}

NewsArticle

02/03/2023

Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkroi protokoll marrëveshjen më Akademinë Diplomatike të Kosovës


Vushtrri, 01 mars 2023 – Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) nënshkroi  protokoll marrëveshjen me Akademinë Diplomatike të Kosovës të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo marrëveshje u nënshkrua mes zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari dhe zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Diplomatike ambasadorit  Beqir Ismaili. 

 

Qëllimi i marrëveshjes në fjalë është bashkëpunimi afatgjatë dhe i qëndrueshëm ndërmjet dy institucioneve. 

 

Po ashtu në këtë marrëveshje parashihet edhe përkrahja e objektivave strategjike në fushën e trajnimeve, avancimin e vazhdueshëm të tyre dhe programeve relevante. 

 

Gjithashtu qëllimi i protokoll marrëveshjeje është ofrimi i programeve të caktuara të ngritjes së kapaciteteve njerëzore, duke ofruar kështu trajnimeve në fushat e sigurisë publike për zyrtarë nga shtete të huaja. 

 

Akademia e Kosovës për Siguri Publike e cila mision ka ofrimin e trajnimeve për gjithë zyrtaret e sigurisë publike në vend, ofron edhe  trajnime në fushën e sigurisë publike për zyrtarë të shteteve të huaja.

 

Të dyja palët, drejtori Jashari dhe  drejtori Ismaili gjatë nënshkrimit të protokoll marrëveshje  u  dakorduan se mbajtja e trajnimeve të  fillojë shumë shpejt.

 

Ndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka bashkëpunim të ngushtë me Akademinë Diplomatike të Kosovës  së Ministrisë së Punëve të Jashtme që nga  data 27 gusht 2021. 


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s vizituan Akademinë
Përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s vizituan Akademinë

Vushtrri, 23 shkurt 2023 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  Kastriot Jashari sot u takua më një delegacion  nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i udhëhequr nga Alessandro Bianciardi, zëvendës Udhëheqës për Bashkëpunim.


Përveç Bianciardi,  pjesë e delegacionit ishte edhe Johan Van de Velde, udhëheqës ekipi, Teodora Andreeva, menaxhere programi  dhe Joseph M. Bolcar, këshilltar për menaxhimin emergjent në Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NLAT).



Duke iu dëshiruar mirëseardhje, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, e  njoftoi delegacionin për zhvillimet e fundit në Akademi, si janë diplomimi i gjeneratës së 46 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) si dhe diplomimi i gjeneratës së 57 të kadetëve të Policisë së Kosovës (PK).


Delegacioni u njoftua edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia.


Kurse, zëvendësuesi i Drejtorit të Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore, Shaban Bajrami,  i njoftoi përfaqësuesit nga Zyra e BE-së dhe ata të NLAT  për llojet e trajnimeve që mbahen në Akademi, për të gjitha institucionet e sigurisë publike në Kosovë.


Duke folur për numrin e trajnimeve Bajrami tha se, nga 161 lloje të trajnimeve që mbahen në Akademi, 24 prej tyre janë të destinuara vetëm për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), në disa prej të cilave përveç zyrtarëve të AME-së, mund të marrin pjesë edhe zyrtarë të institucioneve të tjera.


Nga ana e tij, Alessandro Bianciardi, zëvendës Udhëheqës për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, u shprehur i kënaqur për vizitën e tij në Akademi.


Bianciardi, gjatë fjalimit shfaqi interesimin e tij rreth trajnimeve në lidhje me mbrojtjen civile, kontrollin e vërshimeve eventuale dhe në ndotjen e ambientit.


Ndërsa, Joseph M. Bolcar, këshilltar për Menaxhimin Emergjent në Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NLAT), vlerësoi lartë të arriturat e Akademisë, të cilat u pasqyruan gjatë takimit.


Ai u fokusua në përkrahjen që duhet dhënë shërbimit të zjarr fikjes dhe shpëtimit. Bolcar, foli për një koordinim të përbashkët në të ardhmen ndërmjet Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Qendrës së Trajnimit Ndërkombëtar për Kërkim dhe Shpëtim (SAR) të FSK-së në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.


Gjatë takimit, palët u shpreh të gatshëm që ta thellojnë bashkëpunim edhe në të ardhmen në fushën e trajnimeve, sidomos ato që kanë të bëjnë më menaxhimin emergjent.  

Lexo më shumë
Një delegacion nga Akademia Policore e Kroacisë vizitoi AKSP-në
Një delegacion nga Akademia Policore e Kroacisë vizitoi AKSP-në

Vushtrri, 04 prill 2023 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacioni  nga Akademia Policore e Kroacisë (APK),  i kryesuar nga Lidija Pentavec, udhëheqëse e shërbimi për zhvillimin e arsimit policor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë Akademi. 


Pentavoc ishte e shoqëruar nga  Aleksandar Čubrilo dhe Maja Pažanin,  zyrtar policor në Departamentin për Zhvillimin e Arsimit Policor dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Akademinë Policore të Kroacisë.

 

Delegacionin e priti zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, e cili pasi iu dëshiroi mirëseardhje delegacionit  i njoftoi me të arriturat dhe aktivitetet e Akademisë.

 

Gjithashtu, gjatë takimit  delegacioni kroat u njoftua me stafin, trajnimet, shkollimet, bashkëpunimin dhe aktivitet tjera  të AKSP-së. 

 

Jashari, duke folur  rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë që ka Akademia, ai u shprehu nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve  në fushën e sigurisë publike për zbatuesit e ligjit. 

 

Jashari, tha se bashkëpunim në mes dy  akademive, Akademisë Policore të Kroacisë dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është i domosdoshëm dhe i mirëseardhur. 

 

Më këtë rast, gjatë takimit  në emër të  delegacioni nga Akademia  Policore e Kroacisë,  Aleksandar Čubrilo,  zyrtar policor në Departamentin për Zhvillimin e Arsimit Policor dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, bëri  një prezantim përmes të cilit  informoi  zyrtaret e AKSP-së lidhur me funksionimin dhe zhvillimet në Akademinë Policore të Kroacisë. 

 


Në fund të takimit të dyja palët shprehen interesim për të përfituar nga përvoja e njërës dhe palës tjetër.  Delegacioni kroat shfaqi shpresën që shumë shpejtë të dyja institucionet e sigurisë publike APK dhe AKSP të realizojnë disa projekte të përbashkëta që lidhen më trajnimet në fushën e sigurisë publike. 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës