Lajmet
Lajmet
Një delegacion nga Qendra e Trajnimit Policor të Maqedonisë së Veriut vizitoi Akademinë
Vushtrri , 12 shkurt 2020 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, priti në takim një delegacion nga Qendra e Trajnimit Policor të Maqedonisë së Veriut ti cili ishte i udhëhequr nga Goce Bacanov udhëheqës i Qendrës së Trajnimeve njëherit edhe ndihmës i ministrit të Punëve të Brendshme. Delegacioni në fjalë ishte i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e ICITAP-it amerikan me seli në Shkup dhe Prishtinë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte ndarja dhe përvojat e Akademisë lidhur me akreditimin ndërkombëtarë nga IADLEST të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi para të pranishmëve foli për rolin e Akademisë në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike, sfidat si dhe organizimin deri në akreditimin nga IADLEST.
Ai shtoj se ICITAP-i ka një rol shumë të rëndësishëm në Akademi duke ofruar përkrahje dhe mbështetje të pa rezervë në ofrimin e trajnimeve si dhe mbështetjen me pajisje të nevojshme të cilat kanë ndihmuar në profesionalizimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Ndërsa ndihmës ministri i Punëve të Brendshme dhe udhëheqës i Qendrës së Trajnimeve Goce Bacanov duke përgëzuar drejtorin Smakiqi për punën dhe sukseset e arritura në Akademi tha se ndarja e përvojave dhe bashkëpunimi me Akademinë do të ndihmojnë qe edhe Qendra e Trajnimeve Policore nga Maqedonia e Veriut të arrijë akreditimin nga IADLEST.
Gjatë këtyre dy ditëve sa ka zgjat edhe vizita e delegacionit nga Maqedonia e Veriut, menaxhmenti i lartë i AKSP-së ka bërë prezantime në fusha të ndryshme të cilat kryesisht kanë ndihmuar në ndarjen e përvojat dhe praktikave më të mira në arritjen e rezultateve që kanë quar Akademinë deri të akreditimi nga IADLEST.
Në fund të vizitës delegacioni në fjalë u ndan të kënaqur me ndarjen e përvojave dhe praktikave më të mira duke shprehur falënderime ma të sinqerta për udhëheqësit e AKSP-së ku gjithashtu theksuan se Akademia me punën dhe angazhim sot është shembull edhe për vendet e rajonit dhe më gjerë.
Të pranishëm në takim ishin edhe Angjele Gigoski shefi i Sektorit të Trajnimeve Bazike, të Vazhdueshme dhe Ndërkombëtare, Angel Danilov shef i Sektorit për Trajnimet Bazike (Themelore), Zvonko Tasevski këshilltar i Shefit për Trajnime (Ekipi i Vetvlerësimit), Sonja Sekulovska këshilltar i Pavarur dhe Trajner (Ekipi i Vetvlerësimit, Douglass W. Madden atashe i ICITAPit, Ambasada e SHBA-ve në Shkup si dhe Dobri Kalajdjiski MPRI-Kontraktor, Kontrata Maqedonia e Veriut, DiD.
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Andrews vizitoi Akademinë
Vushtrri, 24 janar 2020 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Jorgan K. Andrews.
Zëvendës Ndihmës Sekretari Andrews u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë Bejtush Gashi, së bashku me udhëheqësit e lartë si dhe përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike.
Duke i uruar mirëseardhje Andrews, Drejtori Smakiqi e falënderoi për vizitën dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës të SHBA-ve në Kosovë, ICITAP-in dhe Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) të cilën e udhëheqë Andrews.
Duke prezantuar zhvillimin e Akademisë, drejtori Smakiqi tha “Akademia është themeluar nga amerikani Stiv Bennet, i cili u angazhua nga OSBE e cila në vitin 1999 pati mision themelimin e një force lokale policore duke përfshirë Shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës. Stiv Bennet e udhëhiqi këtë shkollë deri në vitin 2006, me ç’ rast gradualisht shkolla e fillon kalimin e udhëheqje nga vendorët.
Në të gjitha fazat e zhvillimit të Akademisë institucionet përkatëse të SHBA, ICITAP-i si dhe partnerët ndërkombëtar OSBE, Komisioni Evropian e kanë përkrahur Akademinë në ngritjen e kapaciteteve të Agjencive të Sigurisë Publike”.
Drejtori Smakiqi duke falënderuar Andrews shtoi se “Byroja e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) në vitin 2017 i ka dhënë donacion Akademisë pajisjen e Trajnimit të Simulimit të Armëve të Zjarrit (FATS) për nevoja të trajnimit të zyrtarëve të sigurisë publike të Kosovës, e cila është e vetmja e këtij lloji në Kosovë dhe regjion”.
Ndërsa, Zëvendës Ndihmës Sekretari Andrews falënderoi drejtorin Smakiqi për pritje për tu njohur më për se afërmi me zhvillimet në Akademi, sfidat me të cilat përballet ky institucion si dhe nevojat për zhvillim të mëtutjeshëm. Andrews u shpreh i impresionuar me zhvillimet në Akademi, e cila vepron dhe punon bazuar më standarde ndërkombëtare si dhe akreditimin ndërkombëtar të cilin e ka fituar Akademia nga IADLEST. Ai tha se Departamenti i shtetit që udhëheq dhe kolegët e tij që përfaqësojmë Departamentin e Drejtësisë do të vazhdojmë të punojmë së bashku që të përkrahim Akademinë për të ofruar trajnime profesionale si dhe pajisje të nevojshme për trajnime më të mira për Policinë e Kosovës.
“Një forcë e policisë është me e fortë dhe më e shëndetshme kur përfaqësimi gjinor dhe etnik është i balancuar”, tha Andrews.
Zëvendës Ndihmës Sekretari Andrews i shoqëruar nga Katherine Bewley INL Program Officer, Shawn Waddoups Drejtor për Kosovë i INL, Gazmend Musa – INL Specialist i Programi, Andriana Saric Asistent politik në Ambasadën e SHBA në Kosovë.
Delegacioni vazhdoi me vizitë në kampusin e Akademisë, duke përfshirë pjesëmarrjen në ushtrime të kadetëve në hapësira të Akademisë dhe pajisjen e Trajnimit të Simulimit të Armëve të Zjarrit (FATS).
Ndryshe Andrews mbikëqyr programet INL në Evropë dhe Azi, përfshirë Afganistanin dhe Pakistanin, duke punuar me partnerë ndërkombëtarë për të parandaluar trafikun e paligjshëm të drogës dhe aktivitetet e tjera kriminale transnacionale; zvogëlimin e paqëndrueshmërinë dhe forcimin e qëndrueshmërisë të partnerëve që përballen me ndikimin malinje; dhe promovojnë bashkëpunimin e drejtësisë penale me Shtetet e Bashkuara.
Në Akademi u mbajt konferenca “Sfidat e mobilitetit të transportit dhe siguria publike”
Vushtrri, 24 janar 2020 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt konferenca e shtatë ndërkombëtare, “Sfidat e mobilitetit të transportit dhe siguria publike”, e organizuar nga Kolegji “Tempulli” në bashkëpunim më Akademinë ku gjatë kësaj konference janë prezantuar disa hulumtime shkencore rreth sigurisë publike, sigurisë në rrugë.
Në konferencë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, Drejtori i Kolegjit “Tempulli” Muhamed Krasniqi, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, përfaqësues të institucioneve tjera të sigurisë në vend si dhe studentë nga Kolegji “Tempulli” dhe Fakulteti i Sigurisë Publike.
Ismail Smakiqi Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike u shpreh i lumtur që Akademia është bashkorganizatore e një konference kaq të rëndësishme.
Smakiqi tha se Akademia është institucion që ofron trajnime dhe arsimim të lartë për të gjithë zbatuesit e ligjit. “Të gjitha agjencionet e sigurisë publike kryejnë trajnime dhe arsim të lartë në këtë Akademi”, u shpreh Smakiqi duke thënë që Akademia ka bërë përpjekje të madhe që të krijoj programe profesionale mësimore që janë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
“Ne kemi akreditim dhe ri/akreditim të programeve studimore. Po ashtu akreditim bazuar në standarde evropiane të cilat ju mundëson studentëve dhe kadetëve të gjashtë agjencioneve të kryejnë trajnime në Akademi”, tha Smakiqi .
Smakiqi u shpreh se sfida e sigurisë në trafik ka nevojë për vëmendje të shtuar të institucioneve dhe të qytetarëve.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, tha se “kam kënaqësinë dhe privilegjin t’ju drejtohem sot me një fjalë rasti, në hapjen e punimeve të Konferencës së 7-të Shkencore Ndërkombëtare”. Ai tha se në këtë konferencë subjekt kryesor është sfida e mobilitetit dhe siguria publike, duke gërshetuar dy fusha me rendësi te veçantë: sigurinë rrugore në kuadër të mobilitetit urban dhe sigurinë publike në përgjithësi.
Më tej Gashi tha se “jetojmë në një botë në ndryshim në të cilën edhe sfidat e njerëzimit vijnë duke ndryshuar, por siguria publike në përgjithësi dhe ajo rrugore në veçanti, vazhdon të mbetet ndër problemet kryesore për institucionet shtetërore dhe të gjithë shoqërinë tonë”.
Dekani Gashi ne fund tha se duke parë rëndësinë e temave që do të trajtohen, shfrytëzoj nga rasti të shpreh mirënjohjen time për të gjithë penalistët e kësaj konference, të cilët përmes punimeve të tyre do të bëjnë që kjo konferencë të përmbushë objektivat e përcaktuara.
Ndërsa, drejtori i Kolegjit “Tempulli” Muhamed Krasniqi duke përshëndetur të pranishmit tha se është nder që kjo konferencë mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Ai tha se kjo konferencë synon të sjellë zhvillimet me të fundit me temat e sotme të cilat janë gjithsej trembëdhjetë të cilat janë leksione kryesore, publikime prezantime nga profesorët e ndryshëm të institucioneve të ndryshme si dhe student. “Derisa sa sot bota përballet me shume sfida ne duhet të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërdisiplinor si nevojë për të promovuar një bashkëpunim të tillë brenda këtij profesioni dhe në zbatimin e njohurive të reja”, tha Krasniqi.
Më tej ai shtoi se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe në inxhinieri lehtëson shkëmbimin e njohurive dhe promovon aplikime te reja teknologjike për një të ardhme më të sigurte dhe mirëqenie për ti mbështetur qëndrueshmërinë e jetës njerëzore. Në përputhje me vizionin dhe misionin e ri të Kolegjit Tempulli Kjo konferencë ndërkombëtare është edhe një përpjekje më shumë për të bërë vizionin tonë të vërtetë, përfundoi Krasniqi.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhefer Tahiri duke ju drejtuar të pranishmëve tha se është kënaqësi që në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë si nikoqirë edhe i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike të ju dëshiroj mirëseardhje në qytetin e lashtë të Vushtrrisë. Duke folur për rezultatet shkencore që dalin nga kjo konferencë ai tha se do të ndihmojnë në politike bërjen që vërtetë përmes studimeve konkrete të rrisin sigurinë e pjesëmarrësve në trofikë.
Ndryshe gjatë kësaj konference u tha se gjatë vitit 2019 kanë ndodhur 16 mijë e 199 aksidente ku kanë humbur jetën 113 persona në këto aksidente.
Një delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara LAUREA vizitoi Akademinë
Vushtrri, 16 janar 2020 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, priti sot në një takim pune një delegacion nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara LAUREA dhe Instituti Trajnues i Shërbimit të Burgjeve dhe Sprovues (RSKK) të Finlandës.
Delegacioni ishte në përbërje nga Kati Komulainen drejtoreshë e Njësisë për Arsim, Iso Mattila drejtor i Njësisë për Hulumtim nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara LAUREA si dhe Hannu Kiehelä drejtor i Institutit Trajnues të Shërbimit të Burgjeve dhe Sprovues (RSKK).
Në takim morën pjesë edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike pranë Akademisë Bejtush Gashi së bashku me stafin Akademik dhe personelin e Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë .
Vizita e punës është rrjedhojë e dakordimit të përbashkët të të tri institucioneve gjatë nënshkrimit të marrëveshjes tri laterale në Finlandë në tetorin e vitit 2019.
Në marrëveshje përfshihen bashkëpunimi në zhvillimin dhe bashkërendimin e studimeve të larta dhe pas-diplomike, projekte të përbashkëta në hulumtim dhe zhvillim, si dhe në një të ardhme shumë të afërt fillimi i zbatimit i të gjitha llojeve të shkëmbimeve.
Duke u bazuar në kornizën e marrëveshjes gjatë këtij takimi u zhvilluan sesionet e punuese mes AKSP dhe delegacionit nga LAUREA dhe RSKK . Gjatë kësaj vizite fokusi kryesor ishte diskutimet rreth projekteve të mundshme të përbashkëta në fushën e hulumtimit, zhvillimit dhe inovacionit; në fushën e kurrikulës dhe mësimit në distancë (e-Learning); si dhe mbi fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe projektet e mobilitetit të studentëve, mësimdhënësve dhe personelit administrativ/profesional.
Në fund të takimit të tria palët u dakorduan që të marrin veprime konkrete për gjetjen e mundësive për përfshirje të përbashkët në ndonjë projekt në fushën e hulumtimit dhe inovacionit, e më konkretisht të fillohet në implementim të menjëhershëm të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit (mobilitetit) të studentëve, mësimdhënësve dhe personelit administrativ / profesional.
Ndryshe Universiteti i Shkencave të Aplikuara LAUREA është Universiteti më i njohur në Finlandë nga radhët e Universiteteve të Shkencave të Aplikuara, përderisa ekspertët nga ky Universitet së bashku me ekspertët nga RSKK kanë qenë pjesë e zbatimit të projektit të parë për Akademinë në kuadër të IPA I të financuar nga BE dhe zbatuar nga vendet anëtare Finlanda dhe Estonia.
Bordi i Akademisë mbajti takimit e tij të radhës
Vushtrri, 16 dhjetor 2019 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot Bordi i Akademisë mbajti takimin e fundit për këtë vit, ku teme diskutimi ishte vlerësimi rreth trajnimeve që janë mbajtur gjatë vitit 2019 dhe ato që do të mbahen gjatë vitit 2020.
Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi njëherit dhe kryesues i Bordit, Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet përkatëse.
Fillimisht kryesuesi i Bordit të Akademisë Nehat Thaci përshëndeti të pranishmit e më pas kërkoi nga ta që të miratojnë rendin e ditës.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi para të pranishmëve foli rreth trajnimeve që janë mbajtur gjatë vitit 2019, ku nga të pranishmit u vlerësua në mënyrë pozitive rrjedha e trajnimeve gjatë këtij viti.
Gjithashtu gjatë takimit u shqyrtua dhe u miratua plani i trajnimeve për vitin 2020.
Drejtori i sapoemëruar i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike ne OSBE në Edward T. Anderson vizitoi Akademinë
Vushtrri, 02 dhjetor 2019 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë Bejtush Gashi, së bashku me menagjmentin e lartë si dhe përfaqësuesit e agjencioneve pritën në takim drejtorin e sapoemëruar të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në OSBE Edward T. Anderson.
Gjatë këtij takimi fillimisht drejtori Smakiqi i uroi për pozitën e re si dhe i shprehu mirëseardhje në Akademi z.Edward T. Anderson. Më tej Smakiqi e informoi Anderson për zhvillimet në Akademi, historikun, trajnimet si dhe për proceset e rëndësishme nga themelimi e deri më sot.
Drejtori Smakiqi me këtë rast foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia si dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë institucione të ndryshme e më theks të veçantë për misionin e OSBE-së në Kosovë në sukseset e Akademisë, ku shprehu falënderimet më të veçanta duke shpresuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Më tej Smakiqi foli edhe për akreditimin nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi në këtë takimi foli lidhur me ecurinë e arsimimit të lartë në Akademi duke vë në pahë edhe kontributin që kanë dhënë faktori ndërkombëtarë në këtë aspekt. Ndërsa përfaqësuesit e agjencioneve në Akademi theksuan se bashkëpunimi është i shkëlqyer dhe se puna dhe angazhimi i përbashkët janë storie e suksesit duke u bazuar edhe në vlerësimin që ka marr AKSP-ja si nga jashtë ashtu edhe nga brenda institucioneve.
Ndërsa Drejtori i sapoemëruar i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike ne OSBE në Edward T. Adreson tha se, “akredimin të cilin e keni fituar nga IADLEST nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mjaftë i rëndësishëm dhe keni fatin që jenë pjesë e këtij akreditimi të cilin shumë pak vende arrijnë të marrinë”, duke theksuar se kjo është arrite fal punës profesionale në ofrimin trajnimeve dhe arsimimit të lartë për zbatuesit e ligjit.
Ai tha se, “Akademia është shembull i bashkëpunimit dhe aftësimit në shumë fusha të ndryshme duke përfituar nga trajnimet të cilat janë ofruar nga institucione të ndryshme ndërkombëtare dhe ju sot jeni profesional duke qenë shembull edhe për vendet e rajonit dhe me gjerë”.
Anderson falënderoi për pritjen si dhe shprehu vullnetin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Në funde ata vizituan edhe njërën nga klasat ku po zhvillohet trajnimi profesional i gjeneratës së 55-të për polic të ri si dhe objektet përcjellëse ku mbahen trajnimet, ku nga instruktorët u informuan më gjerësisht lidhur me këto trajnime.
U mbajt punëtoria për harmonizimin dhe finalizimin e draft-planit të trajnimeve për vitin 2020 në Akademi
Vushtrri, 25 nëntor 2019 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe agjencitë e sigurisë publike, së bashku me partnerët e përhershëm të Akademisë, siç janë OSBE dhe ICITAP-i mbajti punëtorinë gjatë të cilës është bërë harmonizimi dhe finalizimi i draft – planit të trajnimeve që do të mbahen në Akademi gjatë vitit 2020. Punëtoria e cila është përkrahur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka zgjatur tri ditë dhe në të kanë marrë pjesë përfaqësues nga të gjitha agjencionet e sigurisë publike.
Në hapjen e kësaj punëtorie pjesëmarrësit i përshëndetën Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi dhe Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike i OSBE-së në Kosovës Edward Anderson.
Drejtori Smakiqi falënderoi OSBE-në që edhe më tutje po vazhdon ta përkrah Akademinë. “OSBE dhe ICITAP-i gjatë gjithë këtyre viteve po përkrahin Akademinë dhe agjencitë e sigurisë publike me trajnime dhe pajisje më moderne të cilat janë më se të domosdoshme që të jemi në hap me zhvillimet e aktuale në fushën e sigurisë publike dhe me qëllim që institucionet e zbatimit të ligjit të iu përgjigjen sfidave të sigurisë të cilat vazhdimisht po ndryshojnë”, tha Drejtori Smakiqi.
Drejtori Smakiqi po ashtu shpalosi të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet të cilat e shënuan vitin 2019.
“Viti 2019 shënon historinë më të re të Akademisë me mbajtjen e trajnimeve profesionale të akredituara në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, bazuar në kornizën kombëtare dhe evropiane të standardeve si dhe të akreditimit të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Viti 2019 ka qenë viti me më së shumti kadet në historinë e Akademisë. Në të njëjtën kohë kanë ndjekur trajnimet profesionale 17 kadet të IPK, 117 kadet të SHKK dhe 416 kadet të PK. Të përfshirë në këtë numër edhe 240 student të FSP si dhe pjesëmarrësit në trajnime tjera, sikur trajnimi i 44 oficerëve dhe zyrtarëve të lart në trajnimin e SPSC ose Shkolla e Stafit të Komandos, në pjesën më të madhe të këtyre muajve në Akademi çdo ditë kanë kaluar nga 800 pjesëmarrës në trajnime, studime dhe aktivitete tjera”, u shpreh Smakiqi.
Kurse Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në misionin e OSBE-së në Kosovës Edward Anderson duke përshëndetur pjesëmarrësit e punëtorisë shprehi kënaqësinë që po merre pjesë në takimin për planifikim të trajnimeve të Akademisë dhe agjencive, të cilin e përkrah OSBE. Drejtori Anderson uroi Akademinë për të gjitha të arriturat e viteve të fundit, sidomos sukseset në arritjen e standardeve gjegjësisht akreditimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, zgjerimin e aktiviteteve të Akademisë me rrjetet ndërkombëtare të akademive dhe kolegjeve të sigurisë publike.
“OSBE do të vazhdoi të përkrah Akademinë edhe në të ardhmen, duke e llogaritur njërin prej institucioneve më të suksesshme në Kosovë. Përkrahja e Akademisë nënkupton përkrahjen e trajnimet dhe arsimimit e të punësuarave në agjencitë e sigurisë publike dhe kjo përkrahje është investim në sigurinë publike në Kosovë”, tha drejtori Anderson.
Në vazhdim pjesëmarrësit i përshëndetën Leonora Klaiqi Latifaj nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe koloneli Milorad Çorac nga Policia e Kosovës, të cilët përveç se shprehën rendësin e planifikimit të trajnimeve, mbajtjen e trajnimeve të përbashkëta, ata falënderuan OSBE-në dhe ICITAP-in për përkrahje në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të akademisë dhe agjencive tona.
Përfundoi trajnimi “Simulimi i gjykimit II” i organizuar nga CEPOL
Prishtinë, 22 nëntor 2019 - Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnim dhe Zbatim të Ligjit (CEPOL) ka organizuar trajnimin “Simulimi i gjykimit II” në të cilin kanë marrë pjesë 36 zyrtarë nga vend e rajonit, kryesisht nga Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Kosova. Pjesëmarrësit nga Kosova të cilën morën pjesë në këtë trajnim ishin punonjës të Policisë së Kosovës, Administratës Tatimore të Kosovës, Njësisë së Inteligjencës Financiare, prokurorë dhe gjyqtarë.
Ky trajnim është sesioni i dytë, sesioni i parë i të cilit është mbajtur për zbatuesit e ligjit dhe punonjësit gjyqësisë dhe prokurorisë nga Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.
Gjatë këtij trajnimi i cili ka zgjatur pesë ditë pjesëmarrësit ndërtuan një rast studimi për një hetim penal të një krimi serioz dhe të shpëlarjes së parave. Po ashtu gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit simuluan një gjykim të një rasti të hetimeve financiare.
Objektivat e këtij trajnimi ishin; Identifikimi dhe ngritja e njohurisë për mjetet dhe teknikat e hetimeve financiare, paraqitja e praktikave më të mira të BE-së për hetimin dhe gjykimin në shpëlarjen e parave, përmirësimi i shkathtësive në hetime, bashkëpunim dhe gjykim dhe krijimi i rrjeteve të qëndrueshme profesionale si dhe fuqizimi i bashkëpunimit shumë disiplinuar ndërmjet zbatuesve të ligjit.
Në ceremoninë e hapjes së këtij trajnimi morën pjesë Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Kastriot Jashari drejtor i Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore në AKSP dhe Avni Istrefi udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë në Akademi.
Gjatë kësaj ceremonie drejtori Smakiqi i njoftoi të pranishmit për rezultatet e deritashme që nga nënshkrimi i marrëveshjes së punës ndërmjet AKSP-së dhe CEPOL-it, nënshkrim ky që është bërë më 24 mars 2017. Smakiqi më këtë rast falënderoj zyrtarët e CEPOL-it që përmes trajnimeve të organizuara nga ta kanë përfituar zbatuesit e ligjit nga Kosova.
Smakiqi është zotuar që Akademia do të vazhdojë të jap kontributin e saj edhe me tutje në ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Kosovës përmes CEPOL-it.
Në fund të trajnimit shpërndarjen e certifikatave e bëri Avni Istrefi dhe Ksenija Krizman, zyrtare e lartë e projektit të CEPOL për Hetime Financiare në Ballkanin Perëndimor.
Krizman falënderoi të gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij trajnimi, trajnerët, monitoruesin, teknikët, përkthyesit, e në veçanti dy zyrtarët e Njësisë Kombëtare të CEPOL-it për Kosovë, Avni Istrefin në cilësinë e Pikës Kombëtare të Kontaktit të CEPOL për Kosovë dhe Skender Agajn në cilësinë e Menaxherit të rrjetit elektronik (e-Net) të CEPOL për Kosovë.
Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e kapaciteteve, trajnimet në vendin e punës të Hetimeve Financiare në Ballkanin Perëndimor 2017 - 2019.
Projekti ka për qëllim që të zhvillojë dhe t’i bëjë të qëndrueshme kapacitetet institucionale të agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve përfituese (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia) në mënyrë që të parandalojë, hetojë dhe të ndjek penalisht krimin e organizuar transnacional dhe financimin e terrorizmit.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Asistencë Para Anëtarësimit (IPA) dhe është pjesë integrale e Shtyllës së dytë Qeverisja Integruese e Sigurisë së Brendshme( IISG) të iniciativës së Ballkanit Perëndimor për Luftimin e Krimeve të Rënda (WBCSCi).
Një delegacion nga Njësia Korrektuese e EULEX-it vizitoi Akademinë
Vushtrri 18 nëntor 2019 - Një delegacion nga Njësia Korrektuese e EULEX-it në Kosovë, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqi.
Vizita e delegacionit të udhëhequr nga Ritva Vähäkoski, udhëheqëse e Njësisë së Korrektueses në EULEX, kishte për qellim që të njihen perse afërmi më zhvillimet në Akademi. Në theks të veçantë delegacioni u interesua rreth trajnimeve që mbahen për zyrtaret e sigurisë publike, konkretisht për trajnimet e zyrtarëve të Shërbimit Korrektuese të Kosovës.
Drejtori Smakiqi e informoi delegacionin me historikun e Akademisë, progresin, trajnimet të cilat zhvillohen në AKSP. Smakiqi duke folur për mbështetjen që ka Akademia nga organizatat ndërkombëtare të sigurisë, e njoftoi delegacionin edhe për projektin e binjakëzimit të Komisionit Evropian të implementuar nga Finlanda dhe Estonia, projekt i cili ndihmoi Akademinë në hapjen e Fakultetit të Sigurisë.
Drejtori Smakiqi me këtë rast foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia me institucionet e sigurisë të vendeve të ndryshme evropiane si dhe rreth anëtarësimit të Akademisë në asociacione dhe organizata ndërkombëtare që kanë të bëjnë më fushën e sigurisë. E po ashtu delegacioni u njoftua edhe për akreditimin ndërkombëtar të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Drejtori Smakiqi u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë më EULEX-i dhe të ofrojnë trajnime për zbatuesit e ligjit.
“Është shumë më rëndësi që të rritet numri i trajnimeve për zyrtarët e sigurisë, sidomos për ata që punojnë nëpër burgjet. Akademia është gjithmonë e gatshme të punojë sa më shumë që të ofrojmë trajnime për zyrtarët që punojnë në burgjet që të jenë sa më efikas”, u shpreh Smakiqi.
Smakiq gjithashtu vlerësoj se Akademia ka kushte dhe kapacitete për hapjen e programit master.
Ndërsa, në fund delegacioni parashtruan pyetje për çështje që lidhen me trajnimet e pjesëtarëve të sigurisë publike, në fokus u interesuan për trajnimet e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në fund delegacioni vizituan objektet përcjellëset të Akademisë.
Gjenerata e 55 e kadetëve të Policisë së Kosovës sot filloj trajnimin programi profesional
Vushtrri, 11 nëntor 2019 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, gjenerata e 55 e kadetëve të Policisë së Kosovës sot fillojë pjesën teorike të trajnimit Programit Profesional “Polic i Ri”.
Kadetët e rinj i përshëndeti Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Ismail Smakiqi. Më këtë rast Smakiqi iu dëshiroj suksese kadetëve dhe i inkurajoj ata që të japin maksimumin nga vetja e tyre që e gjithë trajnimin ta përfundojnë me sukses.
Po ashtu kadetët i përshëndeti edhe drejtor i Drejtorisë për Trajnime Themelore të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi.
Kadetët e rinj do të trajnohen sipas plan programit të dizajnuar në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Trajnimi i cili do të zgjatë deri në gusht të vitit 2020 do ta vijojnë 446 kadet të Policisë së Kosovës.
Akademia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me POLAMK, RSKK dhe Universitetin Laurea të Finlandës
Finlandë, 21 tetor 2019 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga Avni Istrefi udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë kanë udhëtuar për një vizitë zyrtare në Finlandë. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua marrëveshja e re e bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Institutit të Trajnimit të Shërbimeve të Burgut dhe Sprovues (RSKK), dhe Universitetit Laurea të Shkencave të Aplikuara të Finlandës.
Qëllimi i marrëveshjes është vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet tri institucioneve për të përkrahur objektivat strategjike për periudhat afatgjate në fushën e trajnimeve, arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit si dhe në marrëdhëniet me publikun.
Në kuadër të kësaj vizite drejtori Smakiqi ka zhvilluar një mori aktivitete pune që kanë rëndësi strategjike për të ardhmen e Akademisë në sferën e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Tuje gjatë kësaj vizite drejtori Smakiqi ka nënshkruar marrëveshjen e re të vazhdimit të bashkëpunimit edhe me Universitetin e Kolegjit Policor të Finlandës (POLAMK).
“Më këtë marrëveshje është vendosur që të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë që e kemi kultivuar deri më tani. Të vazhdojmë ta përkrahim njëra tjetrën për përfitime të përbashkëta, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar në rritjen e mëtutjeshme të lidhjeve arsimore, kulturore, hulumtuese dhe zhvillimore”, tha Smakiqi.
Marrëveshja përfshinë zhvillimin dhe bashkërendimin e studimeve nën-diplomike dhe pas-diplomike, lidhjet e hulumtimit dhe zhvillimit, në një të ardhme të afërt në funksionalizimin në tërësi të të gjitha llojeve të shkëmbimeve.
Gjithashtu u tha se Akademia e vlerëson lartë marrëveshjet e bashkëpunimit të vullnetshme të institucioneve për faktin që AKSP është pranuar partnere reciproke me të gjitha institucionet e lartcekura.
Smakiqi tha se ky është edhe një inkurajim në rrugën në të cilin jemi në implementimin e vizionit dhe misionit të AKSP-së.
Ndër të tjerash vlen të përmendet se ekspertët nga POLAMK, RSKK dhe Laurea të Finlandës, kanë qenë pjesë e realizimit të suksesshëm në zbatimin e dy projekteve të binjakëzimit për Akademinë: IPA I “Përmirësimi i arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë” dhe IPA II “Përkrahjen e mëtejshme të arsimit në siguri publike në Kosovë”, projekte këto të financuar nga Komisioni Evropian me 1.5 milion euro respektivisht 1.4 milion euro, të cilat u implementuan gjatë periudhës 2012-2014 dhe 2016-2019 nga shtetet anëtare Finlanda dhe Estonia. Këto projekte kanë rezultuar në themelimin e arsimit të lartë në fushën e sigurisë publike në Akademi dhe zhvillimin e gjashtë kurrikulave vokacionale apo profesionale për nevojat e Agjencive të Sigurisë Publike në Kosovë.
.
“Në kuadër të prioriteteve bazuar edhe në Strategjinë e re Zhvillimore të AKSP-së 2019-2022 Akademia e Kosovës për Siguri Publike është duke vazhduar suksesshëm në realizimin e objektivave dhe qëllimeve strategjike të saj, si dhe duke bërë hapa të rëndësishëm tutje në ngritje të nivelit të saj në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar më institucionet respektive të vendeve të BE-së”, tha Smakiqi.
Gjatë vizitës zyrtare në Finlandë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, mbajti takime pune me përfaqësuesit e institucionet e lartcekura ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi në projektet potencialisht të financuara nga BE-ja. Po ashtu delegacioni nga Kosova pati takime pune edhe me ish ekspertët e institucioneve në fjalë të cilit ishin pjesë e zbatimit të dy projekteve të Akademi gjatë periudhës kohore 2012 – 2019.
Një delegacion nga Universiteti Policor Gjerman vizitoi Akademinë
Vushtrri, 23 tetor 2019 – Një delegacion nga Universiteti Policor Gjerman (UPGj) me seli në Münster të Gjermanisë, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Delegacioni i cili ishte i udhëhequr nga Michael Rauschenbach Drejtor i Kriminalistike, u takuan me Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, Drejtorin e Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme Rrahim Rexha, Drejtorin e Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore Shpend Shabani dhe Shpresa Muharremin këshilltare nga OSBE-ja.
Në vazhdën e temave të shumta që u diskutuan ishte edhe forcimi i bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës së Sigurisë Publike dhe Universitetit Policor Gjerman.
Fillimisht delegacioni nga Münsteri i Gjermanisë u njoftuan për misioni dhe vizionin për zhvillimet e fundit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike si dhe për zhvillimet në Fakultetin e Sigurisë Publike.
Para delegacionit u bë një prezantim rreth veprimtarisë së Akademisë, duke e informuar delegacionin me historikun, fazat të cilat ka kaluar AKSP-ja që nga themelimi e deri me tani.
Po ashtu delegacioni u informua edhe për trajnimet që mbahen në Akademi nga ato bazike e deri te ato të specializuara.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, fillimisht e falënderoi delegacionin gjerman për vizitën në Akademi. Gashi gjatë takimit foli për zhvillimin e programit studimor në Fakultetin e Sigurisë Publike.
“Programi studimor i Fakultetit të Sigurisë Publike është zhvilluar përmes projektit të binjakëzimit, qëllimi i të cilit ishte ‘Përmirësimi i arsimit në sektorët e rendit dhe sigurisë publike’, në bashkëpunim me Estonin dhe Finlandën. Në hartimin e këtij projekti janë analizuar përvojat e këtyre dy shteteve, në arsimin e sigurisë publike, dhe është zhvilluar modeli më i mirë për AKSP-në”, u shpreh Gashi duke thënë se programi i studimit është i hartuar sipas nevojave të institucioneve të sigurisë publike.
Dekani Gashi tha se programi studimor në Fakultetin e Sigurisë Publike është program i arritjes së njohurive dhe aftësive në përputhje me kompetencat e nevojshme për punë profesionale të zbatuesve të ligjit në vendet e tyre të punës.
“Angazhimi i ekspertëve konsulentë nga Evropa i bën programet studimore të AKSP-së të standardeve evropiane”, tha Gashi.
Në fund Gashi u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi më Universitetin Policor Gjerman të vazhdoj edhe më tutje.
Ndërsa delegacioni nga Universiteti Policor Gjerman shprehen interesimin e tyre lidhur me trajnimin e pjesëtareve të sigurisë e në veçanti të Policisë së Kosovës, mënyrën e përzgjedhjes së kadetëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjithashtu delegacioni u interesua edhe për zhvillimin e plan programit mësimor në Fakultetin e Sigurisë Publike. Ndërkaq duke folur rreth bashkëpunimit ata theksuan se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në fund, delegacioni vizitoi objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve u informuan me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë publike kryejnë trajnimet.