësuesit e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), z.Shpend Shabani, Ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm, dhe z.Avni Istrefi, Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, së bashku me përfaqësues nga Policia e Kosovës morën pjesë në takimin e udhëheqësve të Institucioneve të arsimit policor dhe përfaqësuesve të policisë kufitare në kuadër të projektit “Përpjekje e përbashkët për ndërtimin e kapaciteteve: Mbikëqyrja e kufijve duke respektuar të drejtat e njeriut  (“Common effort on capacity building: Border surveillance with respect to human rights”), që u mbajt më 28-29 tetor 2025 në Zagreb, Kroaci.

Ngjarja u organizua nga Akademia e Policisë e Kroacisë “Polici i parë kroat”, në bashkëpunim me Akademinë Federale të Policisë së Lübeck, Gjermani, dhe mblodhi përfaqësues nga institucione të arsimit policor dhe të policisë kufitare nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Polonia.  

Gjatë takimit, fokusi kryesor ishte vlerësimi i ndikimit të trajnimeve të zhvilluara në kuadër të projektit në shpërndarjen e njohurive dhe përvojave të pjesëmarrësve tek kolegët e tyre në vendet përkatëse, si dhe shkëmbimi i ideve për fusha të reja bashkëpunimi, përfshirë trajnime në zbulimin e mashtrimeve me dokumente dhe zhvillimin e kapaciteteve në arsimin e të rriturve.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë ngjarje, përfaqësuesit e AKSP-së zhvilluan takime me delegacionet pjesëmarrëse, me fokus në inicimin dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e arsimit policor dhe zhvillimit profesional. Gjatë këtyre takimeve, AKSP prezantoi ide dhe mundësi për bashkëpunime të mëtejshme, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve të arsimit policor në rajon dhe Evropë.

Në përmbyllje të takimit, u theksua se kontributi i përbashkët i të gjitha palëve pjesëmarrëse riafirmon se përmes bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta mund të ndërtohen kufij më të sigurt, duke respektuar njëkohësisht të drejtat themelore të njeriut.


 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës