}

NewsArticle

15/01/2024

Në Akademi filloi trajnimi i gjeneratës së re të Shërbimit Korrektues

Vushtrri, 15 janar 2024 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi trajnimi profesional  zyrtar korrektues  i gjeneratës së 44-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).

Kjo gjeneratë numëron gjithsej 70 kadetë.

Menaxhmenti i lartë i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike i  përshëndeti kadetët e rinj duke iu uruar suksese në drejtimin që ata kanë zgjedhur.


Kadetët do të trajnohen sipas plan programeve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare  për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në Akademi u mbajt dita e informimit  rreth programit Erasmus +
Në Akademi u mbajt dita e informimit rreth programit Erasmus +

Vushtrri, 11 janar 2024 - Në Akademinë e  Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt Dita Informuese  rreth programit të Erasmus+.  Ky aktivitet kishte për qëllim shpërndarjen e informatave për rregullat dhe procedurat e reja të aplikimit në Programin Erasmus +.



Më 28 nëntor të vitit që e lamë pas,  programi Erasmus+  ka bërë hapje për thirrje të reja  për vitin 2024.  Studentë, stafi akademik i Fakultetit të Sigurisë Publike  (FSP) gjatë këtij takimi u njoftuan edhe për përfitimet të reja që fakulteti mund të ketë nga ky program.



Në kuadër të ditës informuese të programit Erasmus +, koordinatorja e zyrës së Erasmus+ në Kosovës  Mimika Dobroshi e shoqëruar nga Blerina Zjaça,  i njoftuan të pranishmit  për dallimet që kanë thirrjet e reja  nga thirrjet e vitit të kaluar, pra vitit 2023.



Zyrtarët nga programi Erasmus +, shpjeguan rregullat e reja të aplikimit dhe kushtet që duhet plotësuar për të qene përfitues të këtij programi.



Në këtë takim ndër pikat që u diskutua ishte mobiliteti i individëve si për arsimin e lartë, ashtu edhe për arsimin profesional,  pastaj ngritja e kapaciteteve në sistemin e arsimit të larte si dhe për kartën e Erasmus + për arsimin e lartë (ECHE), e cila është në planet e AKSP-së për të aplikuar në të ardhmen e afërt.


Ndërsa përfaqësuesit nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike u shprehen optimist se studentët dhe mësimdhënësit  e Fakultetit të Sigurisë Publike edhe në të ardhmen do të mund të përfitojnë edhe më shumë nga programi i Erasmus +.



Në këtë takim morën pjesë Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Ferid Azemi, Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie më Jashtë në AKSP Avni Istrefi si dhe përfaqësues tjerë të lartë të Akademisë.



Ndryshe Akademia e Kosovës për Siguri Publike përmes programit Eramsus+ që nga viti 2016 e deri në vitin e kaluar, vitin 2023, ka shkëmbyer 122 studentë, pjesëtarë të stafit akademik dhe atij administrativ, prej të cilëve 97 shkues dhe 25 ardhës me 5 institucione të arsimit të lartë nga vendet e Bashkimit Evropian. Me Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë, Universitetin e Shkencave të Aplikuara Policore të Brandenburgut në Gjermani, Kolegjin Universitar Policor të Norvegjisë, Universitetin e Shkencave të Aplikuara LAUREA në Finlandë dhe Universitetin e Zjarrfikjes në Poloni.

 

Lexo më shumë
Mbi  2500  zyrtarë kanë vijuar trajnimet gjatë vitit 2023 në Akademi
Mbi 2500 zyrtarë kanë vijuar trajnimet gjatë vitit 2023 në Akademi

Vushtrri, 19  janar 2024 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), gjatë vitit 2023 kanë kryer trajnime mbi 2500 pjesëtarë të sigurisë publike në Kosovë dhe jo vetëm, ndërsa janë mbajtur mbi 80 trajnime.


Në Akademi i cili është institucioni më i lartë për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në Kosovë,  janë zhvilluar edhe shumë aktivitete tjera që lidhen më fushën e sigurisë në vend.


Gjatë vitit që e lamë pas janë mbajtur  trajnime nga të gjitha  agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës (PK), Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), Dogana e Kosovës (DK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Inspektorati Policor i Kosovës etj.


Në përkrahje  të dy partnerët ndërkombëtarë, si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) dhe (ICITAP), Akademia  gjatë gjithë kohës ka ofruar trajnime me cilësi të lartë profesionale me standarde ndërkombëtare.


Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, në Akademi janë trajnuar edhe pjesëtarë të sigurisë publike nga shtetet e rajonit dhe me gjerë. Akademia është bërë vendqëndrim primar i trajnimit në fushën e sigurisë publike.


Ndryshe vizioni i Akademisë është që edhe në të ardhmen të përgatisë dhe të aftësojë zyrtarë që kujdesen për mbajtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës