Lajmet
Lajmet
Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Drejtësisë të Karolinës së Veriut të SHBA-ve
Vushtrri, 4 tetor 2024 - Sot në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri,u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet saj dhe Akademisë sëDrejtësisë të Karolinës së Veriut (ADKV) në SHBA. Marrëveshja u nënshkrua ngaKastriot Jashari, Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së dhe Chris Anderson, Zëvendës Drejtor për Trajnime i ADKV. Në këtë ceremoni morën pjesëpersonalitete të larta vendore dhe ndërkombëtare, si: Jeta Tela Shela, Shefe ekabinetit dhe Këshilltare e lartë e Ministrit të Punëve të Brendshme, EdwardAnderson, Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike (DRSP) në Misionine OSBE-së në Kosovë, Giovanni Galzignato, Udhëheqës i Shtyllës së Monitorimit në EULEX, Enver Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë dhe personalitete të tjera.
Në fjalën e tijhapëse, Kastriot Jashari, zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së falënderoi mysafirët nga Amerika e largët që kishin ardhur në Kosovë për të nënshkruar këtë Marrëveshje. Ai në vijim vuri në pah se, përkundër bashkëpunimit ndërkombëtartë zhvilluar në AKSP, kjo ishte hera e parë që institucioni që ai udhëheq e kaformalizuar bashkëpunimin me ndonjë institucion nga SHBA-të. Duke folur për përmbajtjene Marrëveshjes, Jashari në fund u zotua për zbatimin sa më të plotë të kësaj marrëveshjeje. Në nderim të viktimave të uraganit Helene në Karolinën e Veriutdhe gjetiu, Drejtori Jashari u kërkoi të pranishmëve që të mbajnë një minutë heshtje.
Nga ana e saj, Këshilltarja e ministrit Sveçla, Tela Shema fillimisht shprehu kënaqësinë e saj për pjesëmarrje në këtë ceremoni të nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje bashkëpunimi, duke njohur dhe çmuar kontributin e Misionit në Kosovë të OSBE-së për inicimin dhe përkrahjen për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve nga Kosova dhe SHBA-të dhe duke përmendur dy vizitat paraprake të ndërsjellta të të dyja institucioneve tek njëri-tjetri. Tela Shema shtoi se gjendja në Kosovë aktualisht është dukshëm më e mirë dhe më premtuese, duke përmendur përparimet e rëndësishme në ekonomi, zhvillim e siguri duke ju falënderuar bashkëpunimit vendor, por edhe kontributin e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Duke folur për këtë pjesë, ajo potencoi faktin që së fundi Kosova është zgjedhur e 12-ta në botë sa i përket sigurisë. Për më tepër, Tela Shema u shpreh e bindur në implementimin e suksesshëm të kësaj Marrëveshjeje, duke shprehur përkrahjen e parezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme drejt përmbushjes së objektivave në kuadër të saj nga të dyja institucionet partnere.
Mysafiri nga Amerika, Chris Anderson, Zëvendës Drejtor për Trajnime i Akademisë së Drejtësisë të Karolinës së Veriut (ADKV) përcolli përshëndetjet më të mira për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe në përgjithësi popullin e Kosovës nga Departamenti i Drejtësisë dhe Akademia e Drejtësisë të Karolinës së Veriut. Ai po ashtu përcolli përshëndetjet e z. Allen Trevor, Drejtor i ADKV. Ai shkurtimisht shpjegoi situatën në shtetin e Karolinës së Veriut dhe shtetet përreth si pasojë e shkatërrimeve dhe dëmeve nga uragani Helene, për të cilën arsye edhe nuk kishte mund të vinte në Kosovë z. Trevor. Ai falënderoi AKSP-në,Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe MPB-në për solidaritetin dhe ngushëllimet e pranuara nga ta. Duke folur për bashkëpunimin ndërmjet AKSP-së dhe ADKV-së, ai tha se njeh rëndësinë e bashkëpunimit për përfitime të përbashkëta për të dyja institucionet. Përderisa për arritjen e kësaj Marrëveshjeje, ai në veçanti falënderoi Misionin e OSBE-së në Kosovë.
Edward Anderson, Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike (DRSP) në Misionin e OSBE-së në Kosovë, shprehu kënaqësinë e tij për nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje të bashkëpunimit. Ai tha se të jetë Kosova në vendin e 12-të për të ecur vetëm gjatë natës është e shkëlqyeshme dhe e pabesueshme, për të cilin rezultat thase kanë kontribuar të gjithë: institucionet e sigurisë publike të kosovës, partnerët ndërkombëtarë dhe mekanizmat tjerë ndihmues dhe mbështetës. Ai falënderoitë pranishmit edhe për minutin e heshtjes në nderim të viktimave në Karolinën e Veriut dhe shtetet përreth si pasojë e dëmeve nga uragani Helene, duke shprehur solidaritetin me viktimat. Ai në fund vuri në pah kontributin e institucioneve të sigurisë publike që të bëjnë më të mirën drejt ofrimit të sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe falënderoi stafin e Departamentit që ai udhëheq përpjesën e tyre në këtë kontribut.
Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet AKSP-së dhe ADKV-së i kanë paraprirë dy vizita të ndërsjella, përkatësisht vizita nga krerët e ADKV-së në AKSP dhe Kosovë në tetor të vitit 2023, si dhe vizita nga një delegacion i Kosovës, i përbërë nga zyrtarë të AKSP-së, instiucioneve tjera të sigurisë publike dhe të Misionit të OSBE-së në Kosovë në ADKV, përkatësisht Karolinën e Veriut. Të dyja këto vizita, sikurse edhe vet inicimi i kësaj Marrëveshjeje të Bashkëpunimit, është përkrahur nga Misioni në Kosovë i OSBE-së, konkretisht Departamenti për Rend dhe Siguri Publike i këtij Misioni.
Marrëveshja ka përqëllim krijimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për të mbështetur objektivate tyre strategjikë në fushat arsimore, hulumtuese dhe zhvillimore ndërmjet tyre, përderisa fokusohet në tri fusha kryesore: zhvillimi dhe koordinimi, hulumtimi dhe shkëmbimi i informacionit dhe rezultateve si dhe shkëmbimi i stafit dhe mbështetja e mentorimit, këshillimit dhe trajnimit për mësimdhënësit dhe stafin tjetër për të gjitha nivelet e arsimit në fushën e sigurisë publike, përkatësisht të zbatimit të ligjit.
Drejtori Jashari u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu
Vushtrri, 30 shtator 2024 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Kastriot Jashari, priti sot në takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu i shoqëruar me bashkëpunëtor të tij. Qëllimi i kësaj vizite dhe takimi pune ishte diskutimi dhe bashkërëndimi mbi proceset e punës për përgaditjet për fillimin e trajnimit profesional të gjeneratës së re të kadetëvepër Doganat e Kosovës e cila planifikohet të filloj së shpejti brenda këtij viti.
Kjo vizitë pune konsiston në harmoni edhe me marrëveshjen dypalëshe ndërinstitucionale në mes të AKSP-së dhe Doganave të Kosovës të arritur në shtator të vitit 2023 ku për qëllim ka arritjen e objektivave të përbashkëta strategjike në fushën e trajnimeve dhe në ngritjen e cilësisë në zhvillimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë publike.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës njoftoi të pranishmit se pas një pauzimi të gjatë, me sukses i kemi përfunduar procesin e rekrutimin të stafit të ri të cilët pasi që do të përfundojn trajnimin profesional në AKSP, do të na bashkangjiten për të shërbyer pranë Doganave të Kosovës.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, shprehu knaqësinë që në AKSP, gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm, do të trajnohen edhe gjeneratat e reja të kadetëve të Doganave të Kosovës. Drejtori Jashari më tej shtoi se trajnimi i zyrtarëve të zbatuesve të ligjit të Republikës së Kosovës, siç janë Doganat e Kosovës, është një obligimi yni ligjor dhe me knaqësi presim diplomimin e tyre sipas standardeve më të larta të arritura përmes akreditimeve vendore dhe ndërkombëtare.
