Certifikohen 12 zyrtarë në Trajnimin për Trajner në zhvillimin e Kurrikulave në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 14 tetor 2025 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) u mbajt ceremonia e certifikimit të 12 zyrtarëve, të cilët përfunduan me sukses Trajnimin për Trajner në zhvillimin e Kurrikulave. Trajnimi u organizua nga OSBE-ja në mbështetje të Akademise së Kosovës për Siguri Publike
Përveç zyrtarëve të AKSP-së, në këtë trajnim morën pjesë edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), Shërbimi i Shprovues i Kosovës (SHSK) si dhe Dogana e Kosovës (DK).
Pragrami i trajnimi u zhvillua në dy faza, ku gjatë javës së parë pjesëmarrësit ndoqën trajnim intensiv, ndërsa gjatë dy javëve pasuese ata realizuan punë individuale me fokus në përforcimin e njohurive dhe praktikimin e shkathtësive të fituara.
Me këtë rast, Drejtori i Departametit të Trajnimeve Divizionit dhe Përkrahjes Profesionale, z. Kastriot Jashari, shprehu falënderime të veçanta pë Misionin e OSBE-së,si partnere strategjike në rrugëtimin e AKSP-së, në realizimin e misionit dhe objektivave për avancimin e institucioneve të sigurisë publike të Republikës së Kosovës.
“Pjesëmarrja në këtë trajnim për zhvillimin e kurrikulave, na bënë shumë më kompetentë për faktin se Akademia, asetet esenciale i ka Agjensitë e Sigurisë Publike, dhe se investimi në AKSP është investim në sigurinë publike. Prandaj ky program trajnues do të ndikojë drejtpërdrejt në ngritjen e standardeve të edukimit dhe trajnimit, duke fuqizuar rolin e AKSP-së si qendër e ekselencës në fushën e sigurisë publike”, tha z.Jashari.
Drejtori për Rend e Siguri Publike i OSBE-së z.Bertram Welsing, vlerësoi punën e Akademisë në fushën e sigurisë së e vendit, ndërsa uroi pjesëmarrësit në trajnim dhe vlerësoi lartë motivin e tyre për avancim në zhvillimin e kurrikulave.
Tutje theksoi ai se ky trajnim është një hap i rëndësishëm për ndërtimin e kapaciteteve profesionale të trajnerëve vendorë, të cilët do ti japin një vlerë edhe më të madhe sistemit të përgjithshëm të sigurisë në Kosovë.
Përfaqësuesit e dy institucioneve shprehën vullnetin e vazhdimit të bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë publike edhe në të ardhmen.