19/01/2024
Mbi 2500 zyrtarë kanë vijuar trajnimet gjatë vitit 2023 në Akademi
Vushtrri, 19 janar 2024 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), gjatë vitit 2023 kanë kryer trajnime mbi 2500 pjesëtarë të sigurisë publike në Kosovë dhe jo vetëm, ndërsa janë mbajtur mbi 80 trajnime.
Në Akademi i cili është institucioni më i lartë për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në Kosovë, janë zhvilluar edhe shumë aktivitete tjera që lidhen më fushën e sigurisë në vend.
Gjatë vitit që e lamë pas janë mbajtur trajnime nga të gjitha agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës (PK), Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), Dogana e Kosovës (DK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Inspektorati Policor i Kosovës etj.
Në përkrahje të dy partnerët ndërkombëtarë, si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) dhe (ICITAP), Akademia gjatë gjithë kohës ka ofruar trajnime me cilësi të lartë profesionale me standarde ndërkombëtare.
Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, në Akademi janë trajnuar edhe pjesëtarë të sigurisë publike nga shtetet e rajonit dhe me gjerë. Akademia është bërë vendqëndrim primar i trajnimit në fushën e sigurisë publike.
Ndryshe vizioni i Akademisë është që edhe në të ardhmen të përgatisë dhe të aftësojë zyrtarë që kujdesen për mbajtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.