Në fund drejtorët e dyja institucioneve shkëmbyenfalenderimet e ndërsjellta për bashkëpunimin ndërinstitucional të shkëlqyeshëmdhe theksuan rëndësinë që ky bashkëpunim të vazhdohet më tutje në mbështetje tëparezervë të ngritjes së kapaciteteve të brendshme.
Në Akademi filloi trajnimin gjenerata e 45-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Vushtrri, 30 shtator 2024 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka filluar trajnimi profesional për zyrtar korrektues. Kadetët do të trajnohen sipas plan programittë dizajnuara në bazë të standardëve më të larta ndërkombëtare për të drejtat enjeriut dhe sundim të ligjit
Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe ky bashkëpunim gjithnjë ka sjellë dhe vazhdon të sjellë rezultate të cilat përkthehen në rritjen e nivelit të cilësisë në mësimdhënie, mësimnxënie, shkathtësi dhe aftësi profesinale për kadetët korrektues.
Në këtë trajnim i cili do të zgjasë pesë muaj, do ta vijojnë 111 kadet të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në AKSP përfundoi trajnimi themelor për Sistemin e Komandës së Incidentit (SKI) i mbajtur nga Instruktorët e USFS-së, SHBA
Vushtrri, 5 shtator 2024 - Në javën e parë të shtatorit u mirëprit një ekip ekspertësh nga Shërbimi Pyjor i Shteteve të Bashkuara (USFS) në Akademinë e Kosovës për Siguri Publikenë Vushtrri për një trajnim katërditor mbi Sistemin e Komandës së Incidentit (SKI). Në trajnim morën pjesë pjesëmarrës nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent të Kosovës, përkatësisht Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, si dhe Qendra Emergjente Mjekësore e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, duke ofruar mundësi për shkëmbim ndërkulturor për temat që kanë tëbëjnë me menaxhimin e emergjencave.
Pavarësisht nga shkaku i tyre, situatat emergjente si zjarret, vërshimet apo të tjera, janë një kërcënim social i vazhdueshëm në Kosovë dhe rajon. Zjarret e fundit në të gjithë gadishullin Ballkanik tregojnë nevojën për të ndërmarrë hapa në mënyrë proaktiv e për të ndërtuar kapacitete dhe ekspertizë në koordinimin e reagimit.
Në ceremoninë e përfundimit të këtij trajnimi, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së, Kastriot Jashari, në cilësinë e nikoqirit, falënderoi shumë SHBA-të për këtë kontribut të çmueshëm në ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të sigurisë publike në fushëne menaxhimit të emergjencave. Ai vuri në pah se përmes këtij trajnimi Akademia po e përmbush misionin e saj përmes realizimit të trajnimeve të veçanta dhe shumë të vlefshme përmes partneritetit me një institucion jashtëzakonisht të rëndësishëm,siç është Shërbimi i Pyjeve të SHBA-ve. Jashari u shpreh se Akademia ka bërë maksimumin në mënyrë që pjesëmarrësve të trajnimit t’ua ofrojë të gjitha kushtet për mbarëvajtjen e trajnimit, duke i uruar në fund ata për përfundim të suksesshëm të tij.
Kurse Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëmtë AME-së, Shefki Abdullahu, potencoi se ky trajnim që po përfundon sot ështëshumë i rëndësishëm për pjesëmarrësit, në veçanti për ata që vijnë nga AME-ja,për çfarë falënderoi Shërbimin e Pyjeve të SHBA-ve dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për punën e jashtëzakonshme. Më tutje Abdullahu shtoi se përkushtimii AME-së e NALT si dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, por edhe atyre vendore,arrihet përmes zbatimit të mekanizmave të SKI deri në reagimin qeveritar, duke zhvilluar kështu procedura të bazuara në legjislacionin kombëtar dhe Planin e Reagimit Kombëtar. Në fund, ai i përgëzoi pjesëmarrësit për përfundimin me sukses tëkëtij trajnimi, duke ua dëshiruar çdo të mirë.
Në fjalën e saj, menaxherja e programit të USFS Shannon McNamara përsëriti rëndësinë e trajnimit parasezonal dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për të gjitha emergjencat e mundshme. Ajo vuri në dukje se “në Shtetet e Bashkuara, trajnimi dhe kualifikimet e Sistemittë Komandës së Incidentit janë të standardizuara. Kjo siguron sigurinë e zjarrfikësve tanë dhe ndërton kapacitetin për reagim të koordinuar dhe efektiv ndaj të gjitha situatave emergjente.” Ajo shtoi se “Zyra e Programeve Ndërkombëtare të Shërbimit Pyjor të SHBA-ve është shumë e lumtur që ka filluar programin e trajnimit dhe partneritetin me institucionet e Kosovës”.
Nëpërmjet përvojës në përgjigjen ndaj zjarreve në zonat e egra në Shtetet e Bashkuara, Shërbimi Pyjor i SHBA-ve ka zhvilluar mjete të koordinimit të komandës - përfshirë Sistemin e Komandëssë Incidentit (SKI) - që janë bërë standarde kombëtare dhe përdoren gjerësisht ndërkombëtarisht. USFS punon në mbarë botën për të ndarë njohuritë dhe për të mbështetur vendet tjera për t'u përgatitur dhe për t'iu përgjigjur fatkeqësivetë të gjitha llojeve, duke përfshirë zjarret në zonat e egra. Ky trajnim rishikon bazat e SKI-së, ofron kontekstin për SKI-në brenda përgjigjes fillestare dhe mbështet trajnimin e nivelit më të lartë të SKI në të ardhmen.
Departamenti i Shtetit të Shtetevetë Bashkuara po mbështet programet e USFS dhe zhvillimin e kapaciteteve për menaxhimin e emergjencave në Kosovë. USFS vlerëson të mësuarit e vazhdueshëm dhe është i ngazëllyer për partneritet me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në një moment kyç për të ofruar trajnime për ndërtim kapacitetesh dhe për promovim procedurash standarde të funksionimit brenda institucioneve të saj. Ky është i pari nga seria e trajnimeve si pjesë e programit Trajnimi i Trajnerëve në SKI në Kosovë.
Sot diplomoi gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës
Vushtrri, 02 gusht 2024 – 448 kadetë pas përfundimit të trajnimit për zyrtarë policor, të mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) që nga sot do ti bashkohen Policisë së Kosovës për ti shërbyer gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Gjatë ceremonisë së diplomimit kadetët e gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës, u betuan së do të kujdesën për sigurinë dhe paqen e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit gjatë ceremonisë së diplomimit tha se qeveria do të vazhdojë ta mbështet policinë e vendit.
“Policia e Kosovës këtë vit mbush 25 vjet. Sot i shtohen radhëve të saj edhe 448 policë të rinj. Themelimi i Policisë përkon me çlirimin e vendit. Zhvillimi i saj ecën krah për krah me përparimin e shtetit”, tha kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti u shpreh i lumtur që inkuadrimi i femrave në radhët e policisë është duke u rritur.
”Gjenerata jubilare e 60-të, në të cilën çdo e pesta është grua, e ku si në çdo gjeneratë tjetër ka edhe kadetë të diplomuar nga radhët e komuniteteve jo shumicë, do të shërbejë me nder dhe dinjitet, pa dallim e për të gjithë, si vlera, parime dhe identitet i policisë sonë”, tha kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti gjatë kësaj ceremonie përmendi edhe rritjen e buxhetit për Policinë e Kosovës.
“Përkushtimit profesional për të shërbyer, ia kemi dhënë dhe mbështetjen institucionale që meriton. Policia ka gati 50% më shumë buxhet sesa kishte para qeverisjes sonë. Kemi bërë investime prej afër 17 milionë euro në pajisje policore logjistike, 3 milionë euro në rregullimin dhe ndërtimin e objekteve policore, gati 8 milionë euro në flotën automjeteve dhe autoblindave. Sepse misionin për vendin tonë e kemi të përbashkët. Çdo sfidë e çdo sukses, do ta kalojmë bashkë”, tha kryeministri Kurti.
Në fund kryeministri Kurti, zyrtarëve të rinj policor iu uroi suksese në detyrë.
Suksese në punë kadetëve të sapo diplomuarave iu uroi edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Duke iu ofruar përkrahje ministri Sveçla tha se policia me profesionalizmin e tyre kanë arritur ta ngritin këtë institucion si më të besueshmin për qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Policia jonë me ritme të shpejta po plotëson dhe forcon radhët e saj, duke ua hapur dyert qindra djemve dhe vajzave, nga secili komunitet, që kanë ëndërruar e punuar për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës”, tha ministri Sveçla.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës , Gazmend Hoxha tha prioritet për Policinë e Kosovës është përmbushja e standardeve, përfaqësimi i të gjitha komuniteteve, diversitet etnik dhe ai gjinor.
Drejtori Hoxha kërkoj nga ta që gjatë punës së tyre të kujdesën për rend dhe siguri për gjithë qytetarët e vendit tonë.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari si dhe ambasador dhe përfaqësues të insititucioneve vendore dhe nderkombëtare në Kosovë.
Në Akademi diplomoi gjenerata e 44 e Shërbimit Korrektues të Kosovës
Vushtrri, 17 korrik 2024 - Pas një trajnimi shtatë mujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot diplomoi gjenerata e 44 e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Nga sot SHKK- së do t’i bashkohen edhe 64 zyrtarë të cilët do të garantojnë sigurinë e secilit të dënuar dhe mundësinë e korrektimit të individëve të cilët kanë bërë vepra të gabuara.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu uroi kadetëve suksese për të arritur dhe i inkurajoi secilin të mbajë standard të lartë profesionalizmi dhe etikë në çdo veprim që ndërmarrin.
Haxhiu kërkoi nga ta që të përkushtohen në përmirësimin e vazhdueshëm, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.
Duke i’u ofruar mbështetje ministrja Haxhiu falenderoi sëcilin zyrtarë korrektues për përkushtimin dhe gatishmërinë për t’ju shërbyer qytetarëve dhe për të mbrojtur rendin dhe sigurinë e shoqërisë sonë.
Ndërsa, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 44 të kadetëve korrektues i’u uroi kadetëve suksese në punën e tyre.
“Të nderuar kadetë gjatë kohës së qëndrimit tuaj në Akademi, njohuritë, aftësitë dhe shkathtësitë të cilat i keni fituar nga pjesa teorike dhe praktike tanimë do t’i zbatoni në misionin e juaj shumë fisnik si zyrtar korrektues”, u shpreh Jashari duke thënë se marrja e përgjegjësive të reja nga ana tyre është motiv shtesë edhe për gjeneratat e ardhshme.
“Çdo sukses i juaji i arritur në veprimtarinë tuaj zyrtare nënkupton sukses për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike si dhe Shërbimin Korrektues te Kosovës”, tha Jashari.
Drejtori Jashari u zotua se Akademia e Kosovës për Siguri Publike do ta vazhdoj misionin e saj ligjor për trajnimin e zyrtarëve të sigurisë publike.
Kadetëve të sapodiplomuar suksese në punë
i’u uroi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.
Ndërsa në emër të kadetëve ka folur Antigona Shatri e cila i përshendeti kolegët e saj duke iu uruar suksese në punën e tyre.
Një delegacion nga Ekipi i NATO-s për Këshillim dhe Ndërlidhje vizitoi Akademinë
Vushtrri, 24 qershor 2024 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Kastriot Jashari, priti sot në takim një delegacion nga Ekipi i NATO-s për Këshillim dhe Ndërlidhje (NALT – NATO Advisory and Liaison Team), në përbërje nga koloneli i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gregory Motz, nga Elisha S. Mejia, nënkolonel i ushtrisë së SHBA-ve dhe nënkoloneli i ushtrisë gjermane Maximilian Sucfűll.
Qëllimi i vizitës ishte që të informohen më për se afërmi më misionin dhe vizionin e Akademisë, si dhe diskutime rreth mundësisë së bashkëpunimit në fushën e trajnimeve.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, e njoftoi delegacionin ushtarak të NATO-s për zhvillimet, të arriturat dhe aktivitetet që mbahen në AKSP.
Po ashtu gjatë takimit drejtori Jashari foli edhe për bashkëpunimin që Akademia ka më institucionet ndërkombëtare të sigurisë brenda dhe jashtë shtetit të Kosovës.
Drejtori Jashari duke u shprehur i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve më të gjithë partnerët ndërkombëtarë, ai vlerësoj lartë bashkëpunimin që Akademia ka me partnerët siç janë; NATO dhe SHBA.
Ndërsa, në emër të delegacionit nga Ekipi i NATO-s për Këshillim dhe Ndërlidhje (NALT) foli koloneli Gregory Motz, duke shprehur gatishmërinë e tyre për ta përkrahur Akademinë në realizimin e nevojave në fushën e trajnimeve të zyrtarëve për siguri publike.
Në fund drejtori Jashari e falënderoi Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për gatishmërinë që ta përkrahin Akademinë edhe më tutje.
Gjatë kësaj vizite, Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s vizitoi kampusin e AKSP-së.
Vizita e delegacionit nga Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s u realizua në bashkëpunim me delegacionin e misionit të OSBE-së në Kosovë të udhëhequr nga Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në OSBE, Edward Anderson, i shoqëruar nga Shpresa Muharremi këshilltare për AKSP-në në OSBE si dhe Bylent Ribari Asistent i Programit në OSBE.
Udhëheqësit e agjencive për siguri në Kosovë morën pjesë në konferencën e IADLEST në SHBA
Vushtrri, 12 qershor 2024 - Më datën 2 deri 5 qershor, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzik Ilir Kukaj, zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Fehmi Hoti dhe Dejan Jankovic, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor Kushtrim Hodaj, morën pjesë në konferencën vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) në Phoenix, Arizona.
Delegacioni u mbështet dhe u shoqërua nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Kriminale të Departamentit të Drejtësisë (ICITAP), Atasheu Kimberly Riffe dhe koordinatorja e DD-ICITAP Remzije Ibrahimi.
Kjo ngjarje filloi me një prezantim të flamurit të 23 vendeve të përfaqësuara nga mbi 400 pjesëmarrësit në konferencën katër-ditore.
Ushtruesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Forenzik Ilir Kukaj u prezantua si panelist për punëtorinë “Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Mbështetjen e Akreditimit të Laboratorëve të Mjekësisë Ligjore”, ku ai artikuloi standardet ndërkombëtare dhe akreditimin që Agjencia e Kosovës së Forenzikes ka dhe vazhdon të ketë.
Përveç pjesëmarrjes në seminarin e mjekësisë ligjore, delegacioni nga Kosova përcjelli dy seminare të paraqitura nga komandantet femra ukrainase mbi mirëqenien/shëndetin mendor dhe shoqatat e grave të zbatimit të ligjit.
Për më tepër, delegacioni në fjalë mori pjesë në trajnime interaktive mbi inteligjencën artificiale (AI), mediat sociale dhe rekrutimin, ndër të tjera.
Një delegacion nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike vizitoi Akademinë e Drejtësisë së Karolinës Veriore në SHBA
Vushtrri, 05 qershor 2024 – Një delegacion nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), e ka vizituar Akademinë e Drejtësisë së Karolinës Veriore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku janë takuar me udhëheqësit e kësaj Akademi dhe më zyrtarët e lartë të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të këtij Shteti.
Qëllimi i vizitës studimore ishte zgjerimi i bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve, AKSP-së dhe NCJA.
Vizita është realizuar në kuadër të projektit “Përkrahja e Akademisë për krijimin e një komisioni të brendshëm të përbashkët për sigurimin e cilësisë”, projekt ky i mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite delegacioni nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike kanë u informua lidhur më procesin e sigurimit të cilësisë së trajnimeve për zyrtarët e sigurisë publike, për fazat e implementimit të tij, rreth trajnimeve për instruktorë, çertifikimit etj.
Gjithashtu delegacioni në fjalë nga zyrtarët e lartë të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit në Karolinën Veriore janë njoftuar për rolin e tyre në kuadër të aktiviteteve dhe trajnimeve që ofron Akademia e Drejtësisë në Karolinën Veriore.
Ata u njoftuan edhe me pilot projektet siç janë; rishikimi i planeve mësimore, testimeve, mekanizmave vlerësues dhe projekteve tjera të radhës.
Në fund delegacioni i cili ishte i bërë Rrahim Rexha drejtor i Departamentit për Financa dhe Shërbimeve të Përgjithshme në AKSP, Emin Uka udhëheqës i Sigurimit të Cilësisë, Avni Istrefi udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, Rrahim Fazliu u.d i shefit për trajnim të obligueshëm në Policinë e Kosovës, Bujar Mstafa udhëheqës i Divizionit për Analizë, Planifikim dhe Cilësi në Inspektoratin Policor të Kosovës, Ekrem Gashi zyrtar i Lartë për Trajnime dhe Zhvillim në Shërbimin Korrektues të Kosovës u pajisen edhe më certifikatë.
Ndërsa përfaqësuese nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë, e cila është përkrahëse e vazhdueshme e Akademisë, ishin Shpresa Muharremi dhe Shpresa Mulliqi.
Vizita studimore është realizuar nga data 27 maj 2024 deri me datën 01 qershor 2024 dhe është mbështetur nga OSBE-ja.
Një delegacion nga Fakulteti i Sigurisë në Shkup të Maqedonisë së Veriut vizitoi Akademinë
Vushtrri, 28 maj 2024 - Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Kastriot Jashari, priti sot në takim dekanin e Fakultetit të Sigurisë të Universitetit “St. Kliment Ohridski” të Manastirit në Maqedoninë e Veriut, Nikola Dujovski i cili ishte i shoqëruar nga prodekanja e këtij fakultetit, Snežana Mojsoska.
Drejtori, Jashari së bashku me dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike , Ferid Azemi, e njoftuan delegacionin maqedonas për zhvillimet e fundit në Akademi.
Gjatë këtij takimi, drejtori Jashari e njoftoi dekanin Dujovski për gjendjen aktuale në Akademi, duke përfshirë të arriturat e fundit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet institucioni. Ai foli edhe për të reja në rekrutimin e zyrtarëve të sigurisë publike në Kosovë. Në theks të veçantë drejtori Jashari u fokusua në fushëveprimtarinë dhe mandatin e Akademisë si i vetmi institucion në Kosovë për trajnimin dhe arsimin e këtyre zyrtarëve të sigurisë publike në vend.
Ndërsa, dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi, Ferid Azemi e njoftoi delegacionin në fjalë, rreth zhvillimit të procesit arsimor në fakultet. Po ashtu Azemi foli edhe për mundësitë e reja për të fuqizuar më tej bashkëpunimin ndërmjet të dyja fakulteteve.
Kurse, dekani i Fakultetit të Sigurisë të Universitetit “St. Kliment Ohridski” të Manastirit në Maqedoninë e Veriut, Nikola Dujovski u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi nderinstitucional të vazhdojë edhe më tutje.
Gjatë takimit dekani Dujovski njoftoi për të rejat më të fundit që e përcjellin Fakultetin e Sigurisë në Shkup në veçanti rreth arsimit të lartë në përgjithësi.
Në fund të takimit, të dy delegacionet u pajtuan që bashkëpunimi mes tyre në fushën e arsimimit në sigurinë publike të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke marrë pjesë kështu në programe dhe projekte të ndryshme të përbashkëta.
Përndryshe, Fakulteti i Sigurisë Publike i AKSP-së dhe Fakulteti i Sigurisë në Shkup i Universitetit “St. Kliment Ohridski” të Universitetit të Manastirit nga Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që nga viti 2017, e cila është përtërirë edhe në 2022, përderisa kjo është hera e parë që realizohet shkëmbimi i stafit mësimdhënës ndërmjet të dyja institucioneve përmes fondeve të programit Erasmus+. Si rezultat i marrëveshjes ndërmjet të dyja institucioneve përmes Erasmus+, Dekani i FSP-së, Ferid Azemi dhe ligjëruesja e rregullt në këtë FSP Anita Zenuni, gjatë këtij muaj kanë marr pjesë në cilësinë e ligjëruesve në kuadër të mobilitetit të stafit për mësimdhënie në Fakultetin e Sigurisë në Shkup. Ndërsa nga tetori i këtij viti, një student i FSP-së do të qëndrojë për një semestër të plotë atje.
Erasmus+ është program i BE-së që përkrah arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin në Evropë. AKSP e përdor atë që nga viti 2016 për ndërkombëtarizimin e saj, ku kryesisht janë shkëmbyer studentë, pjesëtarë të stafit akademik dhe atij administrativ në gjashtë shtete nga rajoni dhe Evropa.
OSBE vazhdon të përkrah Akademinë
Vushtrri, 16 maj 2024 - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më misioni në Kosovë vazhdon ta ndihmojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) përmes organizimit të trajnimeve si dhe duke dhuruar donacione të ndryshme që janë të nevojshme për Akademinë. Gjatë kësaj jave OSBE ka trajnuar 18 zyrtarë, përkthyese të gjuhëve, në Akademi, për përdorimin e softuerit të përkthimit me ndihmën e kompjuterit, donacion ky i dhuruar nga kjo organizatë. Qëllim i këtij donacioni është të përmirësojë dhe të bëjë më të lehtë shërbimet e përkthimit në dy gjuhë serbisht dhe anglisht.
Zyrtarët nga Akademia kanë fituar njohuri nga ky trajnim i cili do t’ju ndihmojë në përkthim profesional të korrikulave, planeve mësimore dhe materiale tjera për nevojat e Akademisë.
Misioni i OSBE-së, së bashku me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, vazhdon të sigurojë mbështetje për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare.
Në Akademi u mbajt mbledhja e radhës e bordit
Vushtrri, 15 maj 2024 – Anëtarët e bordi të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot mbajtën takimin e radhës ku u diskutuan disa pika që kanë të bëjnë më trajnimet dhe arsimimin në fushën e sigurisë publike.
Pas aprovimit të rendit të ditës dhe procesverbaleve të takimit të 41 të Bordit të AKSP-së, zv/Drejtori i Përgjithshme i Akademisë, Kastriot Jashari, i njoftoi anëtaret e bordit për aktivitetet dhe veprimet e ndërmarra të AKSP-së gjatë muajve të fundit. Jashari u shpreh i gatshme që në bashkëpunim më gjitha institucionet e sigurisë publike tu ofrohet kushte sa më të mira pjesëmarrësve në trajnime.
Gjatë takimit anëtaret e bordit janë njoftuar rreth procesit aktual të akreditimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Udhëheqës i Divizionit për Sigurim të Cilësisë, Emin Uka, i njoftoi anëtarët e bordit për fazat e vlerësimit ndërkombëtarë nga Asociacionin Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve, Trajnimit dhe Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu anëtarët e bordit u njoftuan edhe për procesin e akreditimin vendor të Akademisë, që është i vetmi institucion në Kosovë për ofrimin e arsimit, aftësimit profesional më trajnime të validuara dhe akreditimin e Akademisë si institucion i Arsimit të lartë.
Në mbledhjen e sotme anëtarët e bordit u njoftuan nga dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Ferid Azemi për korrikulen e re të programit bachellor të Fakultetit të Sigurisë Publike. Azemi tha ky program është program unik, i integruar për sigurinë publike.
Tutje në këtë takim u fol edhe për procesin e trajnimeve , sidomos në theks të veçantë për trajnime profesionale aktuale që janë duke u mbajtur në Akademi.
Në mbledhjen e sotme u zgjodh kryesuesi i ri i bordit Ismail Dibranin, i cili njëheri është drejtor i Përgjithshëm i SHKK-së.
Në këtë takim morën pjesë zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Arsim Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës Agron Llugaliu, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Ismail Dibrani, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent Shefki Avdullahu, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Ferid Azemi, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri në OSBE me mision në Kosovë Edward Anderson si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet përkatëse.