}

NewsArticle

12/05/2022

Një delegacion nga Universiteti Utah Valley i SHBA –ve vizitoi Akademinë

Vushtrri, 11 maj 2022 –  Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Kastriot Jashari, sot u takua më një grup studentësh  nga Universiteti Utah Valley i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të cilët ishin të shoqëruar nga Chris Lindquist professor në këtë Universitet.

 

Në takim të pranishëm ishin edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi dhe menxhmenti i lartë i Akademisë. 

 

Qëllimi i vizitës së delegacionit në fjalë ishte që të informohen më për së afërmi me punën në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi Kastriot Jashari fillimisht ju dëshiroj mirëseardhje delegacionit, ndërkohë që i informoi për zhvillimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

 

Gjatë këtij takimi  Jashari  foli për trajnimet që mbahen në Akademi  ku marrin pjesë të gjithë zbatuesit e ligjit, për projektet që ka realizuar Akademia, projekt këto që kanë të bëjë më fushën e sigurisë publike. Po ashtu gjatë takimit temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më vende të ndryshme evropiane.  

 

Jashari duke i informuar delegacioni për projektet që ka për qëllim t'i realizoi në të ardhmen,  u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi më Universiteti Utah Valley i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vazhdojë edhe më tutje.

 

“Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë Akademia ka fituar përvoja të mira dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka arritur të fitoj edhe akreditim ndërkombëtar, siç është ajo nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkëpunim më institucionet e sigurisë së SHBA-ve ka qenë dhe është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm për Akademinë”, u shpreh Jashari. 

 

Gjithashtu delegacionin nga  Universiteti i Utah Valley i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka përshëndetur edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi.  Dekani Gashi e informoj delegacionin  rreth projekteve që synohet të arrihen në të ardhmen në Fakultetin e Sigurisë Publike, siç është hapja e programit master etj. 

 

Po ashtu edhe  dekani Gashi shprehu gatishmërinë  e tij për bashkëpunim edhe në të ardhmen në fushën arsimit për siguri publike.


Ndërsa, Chris Lindquist profesor në Universitetin  Utah Valley nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar lartë punën që është bërë deri me tani tha se Akademia ka shënuar progres në realizimin e projekteve të saj. 


Edhe delegacionin në fjalë  u shpreh i gatshëm për bashkëpunim më Akademinë edhe në të ardhmen.


Gjatë takimit interesimi i studentëve te Universitetit Utah Valley  ishte lidhur me trajnimet dhe zhvillimet tjera në Akademi.


Në fund delegacioni  të shoqëruar nga menaxhmenti i  lartë i Akademisë vizituan kampusin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. 


 


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 Një delegacion nga Universiteti Policor Gjerman vizitoi Akademinë
Një delegacion nga Universiteti Policor Gjerman vizitoi Akademinë

Vushtrri, 27 prill 2022 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot e vizitoi një grup studentësh nga Universiteti Policor Gjerman i udhëhequr nga Zëvendës Presidentin  i këtij universiteti Uwe Marquardt dhe  Dietmar Langrock nga Departamenti për Misionet e Policisë Ndërkombëtare të Ministrisë Federale të Brendshme dhe Komunitetit, të shoqëruar nga zyrtarë gjermanë të EULEX dhe UNMIK.


Delegacioni gjerman u prit nga Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari, me bashkëpunëtorë. Delegacioni u njoftua për historinë e themelimit dhe zhvillimit të AKSP-së si institucioni i vetëm publik për trajnimin dhe arsimin e zyrtarëve të sigurisë publike, pastaj për strukturën organizative, sfidat aktuale dhe planet për të ardhmen. 



“Është kënaqësi të mirëpres një delegacion të këtillë shumë të rëndësishëm nga Gjermania, një shtet mik i Kosovës dhe të ndaj me ju angazhimet e deritashme dhe idetë për të ardhmen, të cilat nuk do të realizoheshin po të mos kishim bashkëpunimin e thellë me institucionet e sigurisë publike të Kosovës dhe veçanërisht përkrahjen dhe ndihmën nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, si Brenda ashtu edhe jashtë Kosovës”, tha ndër të tjerash  Jashari.

Edhe Zëvendës Presidenti Marquardt shprehu kënaqësinë e tij për vizitën në Akademi dhe i njoftoi të pranishmit për funksionimin dhe sfidat e Universitetit Policor Gjerman. Ai ndau edhe përvojën e tij që kishte qenë më përpara në Kosovë, duke u shprehur entuziast për tërë këtë zhvillim dhe avancim që ka arritur Akademia në veçanti dhe institucionet e sigurisë publike në përgjithësi. Kjo vizitë në Akademi u aranzhua nga Misioni OSBE-së në Kosovë ku i pranishëm ishte edhe Edward Anderson, Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike, me bashkëpunëtorë.


Drejtori Anderson shprehu nivelin e lartë profesional dhe të përgjegjësisë që tashmë kanë arritur institucionet e sigurisë publike të Kosovës, duke shtuar se Akademia është një shembull i përkryer i avancimit dhe zhvillimit, tregimi i suksesshëm i të cilës duhet ndarë me të gjithë.

Mysafirët nga Gjermania patën rastin të vizitojnë hapësirat e Akademisë, duke përfshirë edhe ndërtesën e re të Fakultetit të sigurisë Publike dhe sistemin e Simulimit të Trajnimit me Armë Zjarri (FATS). Të dyja palet u pajtuan për një thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përkatëse nga Kosova dhe nga Gjermania.

 

Lexo më shumë
Mbahet trajnimi “Bashkëpunimi ndërkombëtar i zbatimit të ligjit për luftimin e krimit të organizuar”
Mbahet trajnimi “Bashkëpunimi ndërkombëtar i zbatimit të ligjit për luftimin e krimit të organizuar”

Prishtinë,  16 maj  2022 – Në kuadër të projektit  Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër Krimit dhe Terrorizmit (WB PaCT), Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnim në zbatimin e Ligjit (CEPOL) e përkrahur nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), është duke mbajtur trajnim “Bashkëpunimi ndërkombëtar i zbatimi i ligjit për luftimin e krimit të organizuar”, ku përfitues janë të gjitha institucionet që merren me zbatimin e ligjit në Kosovë, konkretisht ata që janë përgjegjës për sigurinë publike në vend. 

 

Qëllimi i trajnimi është shkëmbimin e përvojave dhe avancimi i bashkëpunimit në mes zbatuesve të ligjit dhe prokurorëve përgjatë hetimeve dhe luftës kundër krimit të organizuar. në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.  

 

Në hapjen e këtij trajnimi të pranishmit vlerësuan se trajnimi “Lufta kundër krimit të organizuar” është shumë i rëndësishëm për institucionet e sigurisë publike në Kosovë. 

 

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Dejan Janković duke përshëndetur të pranishmit  falënderoi CEPOL-in për organizimin e trajnimit.  Janković tha se Policia e Kosovës ka kapacitete të plota që të jetë një partner kredibil për sigurinë rajonale. ‘Këtë trajnim e konsideroj shumë të rëndësishëm dhe shpresoj që ky trajnim do të na ndihmoj të marrim rezultate sa më të mira”, tha Janković

 

Ndërsa Massimiliano Prozzo nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë  falënderoi CEPOLI-n dhe EUROPOLI-n për organizimin e trajnimit dhe gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunim. Prozzo në fjalimin e tij gjatë hapjes së këtij trajnim tha se luftimi i krimit të organizuar është prioritet i Bashkimit Evropian.  “BE-ja është e gatshme të mbështetës çfarë do veprimi kur bëhet fjalë për luftimin e krimit të organizuar”, u shpreh Prozzo duke thënë se bashkëpunimi mes institucioneve të BE-së dhe agjencive për zbatimin e ligjit do të fuqizohet për të zhvilluar përgjigje  gjithëpërfshirës kundër krimit të organizuar. 

 

Peter Krajnyak, Menaxher i Projektit Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër Krimit dhe Terrorizmit (WB PaCT),  falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në trajnim po ashtu  falënderoi institucionet e sigurisë publike konkretisht Policinë e Kosovës për bashkëpunim.  Krajnyak vlerësoi se gjatë këtyre ditëve pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre gjatë luftimit të krimit të organizuar. 

 

Në këtë trajnim i cili ka filluar me datën 16 maj 2022 dhe i cili do të vazhdojë deri më datën 20 maj 2022 janë duke marrë pjesë pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, Gjyqtarë, Njësia e Inteligjencës Financiare, Administrata Tatimor e Kosovës si dhe nga organizata dhe mekanizmat ndërkombëtar me mision në Kosovë si Zyra e BE-së në Kosovë, EULEX, përfaqësuesi nga projekti “CSC” në kuadër të IPA-2019.

 

Ndryshe projekti Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër Krimit dhe Terrorizmit (WB PaCT), përveç Kosovë ky projekt do të implementohet për 36 muaj, nga 19 tetori 2020 deri më 18 tetor 2023 edhe në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni Veriore dhe Serbi. Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të autoriteteve në Ballkanin Perëndimor për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin, duke përfshirë parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes ngritjes së bashkëpunimit brenda regjionit dhe me BE-në.


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës