}

NewsArticle

03/05/2023

Në Akademi përfundoi trajnimi “Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarrit”

Vushtrri, 28 prill 2023 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot përfundoi trajnimi “Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarrit”. 

 

Trajnimi në të cilin pjesëmarrës ishin zyrtarë të Komunitetit Lokal për Siguri Publike është organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) dhe e mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). 


Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ambasadori i OSBE –së në Kosovë, Michael Davenport, Zëvendësuesi i  Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari,  Drejtori I Përgjithshëm i Agjencionit  të Menaxhimit Emergjent  Shefki Avdullahu dhe zyrtarë tjerë të institucioneve të sigurisë publike në vend. 

Pjesëmarrësit e trajnimit i  përshëndeti ambasadori i OSBE-së Michael Davenport.  Ai  shprehi gatishmërinë e tij që OSBE  edhe me tutje do të  përkrah  organizimin e trajnimeve të tilla dhe aktivitete tjera. 

Suksese në punën e tyre pjesëmarrësve në trajnim iu dëshiroj edhe Zëvendësuesi i  Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari.

Trajnimi  “Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarrit” ka zgjatur tri ditë.



 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Një delegacion nga Akademia Policore e Kroacisë vizitoi AKSP-në
Një delegacion nga Akademia Policore e Kroacisë vizitoi AKSP-në

Vushtrri, 04 prill 2023 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacioni  nga Akademia Policore e Kroacisë (APK),  i kryesuar nga Lidija Pentavec, udhëheqëse e shërbimi për zhvillimin e arsimit policor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë Akademi. 


Pentavoc ishte e shoqëruar nga  Aleksandar Čubrilo dhe Maja Pažanin,  zyrtar policor në Departamentin për Zhvillimin e Arsimit Policor dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Akademinë Policore të Kroacisë.

 

Delegacionin e priti zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, e cili pasi iu dëshiroi mirëseardhje delegacionit  i njoftoi me të arriturat dhe aktivitetet e Akademisë.

 

Gjithashtu, gjatë takimit  delegacioni kroat u njoftua me stafin, trajnimet, shkollimet, bashkëpunimin dhe aktivitet tjera  të AKSP-së. 

 

Jashari, duke folur  rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë që ka Akademia, ai u shprehu nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve  në fushën e sigurisë publike për zbatuesit e ligjit. 

 

Jashari, tha se bashkëpunim në mes dy  akademive, Akademisë Policore të Kroacisë dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është i domosdoshëm dhe i mirëseardhur. 

 

Më këtë rast, gjatë takimit  në emër të  delegacioni nga Akademia  Policore e Kroacisë,  Aleksandar Čubrilo,  zyrtar policor në Departamentin për Zhvillimin e Arsimit Policor dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, bëri  një prezantim përmes të cilit  informoi  zyrtaret e AKSP-së lidhur me funksionimin dhe zhvillimet në Akademinë Policore të Kroacisë. 

 


Në fund të takimit të dyja palët shprehen interesim për të përfituar nga përvoja e njërës dhe palës tjetër.  Delegacioni kroat shfaqi shpresën që shumë shpejtë të dyja institucionet e sigurisë publike APK dhe AKSP të realizojnë disa projekte të përbashkëta që lidhen më trajnimet në fushën e sigurisë publike. 

 

Lexo më shumë
Në Fakultetin e Sigurisë Publike dy studentë nga Finlanda përfunduan një semestër të studimeve
Në Fakultetin e Sigurisë Publike dy studentë nga Finlanda përfunduan një semestër të studimeve

Vushtrri, 12 maj 2023 - Në kuadër të bashkëpunimit që kanë Finlanda dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), në fushën e arsimit për siguri publike, dy studentë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “LAUREA’  të Finlandës, sot përfunduan një semestrin të studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi.

 

Studentët  Jessika Kokko dhe Oskar Leskinen, të cilët studiojnë në nivelin bachelor për Rend, Siguri dhe Menaxhim të Rrezikut në Finlandë,  për tre muaj rresht qëndruan në Akademi ku kanë ndjekur ligjëratat në Fakultetin e Sigurisë Publike. 

 

Studentët nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “LAUREA”  përveç ligjëratave gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë kanë vizituar Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Qendrën Kombëtare të Menaxhimit të Kufijve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK), Burgun e Dubravës, Burgun e Sigurisë së Lartë, Shërbimin Sprovues të Kosovës (SHSK), Misionin e OSBE-së në Kosovë etj. Qëllimi i të gjitha këtyre vizitave ishte që përveç pjesës teorike, studentët nga Finlanda të njihen më për së afërmi edhe me ecurinë e zhvillimit të institucioneve të sigurisë publike në Kosovë.

 

Është hera e parë që në  Fakultetin e Sigurisë Publike (FSP) kanë qëndruar studentë të huaj, të cilët kanë ndjekur një semestër për përfitimin e kredive (ECTS) të cila transferohen në fakultetin e tyre në Finlandë.

 

Qëndrimi i studentëve në fjalë për qëllim të studimeve në Fakultetin e Sigurisë  Publike  është mundësuar  përmes programit të Bashkimit Evropian,  Erasmus+. 

 

Po ashtu gjatë javës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka qëndruar Timo Ryynänen, profesor në  Universitetin e Shkencave të Aplikuara  “LAUREA”. Gjatë qëndrimit të tij në Akademi u bë shkëmbimi i përvojave mes profesorëve të Fakultetit të Sigurisë Publike dhe profesorit Ryynänen.  Gjithashtu gjatë takimit të dyja palët u informuan rreth metodologjisë së studimeve,  mësimdhënies, mënyrën së vlerësimit të përformancës së mësimdhënësve në të dy institucionet arsimore USHA dhe FSP.  

 


Në fund të vizitës, profesori Timo Ryynänen të shoqëruar nga zyrtaret për marrëdhënie me jashtë në Akademi u takuan edhe me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, i cili shprehu përkrahjen e tij për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet AKSP-së dhe Universitetit “LAUREA” dhe të institucioneve të tjera përkatëse të Finlandës. 


Ndryshe Akademia e Kosovës për Siguri Publike  ka marrëveshje bashkëpunimi më Universitetin e Shkencave të Aplikuara  “LAUREA” e cila këtë marrëveshje është duke e vazhduar edhe më tutje. 


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës