Lajmet
Lajmet
Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid vizitoi Akademinë
Vushtrri, 27 tetor 2021 – Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Helga Maria Schmid, vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla si dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha. Në pritje ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti si dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.
Sekretarja Schmid ishte e shoqëruar nga udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport si dhe nga zëvendës udhëheqës i misionit në fjalë Kilian Wahl.
Qëllimi i vizitës se sekretares Schmid ishte që të njihet më për se afërmi me misionin, trajnimet si dhe më zhvillimet e fundit në Akademi
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla duke falënderuar OSBE- në për përkrahjen e vazhdueshme që iu ofron institucioneve të sigurisë publike tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike që nga themelimi ka luajtur rol të rëndësishëm në edukimin dhe trajnimin e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë, duke nxjerr shumë gjenerata të Policisë së Kosovës, por edhe zyrtar të institucioneve tjera të sigurisë.
“Më gjithë të arriturat deri me tani vizioni ynë është që Akademia e Kosovës për Siguri Publike të avancohet edhe më shumë. Nga një institucion përgjegjës për ofrimin e trajnimeve, të avancohet në një institucion edukativ që do të ofroj, përgatisë personel të specializuar dhe profesional në aspektin akademik kërkimor e shkencor në fushën e sigurisë publike”, tha ministri Sveçla.
Ministri Sveçla tha se për Qeverinë e Kosovës dhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme prioritet është dhe do të mbetët lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë ai tha se MPB do t’i ofroj mbështetje të pa rezervë çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës.
Duke folur për punën e Policisë së Kosovës ministri Sveçla tha se falë bashkëpunimit, vetëm në gjashtë muajit e fundit është bërë një arritur e madhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Tutje gjatë këtij takimi ministri Sveçla ka folur edhe rreth përfshirjes së minoriteteve në Policinë e Kosovës.
Ai tha se synimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme është që inkuadrimi i komuniteteve pakicë në Policinë e Kosovës të rritet në vitet në vijim. “Është shumë më rëndësi që më mbështetjen e OSBE-së kemi filluar një iniciativë shumë të mirë që ka të bëjë më trajnimet parapërgatitore, me sesionet informuese për të rinjtë dhe të rejat e komunitetit jo shumicë më theks të veçantë komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian që dëshirojnë t'i bashkohen Policisë së Kosovës”, tha ministri Sveçla.
Më këtë rast ministri Sveçla shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim me OSBE-në dhe me institucionet e sigurisë publike edhe më tutje.
Ndërsa sekretarja e Përgjithshme e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Helga Maria Schmid u shpreh e kënaqur për bashkëpunimin që OSBE-ja ka me institucionet e Kosovës, konkretisht me institucionet e sigurisë publike. “Jam e kënaqur për partneritetin dhe marrëdhëniet e mirë që OSBE-ja ka më Akademinë, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, më Policinë e Kosovës dhe me ministritë tjera”, tha Schmid ndërkohë që vlerësoj se edukim për zyrtarët e sigurisë publike është shumë më rëndësi.
Sekretarja Schmid foli për barazinë gjinore në institucionet e sigurisë publike si dhe rreth inkuadrimit të minoriteteve pakicë në Policinë e Kosovës.
Ajo vlerësoj lartë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’i dhënë hapësirë minoriteteve që të jenë pjesë e Policisë së Kosovës. Schmid tha se OSBE do të vazhdojë të jap përkrahje në zhvillimin e sektorit të sigurisë publike në Kosovë.
Gjatë takimit foli edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi tha se Kosova ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm më OSBE-në nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Duke folur rreth bashkëpunimit ministri Krasniqi tha se OSBE e ka përkrah MAPL-në edhe në draftimin e ligjit për vetëqeverisje lokale.
Ndërsa, udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, tha se OSBE është duke mbajtur komponentat më komunitetet jo shumicë që ata të njoftohen se si të inkuadrohen në Policinë e Kosovës. “Ripërsërisë përkushtimin tonë për të vazhduar dhe punuar për avancimin e kapaciteteve dhe shkathtësive të agjencive të zbatuesve të ligjit”, tha Davenport.
