}

NewsArticle

12/12/2022

Qeveria e Luksemburgut dhuroi donacion Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 12 dhjetor 2022 – Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot ka pranuar donacion, pajisje të ndihmës së parë, nga  Qeveria e Luksemburgut.


Këto pajisje u cilësuan si shumë të nevojshme për Akademinë dhe për zyrtaret e sigurisë publike të cilët trajnohen në Akademi.


Ky donacion është dëshmi për thellimin e bashkëpunimit në mes të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Qeverisë së Luksemburgut, respektivisht ambasadën e Luksemburgut në Kosovë.


Më rastin e pranim dorëzimit të këtij donacion, u tha se pajisjet janë moderne të cilat do të përdorën për nevojat e zbatuesve të ligjit gjatë zhvillimit të trajnimeve në fushën e ndihmës së parë.


Seti i pajisjeve që i është dhuruar Akademisë përfshinë; Tre defibrilatorë të jashtëm, tri kabinete të ndihmës së parë, të cilat vendosen në muri, dhe tre CPR maska për ndihmën e parë.

Gjatë pranim dorëzimit të pajisjeve,  palët  nga Akademia dhe ajo nga Luksemburgu janë dakorduar  që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje, duke zhvilluar kështu aktivitete dhe duke realizuar projektet të ndryshme në kuadër të interesave të përbashkëta.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në Akademi është duke u realizuar projekti hetimi dhe rritja e sigurisë nga sulmet kibernetike
Në Akademi është duke u realizuar projekti hetimi dhe rritja e sigurisë nga sulmet kibernetike

Vushtrri, 6 dhjetor 2022 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, priti sot në takim një delegacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në përbërje të të cilit ishin Remzije Potoku, specialiste për politika të arsimit në  këtë ambasadë,  Gresë Koca, asistente e angazhimit publik dhe Nora Nimani Musa, koordinatore e programit të Këshillave Amerikanë për Arsim Ndërkombëtar në Kosovë.



Qëllimi i vizitës ishte prezantimi  rreth ecurisë së Projektit të eksplorimit të  hetimit kibernetik dhe rritjes së sigurisë kibernetike të zbatimit të ligjit në Kosovë.


Ky projekt është duke u zbatuar qe dy javë në Akademi  përmes programit të specialistëve Fullbright të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga profesori Michael Losavio nga Universiteti Lousville i SHBA-ve.


Gjatë këtij takimi u diskutua rreth bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok në mes të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në fushën e arsimit. Fokus i këtij takimi ishin projektet e planifikuara që do të realizohen në Akademi tani dhe në një të ardhme të afërt.


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, i dëshiroi mirëseardhje delegacionit, ndërkohë që i informoi për zhvillimet në Akademi.   


Gjatë këtij takimi  Jashari  foli për trajnimet që mbahen në Akademi  për projektet që janë realizuar, konkretisht  rreth projektit të eksplorimit të hetimit kibernetik dhe rritjes së sigurisë kibernetike të zbatimit të ligjit në Kosovë, i cili është duke u realizuar në  përkrahje të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Ai me këtë rast falënderoi të gjithë mekanizmat e ndërlidhur të SHBA-ve për realizimin e këtij projekti.  Jashari falënderoi edhe Muhamed Gërxhaliun, ekspert i jashtëm i cili është i angazhuar vullnetarisht për këtë projekt dhe grupin punues përkatës të Akademisë.


Duke folur për bashkëpunimin që Akademia ka me  ambasadën amerikane në Kosovë, konkretisht me ICITAP-in,  Jashari tha se ndihma e  SHBA-ve është e nevojshme për vendin tonë, ndërkohë shfaqi shpresën se bashkëpunimi me SHBA-të do të vazhdojë edhe më tutje.

 
“Falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e dhënën në  Akademi.  Akademia është në funksion të trajnimit dhe arsimimit të lartë për të gjithë zbatuesit e ligjit në institucionet e sigurisë”, tha Jashari.


Ndërsa, Remzije Potoku, specialiste për politika të arsimit në  këtë ambasadë vlerësoi lartë punën në realizimin e këtij projekti, duke arritur që shumë shpejt të përfundohet kurrikula për hetimin dhe sigurinë kibernetike në nivelin fillestar si trajnim për të gjithë zbatuesit e ligjit në Kosovë. Ajo më tej shprehu përkrahjen e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë për zgjerimin e këtij projekti dhe inkurajoi zyrtarët e lartë të Akademisë, të pranishëm në këtë takim, që të aplikojnë dhe të përfitojnë sa më shumë nga projektet e SHBA-ve në fushën e arsimit që i dedikohen Kosovës.


Kurse, Nora Nimani Musa koordinatore e programit të Këshillave Amerikanë për Arsim Ndërkombëtar në Kosovë,  foli për ecurinë e inicimit, realizimit dhe zhvillimit të këtij projekti.


 

Lexo më shumë
Përfaqësuesi i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s  Bolcar, vizitoi Akademinë
Përfaqësuesi i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s Bolcar, vizitoi Akademinë

Vushtrri, 21 dhjetor 2022 –  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot e vizitoi përfaqësuesi i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s  Joseph M. Bolcar këshilltar për menaxhimin e emergjencave, ku u taku me zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari.



Gjatë këtij takimi u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në Akademi,  konkretisht për zbatimin e kurrikulës për trajnimet në fushën e emergjencave (zjarrfikëse) .



Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, e njoftoi Bolcar për të arriturat e përgjithshme, pwr shkollimin në Fakultetin e Sigurisë Publike, bashkëpunimin ndërkombëtar  si dhe për  bashkëpunimin me KFOR-in që ka Akademia.  


Duke folur për proceset e  rëndësishme  nëpër të cilat ka kaluar Akademia, Jashari tha ky institucion është në funksion të trajnimit dhe arsimimit të lartë për të gjithë zbatuesit e ligjit në institucionet e sigurisë.


Në fund zv/drejtori Jashari e falënderoi Bolcar për vizitën dhe për mundësinë e thëllimit të bashkëpunimit mes Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s  dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Gjatë vizitës së tij përfaqësuesi i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s  Joseph M. Bolcar vizitoi kampusin e AKSP-së.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës