Lajmet
Lajmet
Akademia e Kosovës për Siguri Publike ngushëllon familjen Qafleshi dhe Doganat e Kosovës
Vushtrri, 24 prill 2020
E nderuara Familja e Kujtim Qafleshit
I nderuar z.Ibrahim Xhaka, U.d Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës
Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta e familjarit tuaj, zyrtarit të Doganës, njëherit mësimdhënësit tonë të çmuar, Kujtim Qafleshi. Kujtimi ishte mësimdhënës i angazhuar në Fakultetin e Sigurisë Publike, dhe kontributi i tij pa dyshim është mjaft i çmueshëm në arsimimin e zbatuesve të ligjit, sidomos atyre nga fusha doganore.
Ishte koleg i dashur, profesionist dhe i palodhshëm në punën e tij pedagogjike.
Me vdekjen e Kujtimit, Ju familje e nderuar humbet bashkëshortin dhe prindin tuaj, ndërsa ne humbëm, kolegun, mikun dhe mësimdhënësin e shquar, i cili do të mbetet në kujtesën e zbatuesve të ligjit për cilësitë e tij të larta njerëzore dhe profesionale.
Ngushëllime familjes, të afërmeve, kolegëve dhe studentëve për vdekjen e mësimdhënësit Kujtim Qafleshi.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike,
Vushtrri,
24.04.2020
Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike mbajti Takimin e 31 të radhës
Vushtrri, 23 prill 2020 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot Bordi i AKSP-së mbajti takimin e 31 të radhës, të parin në vitin 2020.
Në këtë takim morën pjesë të gjithë anëtarët e bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi njëherit kryesues i bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi, U.D i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Ibrahim Xhaka, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra.
Pas aprovimit të procesverbalit dhe transkriptit të takimit të fundit të bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi shpalosi raportin e punës së AKSP-së për vitin 2019 duke pasqyruar të gjitha aktivitetet dhe të arriturat e Akademisë gjatë vitit 2019 si vijon:
Si të arritura kryesore për periudhë janar - dhjetor 2019 drejtori Smakiqi veçoj; realizimi i 51 trajnimeve me gjithsej 1,369 zyrtar të Agjencive të Sigurisë Publike; përfundimi me sukses i trajnimeve profesional për Agjencitë e Sigurisë publike si vijon; “Trajnimi Profesional për Polic të Ri” – gjenerata 54 me gjithsejtë 421 kadetë, “Trajnimi Profesional Inspektor i Inspektoratit Policor 17 kadet dhe “Trajnimi Profesional për Zyrtar Korrektues” – 119 kadetë.
Drejtori Smakiqi po ashtu foli edhe për përfundimin me sukses të projektit të binjakëzimit i financuar nga BE-ja, i cili ka rezultuar me akreditimin kombëtar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe akreditim ndërkombëtar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në vitin shkollor 2019/2020 në Fakultetin e Sigurisë Publike janë regjistruar gjithsejtë 39 studentë, kurse në këtë fakultet gjatë vitit të fundit kanë diplomuar 48 studentë.
Në fushën e këmbimeve dhe trajnimeve përmes mobili tetit në kuadër të CEPOL dhe ERASMUS + gjatë kësaj periudhe kohore është arritur që përmes ERASMUS+ të realizohen 10 programe të ndryshme të shkëmbimit me gjithsej 28 pjesëtar ( staf akademik 10, staf profesional 10 dhe zyrtar të PK-së 8), kurse përmes CEPOL-it është arritur që gjithsej 64 zyrtarë të zbatimit të ligjit të gjejnë partnerët e tyre për shkëmbim njëjavor në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Estoni, Letoni, Lituani, Maqedoni Veriore, Poloni, Portugali, Sllovaki dhe Suedi.
Po ashtu gjatë vitit 2019 Akademia ka hartuar Plani Vjetor i Punës së AKSP-së për vitin 2020, është finalizuar dhe miratuar planit vjetor i trajnimeve për vitin 2020 si dhe është miratuar Strategjia Zhvillimore dhe Plani i Veprimit AKSP 2019-2022.
Në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar Akademia ka arritur: nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Akademisë për Siguri Publike të Shqipërisë; nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Universitetit Laureat të Shkencave të Aplikuara të Finlandës; nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Institutit të Trajnimit të Shërbimeve të Burgut dhe Sprovues (RSKK) Finlandë; anëtarësimi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Rrjetin Ndërkombëtar Frankofon të Trajnimit Policor (FRANCOPOL) si anëtare me të drejtë vote, pjesëmarrja në konferencën vjetore të IADLES – SHBA si dhe një mori aktivitete të rëndësishme për Akademinë dhe Agjencitë e Sigurisë Publike.
Këtë vit në muajin qershor është mbajtur “Miniolimpiada 2019” për persona me nevoja të veçanta si dhe janë organizuar një mori aktivitete tjera me komunitete të ndryshme.
Në muajin shtator 2019 u shënua 20 vjetori i themelimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, me ç’ rast iu shpërndan mirënjohje të veçanta partnerëve të përhershëm të Akademisë OSBE, ICITAP-it si dhe individëve të cilët dhanë kontribut të çmueshëm për zhvillimin e Akademisë.
Pas prezantimit dhe vlerësimit , Bordi i Akademisë një zëri aprovoi Raportin e Punës të Akademisë për vitin 2019.
Në vazhdim kryesuesi i Bordit të AKSP-së njëherit Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi, e vlerësoi lartë punën që ka bërë Akademia gjatë vitit 2019 si dhe shfaqi shpresën që së shpejti, pas kalimit të pandemisë të vazhdoi puna e Akademisë nga fusha e veprimit të sajë e cila është esenciale për ngritjen e kapaciteteve të Agjencive gjegjësisht ofrimin sa më të mirë të shërbimeve për agjencitë.
Po ashtu udhëheqësit e agjencive lavdëruan punën e Akademisë dhe shprehën nevojën e fillimit sa më parë të punës së Akademisë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të agjencive të tyre. Të gjithë drejtuesit shprehën gatishmëri për rishikimin e planeve të trajnimeve, programeve studimorë dhe profesionale, me qëllim të përshtatjes të këtyre planeve sipas nevojave pas kalimit të krizës globale shëndetësore të pandemisë.
Në fund drejtori Smakiqi falënderoi të gjithë anëtarët e Bordit, agjencionet e sigurisë publike si dhe partnerët ndërkombëtar për bashkëpunimin dhe përkrahjen e treguar ndaj Akademisë duke theksuar se viti 2020 është viti i përgatitjes të Akademisë për ri akreditim të programeve profesionale dhe studimore dhe ri akreditim institucional vendor nga AAK dhe AKK, si dhe ri akreditim ndërkombëtar të AKSP nga IADLEST. E gjithë kjo punë e përbashkët kërkon mobilizim në momentin e parë të kthimit në institucione.
Në vazhdim Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, njëzëri ri-zgjodhi Nehat Thaqi kryesues të Bordit edhe për një mandat një vjeçar.
NË AKADEMINË E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE VAZHDON MËSIMI ONLINE
Si rezultat i marrjes së masave parandaluese për tu mbrojtur nga Koronavirusi Covid 19, në përputhje me vendimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës nr.01/07 të datës 11.03.2020, më datën 12.03.2020, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sikurse edhe në të gjitha Institucionet arsimore të Kosovës u ndërpritet procesi edukativo-arsimor i kadetëve të Policisë së Kosovës dhe studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike.
Pas ndërprerjes të mësimit në Akademi, mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike, kanë vazhduar në platforme të ndryshme zhvillimin e mësimit nga distanca. Po ashtu edhe modulet e punës praktike (internshipit) të studentëve kanë vazhduar të mbahen të bashkërenditura nga Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Zotit Bejtush Gashi, Koordinatorit për Mësim Praktik- INTERNSHIP Zotit Valon Zeqirit dhe Koordinatoreve të Mentorëve të Agjencive të Sigurisë Publike.
Nga sot, pas një angazhimi të personelit të Divizionit të Teknologjisë Informative, ky Divizion ka arritur që të bëj unifikimin e platformës për ndjekjen e mësimit online, me shumicën e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës.
Mësimi online për studentët e Fakultetit për Siguri Publike nga sot zhvillohet në platformat:
Google Meet https://meet.google.com
Google Classroom https://classroom.google.com
Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z. Ismail Smakiqi dhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike z.Bejtush Gashi, i është drejtuar me shkresë studentëve dhe personelit mësimdhënës për vazhdimin e mësimit online në platformat e cekura më lartë.
Në këtë shkresë ndër të tjera thuhet:
Të dashur studentë të Fakultetit të Sigurisë Publike,
Duke mare parasysh që ju, përveç studentë të Fakultetit të Sigurisë Publike, në të njëjtën kohë jeni punëtor të punësuar në Institucionet e Sigurisë Publike dhe jeni në ballë të luftës të cilën po e bëjnë Institucionet e vendit tonë kundër “Covid 19”, më lejoni të iu përgëzoi për angazhimin tuaj dhe përkushtimin për sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Të nderuar mësimdhënës,
Së bashku me Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike, më lejoni të iu falënderoi për punën që po bëni dhe përkushtimin tuaj në rrethanat e krijuara dhe të iu dëshiroi shëndet Juve dhe familjeve tuaja.
Me shpresa që sa më par të kthehemi në institucionet tona në rrethana normale të vazhdimit të mësimit, ju dëshiroi suksese në angazhimin tuaj.
Për të lehtësuar punën e tuaj në aplikimin e mësimit online, është bashkëngjitur një shkresë dhe dy manuale të përdorimit për mësimin virtual që mund ti gjeni këtu brenda lajmit të publikuar në web faqen e AKSP-së.
Për mbarëvajtjen e mësimit online do të përkujdeset Personeli i Divizionit të Teknologjisë Informative, në krye me Udhëheqësin e divizionit z.Sami Zeka. Me këtë rast dëshiroi të falënderoi Divizionin e IT, sidomos udhëheqësin e këtij divizionin z.Zeka, për përkushtimin dhe punën e madhe për vazhdimin e mësimit online në platformat e cekura më lart.
Te bashkangjitur gjeni dokumentet!
1) Kliko këtu: Shkresa e vazhdimit të mësimit online në platformat Google Meet dhe Google Classroom
2) Kliko këtu: Klasat Virtuale (Profesori)
3) Kliko këtu: Klasat Virtuale (Studenti)
NË AKADEMINË E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE VAZHDON MËSIMI ONLINE
Si rezultat i marrjes së masave parandaluese për tu mbrojtur nga Koronavirusi Covid 19, në përputhje me vendimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës nr.01/07 të datës 11.03.2020, më datën 12.03.2020, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sikurse edhe në të gjitha Institucionet arsimore të Kosovës u ndërpritet procesi edukativo-arsimor i kadetëve të Policisë së Kosovës dhe studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike.
Pas ndërprerjes të mësimit në Akademi, mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike, kanë vazhduar në platforme të ndryshme zhvillimin e mësimit nga distanca. Po ashtu edhe modulet e punës praktike (internshipit) të studentëve kanë vazhduar të mbahen të bashkërenditura nga Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Zotit Bejtush Gashi, Koordinatorit për Mësim Praktik- INTERNSHIP Zotit Valon Zeqirit dhe Koordinatoreve të Mentorëve të Agjencive të Sigurisë Publike.
Nga sot, pas një angazhimi të personelit të Divizionit të Teknologjisë Informative, ky Divizion ka arritur që të bëj unifikimin e platformës për ndjekjen e mësimit online, me shumicën e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës.
Mësimi online për studentët e Fakultetit për Siguri Publike nga sot zhvillohet në platformat:
Google Meet https://meet.google.com
Google Classroom https://classroom.google.com
Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z. Ismail Smakiqi dhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike z.Bejtush Gashi, i është drejtuar me shkresë studentëve dhe personelit mësimdhënës për vazhdimin e mësimit online në platformat e cekura më lartë.
Në këtë shkresë ndër të tjera thuhet:
Të dashur studentë të Fakultetit të Sigurisë Publike,
Duke mare parasysh që ju, përveç studentë të Fakultetit të Sigurisë Publike, në të njëjtën kohë jeni punëtor të punësuar në Institucionet e Sigurisë Publike dhe jeni në ballë të luftës të cilën po e bëjnë Institucionet e vendit tonë kundër “Covid 19”, më lejoni të iu përgëzoi për angazhimin tuaj dhe përkushtimin për sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Të nderuar mësimdhënës,
Së bashku me Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike, më lejoni të iu falënderoi për punën që po bëni dhe përkushtimin tuaj në rrethanat e krijuara dhe të iu dëshiroi shëndet Juve dhe familjeve tuaja.
Me shpresa që sa më par të kthehemi në institucionet tona në rrethana normale të vazhdimit të mësimit, ju dëshiroi suksese në angazhimin tuaj.
Për të lehtësuar punën e tuaj në aplikimin e mësimit online, është bashkëngjitur një shkresë dhe dy manuale të përdorimit për mësimin virtual që mund ti gjeni këtu brenda lajmit të publikuar në web faqen e AKSP-së.
Për mbarëvajtjen e mësimit online do të përkujdeset Personeli i Divizionit të Teknologjisë Informative, në krye me Udhëheqësin e divizionit z.Sami Zeka. Me këtë rast dëshiroi të falënderoi Divizionin e IT, sidomos udhëheqësin e këtij divizionin z.Zeka, për përkushtimin dhe punën e madhe për vazhdimin e mësimit online në platformat e cekura më lart.
Te bashkangjitur gjeni dokumentet!
1) Kliko këtu: Shkresa e vazhdimit të mësimit online në platformat Google Meet dhe Google Classroom
2) Kliko këtu: Klasat Virtuale (Profesori)
3) Kliko këtu: Klasat Virtuale (Studenti)
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike vazhdon mësimi online
Vushtrri, 14 prill - Si rezultat i marrjes së masave parandaluese për tu mbrojtur nga koronavirusi Covid 19, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/07 të datës 11.03.2020, më datën 12.03.2020, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sikurse në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës u ndërpre procesi edukativo-arsimor i kadetëve të Policisë së Kosovës dhe studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike.
Pas ndërprerjes së mësimit në Akademi, mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike, kanë vazhduar në platformë të ndryshme zhvillimin e mësimit nga distanca. Po ashtu edhe modulet e punës praktike (internshipit) të studentëve kanë vazhduar të mbahen të bashkërenditura nga dekani i fakultetit Bejtush Gashi, koordinatorit për mësim praktikë - INTERNSHIP Valon Zeqirit dhe koordinatoreve të mentorëve nga agjencitë e sigurisë publike.
Nga sot, pas një angazhimi të personelit të Divizionit të Teknologjisë Informative, i cili e ka bërë unifikimin e platformës për ndjekjen e mësimit online, me shumicën e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.
Mësimi online për studentët e Fakultetit për Siguri Publike nga sot zhvillohet në platformat:
Google Meet https://meet.google.com
Google Classroom https://classroom.google.com
Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi dhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, i është drejtuar me shkresë studentëve dhe personelit mësimdhënës për vazhdimin e mësimit online në platformat e cekura më lartë.
Në këtë shkresë ndër të tjera thuhet:
Të dashur studentë të Fakultetit të Sigurisë Publike,
Duke mare parasysh që ju, përveç studentë të Fakultetit të Sigurisë Publike, në të njëjtën kohë jeni punëtor të punësuar në Institucionet e Sigurisë Publike dhe jeni në ballë të luftës të cilën po e bëjnë Institucionet e vendit tonë kundër “Covid 19”, më lejoni të iu përgëzoi për angazhimin tuaj dhe përkushtimin për sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Të nderuar mësimdhënës,
Së bashku me dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike, më lejoni të iu falënderoi për punën që po bëni dhe përkushtimin tuaj në rrethanat e krijuara dhe të iu dëshiroi shëndet juve dhe familjeve tuaja.
Me shpresa që sa më par të kthehemi në institucionet tona në rrethana normale të vazhdimit të mësimit, ju dëshiroi suksese në angazhimin tuaj.
Për të lehtësuar punën e tuaj në aplikimin e mësimit online, është bashkëngjitur një shkresë dhe dy manuale të përdorimit për mësimin virtual që mund ti gjeni këtu brenda lajmit të publikuar në web faqen e AKSP-së.
Për mbarëvajtjen e mësimit online do të përkujdeset Personeli i Divizionit të Teknologjisë Informative, në krye me Udhëheqësin e divizionit Sami Zeka. Me këtë rast dëshiroi të falënderoi Divizionin e IT, sidomos udhëheqësin e këtij divizionin Zeka, për përkushtimin dhe punën e madhe për vazhdimin e mësimit online në platformat e cekura më lart.
Të bashkangjitur gjeni manualet e përdorimit të mësimit në distancë:
1) Kliko këtu: Shkresa e vazhdimit të mësimit online në platformat Google Meet dhe Google Classroom
2) Kliko këtu: Klasat Virtuale (Profesori)
3) Kliko këtu: Klasat Virtuale (Studenti)
Në Akademi ndërpritet procesi mësimor i kadetëve dhe studentëve
Vushtrri, 12 mars 2020 – Për shkak të marrjes së masave parandaluese për tu mbrojtur nga Koronavirusi sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ndërpritet procesi edukativo-arsimor i kadetëve të Policisë së Kosovës dhe studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike.
Kjo masë u morë në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.01/07 të datës 11.03.2020, pikës 1.1 të këtij vendimi ku nder të tjera thuhet “Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor të institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri 27 mars 2020”.
Bazuar në këtë vendim nga sot u ndërpre procesi mësimor i kadetëve, studentëve, po ashtu pezullohen të gjitha aktivitetet të cilat janë në fushë veprimtarinë e Akademisë.
Kadetët e Policisë së Kosovës, sot në paradën e mëngjesit u njoftuan nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi për ndërprerjen e trajnimit të Programit Profesional si dhe u kërkua nga ta që të respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me preventiven kundër Koronavirusit COVID-19.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkruan marrëveshje bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë
Prishtinë, 26 shkurt 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi së bashku me Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahu sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.
Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimin në realizmin e trajnimeve në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.
Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi tha se nënshkrimi i marrëveshjes më Akademinë e Drejtësisë është shumë i rëndësishëm për Akademinë dhe zbatuesit e ligjit.
Më këtë rast drejtori Smakiqi e njoftoi drejtorin e Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahun për marrëveshjet e bashkëpunimit që ka AKSP-ja edhe më institucionet vendore dhe ndërkombëtare, që kanë të bëjnë më fushën e sigurisë.
Smakiqi tha se Akademia është e gatshme të lidh bashkëpunim më çdo institucion që merret më siguri më qëllim të avancimit të zbatuesve të ligjit. Duke vlerësuar lartë nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë, drejtori Smakiqi tha se dobitë e saj janë; trajnimet, kurset, seminaret, programet e këmbimeve, korrikulat e përbashkëta, hulumtimet shkencore si dhe përvoja tjera që janë të domosdoshme për Akademinë.
“Akademia deri më sot ka nënshkruar shumë marrëveshje bashkëpunimi, megjithatë nënshkrimi i kësaj marrëveshje është e një rëndësi të veçantë. Më nënshkrimin e kësaj marrëveshje ne ofrohemi edhe më shumë në shkëmbimin e përvojave mes dy institucioneve në fjalë. Për AKSP-në ky bashkëpunim është një nder i madh”, u shpreh drejtori Smakiqi.
Edhe drejtori i Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahu vlerësoj lartë nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit më Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Gjatë këtij takimi u tha së nënshkrimi i marrëveshjes hap shtigjet për bashkëpunim në fushën e trajnimeve që ka për qëllim avancimin e gjithë atyre që merren më fushën e drejtësisë dhe sigurisë.
Fejzullahu tha se një marrëveshje e tillë është dashur të ndodh edhe më herët, ndërkohë që vlerësoj se ky bashkëpunim është i domosdoshëm.
Ndryshe, me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, Institucionet deklaruan përkrahjen e tyre për përfitime të përbashkëta, dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në rritjen e lidhjeve arsimore, hulumtuese dhe zhvillimore ndërmjet të dyja institucioneve.
Pikat e bashkëpunim ndërmjet dy Institucioneve përfshinë; Zhvillimin dhe bashkërendimin e arsimit në fushën e zbatimit të ligjit në nivel të arsimit profesional dhe arsimit të vazhdueshëm profesional; Lidhjet e hulumtimit, shkëmbimin e informatave dhe rezultateve, vizitat e personelit hulumtues dhe ofertat për financim të hulumtimit nga Bashkimi Evropian dhe agjencitë tjera ndërkombëtare në fushat e sigurisë së brendshme dhe zbatimit të ligjit; Shkëmbimin dhe vizitat e personelit për këshilla dhe bashkërendim të standardeve në çështje arsimore, pedagogjike dhe administrative; Këmbimin e përvojave, ideve rreth programeve të trajnimeve si dhe programeve studimore në fushën e sigurisë publike dhe të zbatimit të ligjit etj.
U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Akademisë dhe Universiteti “Kadri Zeka”
Vushtrri, 18 shkurt 2020 - Në vazhden e bashkëpunimeve me institucionet arsimore, Akademia e Kosovës per Siguri Publike (AKSP) sot nënshkruajti marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi dhe nga Rektori i këtij universitetit Bajram Kosumi.
Marrëveshja ka për qellim bashkëpunimin reciprok në mes Akademisë dhe të Universitetit “Kadri Zeka”, në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit etj.
Fushat e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë dhe Universitetit janë; zhvillimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellët në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve akademike, profesionale; Shkëmbimi i përvojave dhe njohurive në fushën e arsimit të lartë; Bashkëpunimi në zhvillimin e projekteve të përbashkëta të hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore; Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore siç janë: seminaret, simpoziumet, konferencat, shkëmbimi i botimeve dhe materialeve të tjera të interesave të përbashkëta; Angazhimin e personelit në ligjërimin e lëndëve shkencore dhe në komisionet vlerësuese gjatë përzgjedhjes së personelit akademik; Kryerjen e punës praktike dhe vizitave studimore të studentëve të të dyja palëve.
Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje bashkëpunimi udhëheqësit e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe udhëheqësit e Universitetit \"Kadri Zeka\" u zotuan se do të marrin veprime konkrete për realizimin e marrëveshjes në fjalë.
U mbajt olimpiada e parë matematike Kosovë- Shqipëri
Vushtrri, 16 shkurt 2020- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u mbajt olimpiada e parë matematike Kosovë- Shqipëri, për klasat VII- IX .
Në hapjen e kësaj olimpiade morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Haki Abazi, Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Hykmete Bajrami, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës.
Kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës Armend Shabani duke folur në emër të shoqatës, të gjithë pjesëmarrësve iu uroi suksese në garën e matematikës. “Të dashur nxënës ju sot po hyni në një sfidë të re dhe përpiquni ta merrni më pozitivitet, ta kuptoni si rrugëtim tuajin për avancim të mëtejmë, në atë që populli e njeh si shkencë e numrave”, u shpreh Shabani duke iu dëshiruar gara të suksesshme nxënësve.
Edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Haki Abazi iu dëshiroj suksese nxënësve në garën e olimpiadës së matematikës.
“Shpresat e kemi që tani ti kthemi dijes, dijes që ju e keni e matematika është pjesa kryesore e dijes”, tha zv/kryeministri Abazi duke iu dëshiruar suksese secilit garues.
Ndërsa, Hykmete Bajrami Ministre e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë u shpreh e lumtur që mori pjesë në ceremoninë e hapjes së olimpiadës së matematikës.
“Me punën që do të bëjmë do të arrijmë që brenda një periudhe të shkurtër kohore ju të jeni atje ku e kini vendin, ashtu siç po merrni pjesë në gara në të gjitha vendet e botës”, u shpreh Bajrami duke përgëzuar shoqatën për nxjerrjen e talenteve në matematikë. Bajrami tha se “Kosova ka nxënësi mjaftë të talentuar vetëm së duhet tu krijohen kushte”.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri iu dëshiroj nxënësve rezultate të shkëlqyeshme sot dhe gjatë gjithë jetës. Tahiri iu bëri thirrje prindërve që të ndihen krenar më fëmijët e tyre të cilët morën pjesë në garat e matematikës.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi në fjalimin e tij i përshëndeti të gjithë të pranishmit, në theks të veçantë nxënësit të cilët ishin pjesëmarrës në garën e matematikës.
Smakiqi iu dëshirojë nxënësve suksese në gara, gjithashtu suksese në rrugëtimin e tyre drejtë nxënies së dijes, që në një të ardhme ata të jenë më të mirët jo vetëm në rajon por në Evropë dhe botë.