Kurse, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti falënderoj OSBE-në për mbështetjen që i bënë Policisë së Kosovës, “Rrugëtim i themelimit të Policisë së Kosovës nuk ka qenë i lehtë, duke marrë për bazë kohën dhe rrethanat në të cilat gjendet vendin ynë në atë kohë, por me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë e në veçanti me kontributin e OSBE-së kemi arritur të ndërtojmë një institucion policor mjaftë kredibil dhe profesional, ndërtimin e një policie shumë etnik, demokratike”, tha Mehmeti duke thënë se Policia e Kosovës është duke kryer detyrën e saj më shumë sukses.
Edhe, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha falënderoj OSBE-në për mbështetjen që po i bënë Akademisë. “Të flasësh për kontributin e kësaj organizate jo vetëm për AKSP-në, por edhe për institucionet e zbatimit të ligjit në veçanti dhe për kontributin e përgjithshëm të saj në Kosovën e pas vitit 1999 është me të vërtetë sa privilegj aq edhe përgjegjësi”, u shpreh Berisha duke thënë se pa misionin e OSBE-së AKSP nuk do të ishte kjo që është sot.
Drejtori Berisha përmendi të gjitha fushat në ndërtimin e së cilave ka dhënë përkrahje OSBE-ja. Po ashtu Berisha foli edhe për donacionet e shumta që ka dhënë OSBE-ja pa të cilat siç tha ai Akademia nuk do të ishte kaq profesionale dhe e njohur edhe nga ndërkombëtaret.
Në takim morën pjesë edhe zyrtarë tjerë nga asgjencionet e sigurisë publike.
Në Akademi u mbajt punëtoria analizimi i nevojave të trajnimit në fushën e sigurisë publike
Vushtrri, 19 tetor 2021.- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt punëtoria e parë në nivel të përfituesve, qëllimi i së cilës ishte mbledhja dhe analizimi i të dhënave për nevojat e trajnimeve në fushën e sigurisë publike në Kosovë. Ky aktivitet është pjesë e projektit Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër krimit dhe terrorizmit (CEPOL WB PaCT).
Gjatë mbajtjes se punëtorisë të pranishmit vlerësuan se projekti në fjalë ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të fushës së sigurisë publike.
Florentin-Dumitru Dicu, zyrtar i lartë i projektit duke përshëndetur të pranishmit vlerësoj se realizimi i projektit në fjalë është shumë i rëndësishëm për zbatuesit e ligjit. Ai tha se që nga java tjetër pesë zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Kosova do të përfitojnë nga pjesëmarrja në një trajnim në selinë e CEPOL-it në Budapest. Dicu foli edhe rreth tri projekteve tjera të CEPOL-it në rajonet e tjera, si dhe komponentët e projektit WB PaCT.
Kurse eksperti afatshkurtër i projektit, Peter Davidson, theksoi bashkëpunimin që Kosova ka pasur deri më tani me CEPOL-in, përfshirë programin e shkëmbimit, dhe shpjegoi në detaje qasjen shkencore në kryerjen e kurseve të trajnimit, përfshirë trajnimin e trajnerëve. Për më tepër, ai përmendi se qasja e CEPOL është të mbulojë të gjitha fushat e trajnimit bazuar në nevojat e zyrtarëve të zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në rëndësi, zona, nivel dhe numra.
Albert Avdiu nga Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu përshëndeti pjesëmarrësit, duke theksuar mbështetjen që i jepet projektit nga kjo ministri
Avni Istrefi nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), CAPASPOC e Projektit të WB PaCT për Kosovën, tha se kjo punëtori do të përdoret gjerësisht në dobi të institucioneve të zbatimit të ligjit të Kosovës, duke theksuar rrjetin e madh që AKSP tashmë ka me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit.
Ndërsa Kadri Arifi nga Policia e Kosovës (PK), ANASPOC e Projektit të WB PaCT për Kosovën u përqendrua në rëndësinë e këtij projekti që do të ketë për ngritjen e kapaciteteve dhe nevojave operacionale të Policisë së Kosovës, si institucioni kryesor dhe i rëndësishëm i vendit për luftimin e krimit dhe terrorizmit.
Kjo punëtori është pjesë e projektit Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër Krimit dhe Terrorizmit (CEPOL WB PaCT), një projekt në mesin e 4 projekteve në total që Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnim në Zbatimit të Ligjit (CEPOL) po zbaton aktualisht brenda dimensionit të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe CT INFLOËW, TOPCOP dhe EUROMED Police. Projekti zbatohet së bashku me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit (EUROPOL), financuar nga Bashkimi Evropian, dhe, përveç Kosovës, implementohet edhe në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi.
Kosova ka marrë pjesë aktive në projekt që nga fillimi i tij dhe tashmë ka krijuar Pikën e Vetme të Kontaktit (SPOC), një përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Pikën e Vetme të Kontaktit për Ndërtimin e Kapaciteteve (CAPASPOC), një përfaqësues nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Pikën e Vetme të Kontaktit Analitik (ANASPOC), një përfaqësues nga Policia e Kosovës.
Në këtë punëtori morën pjesë zyrtarë nga CEPOL, Ministria e Punëve të Brendshme, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Njësia e Inteligjencës Financiare.
Ndryshe, Projekti WB PaCT arrin shumën totale prej 3,000,000 € dhe zbatohet për 3 vjet, nga 19 tetori 2020 deri më 18 tetor 2023. Projekti do të zbatohet përmes metodave të menaxhimit indirekt sipas Instrumentit për Asistencën e Para-Anëtarësimit, objektivat e përgjithshme të të cilit janë për të lehtësuar ngritjen e kapaciteteve të autoriteteve në Ballkanin Perëndimor për luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit, përpjekjet dhe luftën kundër ekstremizmit të vendosur me forcë përgjatë kufirit brenda rajonit dhe me BE-në.
Një ekip i ekspertëve vlerësues nga IADLEST vizitoi Akademinë
Vushtrri, 25 gusht 2021 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për dy ditë radhazi, me 23 dhe 24 gusht, qëndroi për vizitë një ekip i ekspertëve vlerësues nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (International Association of Directors of Law Enforcement Standards and Training- IADLEST).
Qëllimi i vizitës ishte për të mbledhur fakte rreth procesit të ri-akreditimit ndërkombëtar të Akademisë.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka fituar akreditim ndërkombëtar nga IADLEST në muajin maj të vitit 2018 për periudhën tre vjeçare, duke qenë kështu institucioni i parë i akredituar jashtë SHBA-ve.
Ekipi i ekspertëve është udhëhequr nga Mark Damitio menaxher i akreditimit në IADLEST dhe Kelly Alzaharna, drejtoresh e Akademisë e Zbatimit të Ligjit në New Mexico si dhe kryetare e Komitetit të Akreditimit në IADLEST.
Ekipi i ekspertëve vlerësues nga IADLEST gjatë vizitës së tyre në Akademi është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, udhëheqësit e lartë si dhe përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë publike në Akademi.
Gjatë procesit të verifikimit drejtori Berisha e njoftoi ekipin e ekspertëve për rrjedhën e proceseve gjatë tri vjetëve të fundit në Akademinë si dhe iu ofroi mbështetje të plotë.
Berisha shfaqi shpresën që Akademia do të vazhdojë të renditet edhe me tutje me institucionet e sigurisë publike ndërkombëtare siç është IADLEST etj.
Më këtë rast drejtori Berisha e falënderoj ICITAP-in, Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë për përkrahjen që i ka bërë dhe vazhdon ti bëjë Akademisë.
“Akademia synon që në të ardhmen të jetë qendër e ekselencës, rrugëtimi i saj ka filluar qysh në vitin 2011 më miratimin e ligjit të saj, ky rrugëtim u argumentua duke pasur bashkëpunim me institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare, duke u renditur si organ kyç në ngritjen kapaciteteve të zyrtarëve të sigurisë publike”, u shpreh Berisha duke thënë se akreditimi i parë nga IADLEST i ka hapur rrugë Akademisë në zbatimit e strategjive të saj.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha u zotua për përmirësim të vazhdueshëm të proceseve, infrastrukturës dhe shërbimeve të cilat janë fushëveprim i AKSP-së.
Kurse Ismail Smakiqi i cili ka qenë drejtor i përgjithshëm në Akademi gjatë vitit 2011-2020 shprehi barrën e përgjegjës të cilën e ka ndjerë Akademia, si bartëse e akreditimit ndërkombëtar nga IADLEST gjatë këtyre tre viteve të fundit, dhe synimin e Akademisë të shprehur në Strategjinë Zhvillimore të Akademisë gjatë viteve 2019 – 2022, gjegjësisht në vizionin e kësaj strategjie që “në vitin 2022 Akademia do të jetë Qendra e Ekselencës për Siguri Publike në Kosovë”.
Ndërsa duke folur në emër të ekipi të ekspertëve nga IADLEST-i Mark Damitio, shprehi konsideratë të lartë për Akademinë në procesin e vlerësimit për ri-akreditimin ndërkombëtar të Akademisë.
Damitio veçoi rolin e lidershipit të Akademisë në rrugëtimin shumë vjeçar drejtë një Akademie me standarde të larta dhe praktika më të mira, ashtu siç janë të njohura vlerësimet e IADLEST-it.
Damitio tha se vendimi për ri-akreditim të Akademisë nga IADLEST do të kumtohet në ditët në vijim, pas vendimit të Bordit Ekzekutiv të IADLEST-it.
Ndryshe gjatë dy ditëve në vijim ekipi i ekspertëve ka vazhduar punën në verifikimin e standardeve në fusha përkatëse, me ç’ rast ka zhvilluar intervista me instruktorët, kadetët, me drejtoret e departamenteve në Akademi etj. Po ashtu kanë vizituar edhe objektet e Akademisë ku zhvillohen trajnimet siç janë sallat e edukatës fizike, poligonet e gjuajtjes me armë zjarri, Pajisjen e Trajnimit të Simulimit të Armëve të Zjarrit (FATS), poligonin e trafikut etj.
Drejtori Berisha nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me ATRC-në
Vushtrri, 12 gusht 2021 – Në vazhdën e bashkëpunimeve në fushën e trajnimeve, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Advocacy Training and Resource Center (Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim).
Marrëveshja u nënshkrua mes Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha dhe Drejtorit Ekzekutiv të Advocacy Training and Resource Center Kushtrim Kaloshi.
Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve si dhe përkrahja e objektivave strategjike në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes të dy palët ranë dakord të bashkëpunojnë përmes aktiviteteve të përbashkët për trajnimin e zyrtarëve të zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës me temën \"Krimet e Urrejtjes\".
Më këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha tha se Akademia është e gatshme të lidh bashkëpunim më çdo institucion që merret më siguri më qëllim të avancimit të zbatuesve të ligjit.
Nënshkrimin e marrëveshjes se bashkëpunimit e mirëpriti edhe Drejtori Ekzekutiv i Advocacy Training and Resource Center Kushtrim Kaloshi duke thënë se marrëveshja në fjalë kontribuon për të mirën e të dyja institucioneve, Akademisë dhe ATRC-së.
Të dyja palët vlerësuan se nënshkrimi i marrëveshjes hap shtigjet për bashkëpunim në fushën e trajnimeve që ka për qëllim avancimin e gjithë atyre që merren më fushën e drejtësisë dhe sigurisë.
Bazuar në marrëveshje të dyja palët u dakorduan që të marrin veprime të përbashkëta për të organizuar trajnime për zbatuesit e ligjit, përkatësisht palët e interesit të AKSP-së me temën \"Krimet e urrejtjes\"; ta mbështesin njëri-tjetrin në zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive për një potencial të plotë në ndërmarrjen e veprimeve për përmirësimin e reagimit institucional në lidhje me krimet e urrejtjes si dhe të japin ndihmë reciproke për të organizuar dhe zbatuar me sukses proceset e trajnimit etj.
Drejtori Berisha priti në takim drejtorin e Akademisë Diplomatike Sabri Kiçmari
Vushtrri, 05 gusht 2021 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Arton Berisha priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Diplomatike (AD) ambasadorin Sabri Kiçmarin.
Qëllimi i takimit ishte krijimi i bashkëpunimit mes Akademisë për Siguri Publike dhe Akademisë Diplomatike.
Më këtë rast drejtori Berisha prezantoi disa nga objektivat dhe prioritete të cilat ka për qëllim t’i realizoj gjatë këtij viti. Duke prezantuar të arriturat e Akademisë drejtori Berisha e informoi ambasadorin Kiçmari për trajnimet, aktivitetet dhe punën e bërë në Akademi.
Po ashtu drejtori Berisha foli edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që Akademia ka me institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare në fushën e trajnimeve të zyrtarëve të sigurisë publike.
Duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim drejtori Berisha vlerësoj se shkëmbimi i përvojave mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë Diplomatike është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm.
Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike ambasadori Sabri Kiçmari e njoftoi drejtorin Berisha për rolin e Akademisë Diplomatike. Ambasadori Kiçmari në theks të veçantë foli për fushën e trajnimeve të ndryshme që siç tha ai kanë për qëllim avancimin e zyrtarëve shtetëror, konkretisht stafit diplomatik.
Riakreditohet programi i studimeve bachelor në Akademi
Vushtrri, 02 gusht 2021 - Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka marr vendim që të riakreditojë programin e studimeve bachelor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike konkretisht në Fakultetin e Sigurisë Publike.
Vendimi është marrë nga KSHC i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e mbajtur më datën 27.07.2021.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka marrë vendim për të gjitha raportet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe në këtë mënyrë është krijuar mundësia për hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin e ri akademik 2021/2022 në të gjitha institucionet dhe programet e akredituara në Republikën e Kosovës thuhet në vendim.
Vendimin për riakreditimin e programit studimor për periudhën tre vjeçare e ka mirëpritur Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha.
Berisha vlerësoi se riakreditimi i programit bachelor për siguri publike është një e arritur e madhe për Akademinë dhe për gjithë zyrtarët e sigurisë publike.
Rreth vendimit ka folur edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi i cili tha se vendimi në fjalë nga KSHC i AKA-së është një lajm i mirë për stafin akademik, studentë dhe për agjencionet e sigurisë publike.
“Ky vendim për riakreditim konfirmon edhe një herë nivelin dhe përkushtimin e stafit akademik, administratës dhe studentëve në përmbushjen më sukses të objektivave të përcaktuara. Andaj ky vendim le të shërbej si motiv për zgjerimin e horizontit të dijes dhe hulumtimit shkencor nga fusha e sigurisë për të arritur rezultatet që ne i synojmë”, u shpreh dekani Gashi
Në Akademi u mbajt takimi i radhës së bordit
Vushtrri, 15 korrik 2021 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sot anëtaret e Bordit të Akademisë mbajtën takimin e radhës ku temë diskutimi ishte rrjedha e trajnimeve si dhe procesi i ri-akreditimit të programit të Fakultetit të Sigurisë Publike.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha duke përshëndetur anëtaret e bordit, tha se rrjedha e trajnimeve dhe zhvillimeve të aktiviteteve tjera është duke shkuar sipas planë programit të Akademisë.
Pas aprovimit të procesverbalit të takimit të fundit të bordit, drejtori Berisha pasqyroj të gjitha aktivitete dhe të arriturat e Akademisë që nga janari i vitit 2020 e deri me tani.
Në fillim të mbledhjes anëtarët e bordit propozuan dhe zgjodhën kryesuesin e ri të tyre Samedin Mehmetin i cili është Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Mehmeti pasi u zgjodh kryesues falënderoj anëtaret e bordit të Akademisë dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim.
Temë më rëndësi gjatë takimi ishte edhe raportimi rreth procesit të ri-akreditimit të programit bachelor të Fakultetit të Sigurisë Publike, ku rreth këtij procesi anëtarët e bordit u njoftuan nga dekani i Fakultetit Bejtush Gashi. Gashi tha se deri më tani rreth ri-akreditimit janë dhënë komente pozitive.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe caktimi i kuotave për regjistrimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2021/22.
Anëtaret e bordit po ashtu u informuan edhe rreth aprovimit të standardeve të profesionit për trajnimet profesionale nga Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe me procesin e rishikimit të planit të trajnimeve të AKSP-së për vitin 2021.
Anëtarët e Bordit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike gjatë takimit vlerësuan se Akademia është shembull për organizimin e mirë jo vetëm në rajon, por edhe më lartë. Ata tha se deri më tani në Akademi është bërë një punë e shkëlqyeshme.
Të pranishmit i ka përshëndetur edhe Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri misioni i OSBE-së në Kosovë Erward Anderson, i cili i inkurajoj anëtarët e bordit dhe stafin e Akademisë për diskutimet dhe punën e bërë.
Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, zv e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës Metije Ademi, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Agron Llugaliu, ud i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës Rasim Selmani, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri misioni i OSBE-së në Kosovë Erward Anderson si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet përkatëse.
Botohet libri “Kriminologjia” i autorit prof.dr.Ferid Azemi
Vushtrri, 01 korrik 2021 – Botohet libri “Kriminologjia” autor i së cilës është profesori i Fakultetit të Sigurisë Publike Ferid Azemi, botim ky i mbështetur nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Në librin “Kriminologjia” trajtohen format e krimit dhe shkaqet, në theks të veçantë trajtohet të kuptuarit e krimit në kontekstin psikologjik dhe neuropsikologjik.
Sipas autorit të librit profesor Azemi, libri në fjalë ofron shumë mundësi për njohjen e krimeve duke filluar nga sqarimet klasike deri të krimet dhe terrorizmi.
“Një fokus i veçantë dhe deri tani i pa trajtuar sa duhet në vendin tonë dhe në rajon është edhe trajtimi dhe të kuptuarit e krimit në kontekstin psikologjik dhe neuropsikologjik. Një ndër pjesët e veçanta të librit i dedikohet të kuptuarit të disa sëmundjeve mendore që janë të ndërlidhura me sjelljet kriminale. Serioziteti i disa sjelljeve të tilla ka përfundime tragjike në shumë raste”, thuhet në librin “Kriminologjia”.
Prandaj autori përmes librit vlerëson se zbatuesit e ligjit duhet medoemos të kuptojnë plotësisht se me kë kanë të bëjnë dhe se sa e rëndësishme është largimi i personave të rrezikshëm nga komuniteti dhe si t’i trajtojnë këto kategori.
Një pjesë të veçantë në libër e zë edhe trajtimi i fenomenit të pornografisë në përgjithësi, e veçanërisht pornografisë me fëmijë.
“Abuzimi i fëmijëve në mënyrë më të vrazhdë dhe më mizore të mundshme nga më të afërmit e tyre paraqet edhe një kontekst të pa trajtuar social që ndoshta pa dije është lenë pas dore. Përderisa në ditët e sotme kemi ende miliona fëmijë që abuzohen në mënyra të ndryshme, dhe përderisa ekzistojnë qindra mijëra webfaqe me përmbajte të pornografisë me fëmijë, kjo na jep të kuptojmë se prapa skenës së abuzimeve mizore, gjendet një audiencë mjaft e gjerë që me klikime përkrah vazhdimësinë e kësaj loje mizore”, tha Azemi.
Në libër po ashtu flitet edhe për fushën e terrorizmit si pjesë e veçantë, ku të gjitha ata studentë që studiojnë në Fakultetin e Sigurisë Publike kanë mundësi të lexojnë për këtë fenomen.
Ndryshe qëllimi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike vazhdon të jetë zhvillimi i mëtejmë i programit studimor bachellor dhe fuqizimi i arsimit të lartë në siguri publike në Akademi.
Akademia vazhdon përkrahjen në ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënies, sigurimit të cilësisë duke përfshirë punimet edhe botimet e librave adekuate akademike bazuar në kurrikulën aktuale të akredituar dhe ri/akredituar të programit bachellor (BA) në siguri publike në Akademi.
Një përkrahje të tillë Akademia e ka sublimu përmes vënies me prioritet në kuadër të rëndësisë së veçantë në Strategjinë e saj aktuale Zhvillimore 2019 -2022.
Libri “Kriminologjia” do të jetë në shfrytëzim për nevojat e studentëve në studimet bachellor në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi.
Autor i librit është dr/Ferid Azemi mësimdhënësi i rregullt në Fakultetin e Sigurisë Publike pranë AKSP-së. Libri ka 235 faqe, është i ndarë në 11 kaptina. Libri ka për recensentë dy profesorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dr. John Fisher nga Universiteti Utah Valley dhe dr. Luan Zeka nga Universiteti Rochester, si dhe profesor dr. Vilard Bytyqin mësimdhënës i rregullt në Fakultetin e Sigurisë Publike.
Anëtarët e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes vizituan Akademinë
Vushtrri , 22 qershor 2021 – Komisioni Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes i kryesuar nga Bekë Berisha kryetar i komisionit, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha .
Qëllimi i vizitës ishte që të njihen me për se afërmi me punën dhe aktivitetet në Akademi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha i informoj anëtarët e komisionit për aktivitetet, arritjet dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Akademia.
Duke folur para ligjvënësve drejtori Berisha vuri në pah zhvillimet e fundit në Akademi siç janë mbajtja e trajnimit bazikë të gjeneratës së 56 të Policisë së Kosovës si dhe procesin e
ri-akreditimit të programit të Fakultetit të Sigurisë Publike.
Duke folur rreth trajnimeve drejtori Berisha i informoi deputetet se në Akademi trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit.
Me këtë rast, delegacioni u informua edhe për bashkëpunimin që Akademia ka më të gjitha institucionet e sigurisë qofshin ato vendore apo ndërkombëtare.
Ndërsa deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë takimit vlerësuan se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është vend adekuat për të ofruar trajnime për pjesëtaret e sigurisë publike.
Deputetet u interesuan rreth zhvillimeve të trajnimeve në Akademi si dhe rreth procesit mësimor në Fakultetin e Sigurisë Publike që është në kuadër të Akademisë. Po ashtu gjatë kësaj vizite anëtarët e komisionit shtruan pyetje edhe rreth sjelljes së zyrtarëve të Policisë së Kosovës gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si dhe rreth instruktorëve që mbajnë trajnime në Akademi.
Në fund para anëtarëve të komisionit parlamentarë për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, kadetët demonstruan disa ushtrime të taktikave mbrojtëse.
Shefi i misionit të OSBE-së diplomati Michael Davenport vizitoi Akademinë
Vushtrri, 16 qershor 2021 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, priti sot në takim shefin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë, diplomatin Michael Davenport.
Qëllimi i vizitës ishte që të njihet më për se afërmi më punën, misionin dhe zhvillimet në Akademi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha e njoftoi delegacionin e OSBE-së për aktivitetet, trajnimet aktuale që janë duke u mbajtur në Akademi si dhe për ato që do të mbahen në të ardhmen e afër.
Duke e falënderuar ambasadorin Davenport për vizitën, drejtori Berisha foli para delegacionit edhe për proceset që ka kaluar Akademia në realizimin e projekteve gjatë periudhës së pandemisë.
“Edhe pse ka qenë një situatë jo e mirë për shkak të COVID 19, Akademia ka realizuar po thuajse të gjitha projektet e saj, gjithmonë duke i respektuar masat e caktuar nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës”, tha Berisha.
Drejtori Berisha e falënderoi ambasadorin dhe OSBE-në për ndihmën dhe mbështetjen që ja bënë Akademisë në vazhdimësi.
Berisha u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi më OSBE-në të vazhdojë edhe me tutje.
“Akademia ka shënuar progres falë mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë siç janë OSBE, ICITAP si dhe punës së palodhshme të stafit”, u shpreh Berisha
Ndërsa, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovës Michael Davenport e falënderoi drejtorin Berisha për pritjen.
Davenport e vlerësoi lartë punën që është bërë deri me tani në Akademi.
Ambasadori Davenport tha se bashkëpunimi mes OSBE-së dhe Akademisë ka qenë dhe do të vazhdojë edhe me tutje në fushën e sigurisë publike.
“Ju sugjerojmë që ju të vazhdoni edhe me tutje me punën e mirë që e bëni. Marrëdhënia e OSBE-së më Akademinë ka qenë speciale në të kaluarën dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Davenport.
Davenport vlerësoj se Akademia është një institucion shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe për zyrtaret e sigurisë publike.
Gjatë vizitës në Akademi, ambasadori Davenport vizitoi edhe kadetët e gjeneratës së 56 të Policisë së Kosovës, ku më këtë rast kolonel Agron Rukiqi e njoftoi për mbarëvajtjen e trajnimit profesional “Polic i Ri” të kësaj gjenerate.
Gjithashtu ambasadori e përgëzoj Akademinë dhe agjencionet e sigurisë publike për punën e përbashkët që e bëjnë.
Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi e njoftoi delegacionin e OSBE-së me proceset e fakultetit.
“Fakulteti i Sigurisë Publike u themelua me qëllim të avancimit të zyrtarëve të sigurisë publike dhe mund të themi se kemi arritur ti përmbushim objektivat tona”, u shpreh Gashi duke thënë se fakulteti pretendohet që në të ardhmen të jetë i hapur edhe për studimet master.
Në takimin me ambasadorin Davenport morën pjesë edhe përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë publike në Akademi.
Shefi i ri i OSBE-së Michael Davenport gjatë vizitës së tij në Akademiishte i shoqëruar nga zëvendës drejtori i Departamentit për Rend dheSiguri Publike në OSBE Zoran Mitrevski dhe Shpesa Muharremi zyrtare elartë në OSBE.
Ndryshe delegacioni i OSBE-së vizitoi kampusin e Akademisë ku u njoftua me gjitha kapacitet e infrastrukturës që ka Akademia
Studentët e UBT-së vizituan Akademinë
Vushtrri, 09 qershor 2021 - Një grup i studentëve të Kolegjit Universitar të Biznesit dhe Teknologjisë (UBT) të udhëhequr nga profesor Arian Kadriu, sot vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ku u takuan me Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike (FSP) Bejtush Gashin, prodekani Nexhat Jasharin dhe stafin tjetër të FSP-së.
Qëllimi i vizitës ishte që studentët të njihen më për se afërmi me funksionimin e Fakultetit të Sigurisë Publike.
Gjatë kësaj vizite para studentëve të UBT-së u bë një prezantim për rolin, misionin e Akademisë dhe për programin studimor të FSP-së.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi para studentëve bëri një përmbledhje në pika të shkurta rreth historikut dhe sfidave më të cilat janë përballur gjatë procesit deri në hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike.
Dekani Gashi duke folur rreth programit të arsimit të lartë në fushën e sigurisë publike për të gjithë zbatuesit e ligjit, tha se programi i cili zbatohet në Fakultetin e Sigurisë Publike është në përputhje me procesin e Bolonjes, përkatësisht me standardet evropiane. “Është program që më parë nuk kishte ekzistuar jo vetëm në Akademi, por as në Kosovë dhe në Regjion”, tha Gashi.
Studentet e UBT-së gjatë kësaj vizite patën rastin të shkëmbejnë përvoja dhe të shtjellojnë çështje të ndryshme me stafin akademik të Fakultetit të Sigurisë Publike.
Kadetët dhe stafi i Akademisë dhuruan gjak
Vushtrri, 18 maj 2021 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot një numër i madh i kadetëve të Policisë së Kosovës, instruktorëve dhe stafi i Akademisë në mënyrë vullnetare dhuruan gjak.
Në Akademi u zhvillua një aksioni një ditorë i dhurimit të gjakut në mënyrë vullnetare, ku gjatë këtij aksioni u mblodhën mbi 100 doza gjak.
Personeli mjekësor i Transfuzionit Kombëtar të Gjakut dhe ai i Akademisë vlerësuan lartë këtë aksioni dhe falënderuan të gjitha ata që në mënyrë vullnetare iu përgjigjen këtij aksioni.
Aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Transfuzionin e Gjakut nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe me ekipin mjekësor të AKSP-së.