Olimpiada u organizua nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës dhe Shoqatës Shqiptare të Matematikës. Kjo ngjarje u përkrah nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Komuna e Vushtrrisë, Ministria e Arsimit dhe nga kompania shqiptaro – amerikane “ninety one”.
Në këtë garë kanë marrë pjesë rreth 140 nxënës ngatë gjitha trojet shqiptare.
U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Akademisë dhe Kolegjit AAB
Vushtrri, 14 shkurt 2020 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike sot nënshkruajti marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB, e cila u nënshkrua në Rektoratin e Kolegjit AAB. Marrëveshja u nënshkrua mes Drejtorit të Përgjithshme të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi dhe rektorit të Kolegjit AAB Dr.sc Bujar Demjaha.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është përkrahja e objektivave strategjike në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit.
Fushat e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë dhe Kolegjit AAB janë; zhvillimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellët në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve akademike, profesionale; Shkëmbimi i përvojave dhe njohurive në fushën e arsimit të lartë; Bashkëpunimi në zhvillimin e projekteve të përbashkëta të hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore; Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore siç janë: seminaret, simpoziumet, konferencat, shkëmbimi i botimeve dhe materialeve të tjera të interesave të përbashkëta; Angazhimin e personelit të Kolegjit AAB në ligjërimin e lëndëve shkencore dhe në komisionet vlerësuese gjatë përzgjedhjes së personelit akademik; Kryerjen e punës praktike dhe vizitave studimore të studentëve të të dyja palëve.
Në fund të dyja palët u zotuan në ndërmarrjen e veprimeve konkrete për jetësimin e marrëveshjes.
Një delegacion nga Qendra e Trajnimit Policor të Maqedonisë së Veriut vizitoi Akademinë
Vushtrri , 12 shkurt 2020 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, priti në takim një delegacion nga Qendra e Trajnimit Policor të Maqedonisë së Veriut ti cili ishte i udhëhequr nga Goce Bacanov udhëheqës i Qendrës së Trajnimeve njëherit edhe ndihmës i ministrit të Punëve të Brendshme. Delegacioni në fjalë ishte i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e ICITAP-it amerikan me seli në Shkup dhe Prishtinë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte ndarja dhe përvojat e Akademisë lidhur me akreditimin ndërkombëtarë nga IADLEST të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi para të pranishmëve foli për rolin e Akademisë në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike, sfidat si dhe organizimin deri në akreditimin nga IADLEST.
Ai shtoj se ICITAP-i ka një rol shumë të rëndësishëm në Akademi duke ofruar përkrahje dhe mbështetje të pa rezervë në ofrimin e trajnimeve si dhe mbështetjen me pajisje të nevojshme të cilat kanë ndihmuar në profesionalizimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Ndërsa ndihmës ministri i Punëve të Brendshme dhe udhëheqës i Qendrës së Trajnimeve Goce Bacanov duke përgëzuar drejtorin Smakiqi për punën dhe sukseset e arritura në Akademi tha se ndarja e përvojave dhe bashkëpunimi me Akademinë do të ndihmojnë qe edhe Qendra e Trajnimeve Policore nga Maqedonia e Veriut të arrijë akreditimin nga IADLEST.
Gjatë këtyre dy ditëve sa ka zgjat edhe vizita e delegacionit nga Maqedonia e Veriut, menaxhmenti i lartë i AKSP-së ka bërë prezantime në fusha të ndryshme të cilat kryesisht kanë ndihmuar në ndarjen e përvojat dhe praktikave më të mira në arritjen e rezultateve që kanë quar Akademinë deri të akreditimi nga IADLEST.
Në fund të vizitës delegacioni në fjalë u ndan të kënaqur me ndarjen e përvojave dhe praktikave më të mira duke shprehur falënderime ma të sinqerta për udhëheqësit e AKSP-së ku gjithashtu theksuan se Akademia me punën dhe angazhim sot është shembull edhe për vendet e rajonit dhe më gjerë.
Të pranishëm në takim ishin edhe Angjele Gigoski shefi i Sektorit të Trajnimeve Bazike, të Vazhdueshme dhe Ndërkombëtare, Angel Danilov shef i Sektorit për Trajnimet Bazike (Themelore), Zvonko Tasevski këshilltar i Shefit për Trajnime (Ekipi i Vetvlerësimit), Sonja Sekulovska këshilltar i Pavarur dhe Trajner (Ekipi i Vetvlerësimit, Douglass W. Madden atashe i ICITAPit, Ambasada e SHBA-ve në Shkup si dhe Dobri Kalajdjiski MPRI-Kontraktor, Kontrata Maqedonia e Veriut, DiD.
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Andrews vizitoi Akademinë
Vushtrri, 24 janar 2020 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Jorgan K. Andrews.
Zëvendës Ndihmës Sekretari Andrews u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë Bejtush Gashi, së bashku me udhëheqësit e lartë si dhe përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike.
Duke i uruar mirëseardhje Andrews, Drejtori Smakiqi e falënderoi për vizitën dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës të SHBA-ve në Kosovë, ICITAP-in dhe Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) të cilën e udhëheqë Andrews.
Duke prezantuar zhvillimin e Akademisë, drejtori Smakiqi tha “Akademia është themeluar nga amerikani Stiv Bennet, i cili u angazhua nga OSBE e cila në vitin 1999 pati mision themelimin e një force lokale policore duke përfshirë Shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës. Stiv Bennet e udhëhiqi këtë shkollë deri në vitin 2006, me ç’ rast gradualisht shkolla e fillon kalimin e udhëheqje nga vendorët.
Në të gjitha fazat e zhvillimit të Akademisë institucionet përkatëse të SHBA, ICITAP-i si dhe partnerët ndërkombëtar OSBE, Komisioni Evropian e kanë përkrahur Akademinë në ngritjen e kapaciteteve të Agjencive të Sigurisë Publike”.
Drejtori Smakiqi duke falënderuar Andrews shtoi se “Byroja e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) në vitin 2017 i ka dhënë donacion Akademisë pajisjen e Trajnimit të Simulimit të Armëve të Zjarrit (FATS) për nevoja të trajnimit të zyrtarëve të sigurisë publike të Kosovës, e cila është e vetmja e këtij lloji në Kosovë dhe regjion”.
Ndërsa, Zëvendës Ndihmës Sekretari Andrews falënderoi drejtorin Smakiqi për pritje për tu njohur më për se afërmi me zhvillimet në Akademi, sfidat me të cilat përballet ky institucion si dhe nevojat për zhvillim të mëtutjeshëm. Andrews u shpreh i impresionuar me zhvillimet në Akademi, e cila vepron dhe punon bazuar më standarde ndërkombëtare si dhe akreditimin ndërkombëtar të cilin e ka fituar Akademia nga IADLEST. Ai tha se Departamenti i shtetit që udhëheq dhe kolegët e tij që përfaqësojmë Departamentin e Drejtësisë do të vazhdojmë të punojmë së bashku që të përkrahim Akademinë për të ofruar trajnime profesionale si dhe pajisje të nevojshme për trajnime më të mira për Policinë e Kosovës.
“Një forcë e policisë është me e fortë dhe më e shëndetshme kur përfaqësimi gjinor dhe etnik është i balancuar”, tha Andrews.
Zëvendës Ndihmës Sekretari Andrews i shoqëruar nga Katherine Bewley INL Program Officer, Shawn Waddoups Drejtor për Kosovë i INL, Gazmend Musa – INL Specialist i Programi, Andriana Saric Asistent politik në Ambasadën e SHBA në Kosovë.
Delegacioni vazhdoi me vizitë në kampusin e Akademisë, duke përfshirë pjesëmarrjen në ushtrime të kadetëve në hapësira të Akademisë dhe pajisjen e Trajnimit të Simulimit të Armëve të Zjarrit (FATS).
Ndryshe Andrews mbikëqyr programet INL në Evropë dhe Azi, përfshirë Afganistanin dhe Pakistanin, duke punuar me partnerë ndërkombëtarë për të parandaluar trafikun e paligjshëm të drogës dhe aktivitetet e tjera kriminale transnacionale; zvogëlimin e paqëndrueshmërinë dhe forcimin e qëndrueshmërisë të partnerëve që përballen me ndikimin malinje; dhe promovojnë bashkëpunimin e drejtësisë penale me Shtetet e Bashkuara.