}

NewsArticle

15/03/2022

Në Akademi përfundoi trajnimi “Programi për Aftësimin e Instruktorëve”

Vushtrri, 11 mars 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), gjashtëmbëdhjetë (16) zyrtarë për Mbrojtje nga Zjarri dhe Shpëtim nga Republika e Shqipërisë, sot  përfunduan trajnimin  “Programi për Aftësimin e Instruktorëve”. Trajnimi është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë për Siguri  nga  Shqipëria. 


Në ceremoninë e diplomimit  të tyre morën pjesë Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari,  drejtori i Trajnimeve dhe Mbështetjes Logjistike së Akademisë së Sigurisë nga Shqipëria Arben Cara si dhe zyrtarë tjerë nga Akademia dhe nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë.


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari,  gjatë ceremonisë së certifikimit tha se trajnimet e tilla ndikojnë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike. “Nga trajnimet  e tilla  pjesëmarrësi përfitojnë njohuri të reja ku do të sjellin vlera të reja për organizatën e tyre ku punojnë. Ne jemi munduar që për gjatë kësaj periudhe të mbajtjes së trajnimeve  të jemi përputhje më nevojat tuaja që ju të mund t’i realizon gjatë punës suaj në Shqipëri”, u shpreh Jashari.

Zv/drejtori Jashari u zotua se Akademia do të vazhdojë bashkëpunimi edhe me tutje më Akademinë e Sigurisë  në Shqipëri. 

 

Ndërsa drejtori i Trajnimeve dhe Mbështetjes Logjistike të Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë Arben Cara u shpreh i lumtur që mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të zyrtarëve për Mbrojtje nga Zjarri dhe Shpëtimi, të cilët përfunduan trajnimin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.  

Cara shfaqi shpresë se bashkëpunimi në fushën e sigurisë publike si trajnimet e tilla dhe shkëmbimi i përvojave të vazhdojë edhe më tutje.




Ndryshe këta janë instruktoret e parë në Republikën e Shqipërisë për Mbrojtje nga Zjarri dhe Shpëtim të cilët u çertifikuan në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Qëllimi i  trajnimit ishte përforcimi i aftësive të akterëve relevantë që në mënyrë efikase ta kryejnë punën e tyre. Trajnimi ka zgjatur një muaj dhe ligjërues në këtë trajnim ishin instruktorët e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. 


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në Akademi përfundoi projekti për dygjuhësi për Policinë e Kosovës
Në Akademi përfundoi projekti për dygjuhësi për Policinë e Kosovës

Vushtrri, 10 mars 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot përfundoi projekti për dygjuhësi  për Policinë e Kosovës, projekt ky i cili ka për qëllim avancimin e komunikimit ndërmjet zyrtarëve policor dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Projekti në fjalë   është financuar nga Qeveria e Zvicrës. 

 

Në përmbylljen e këtij projekti mori pjesë zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, ambasadori i ambasadës së Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport, Komisioneri për Gjuhë në Qeverinë e Kosovës Slaviša Mladenovi, zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës  Dejan Jankovic si dhe përfaqësues të tjerë vendor dhe ndërkombëtarë. 

 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari duke përshëndetur të pranishmit vlerësoj lartë realizimin e projektit për dy gjuhësi i realizuar nga OSBE dhe i financuar nga ambasada e Zvicrës. 

Zv/drejtori Jashari tha se projektin për dygjuhësi do t’i kontribuoj në punën e tij secilit zyrtarë  të Policisë së Kosovës. “Është nder të marr pjesë në këtë ceremoni për një çështje kaq të rëndësishme siç është përdorimi i dygjuhësisë, ky projekt është shumë i rëndësishëm  jo vetëm për Akademinë, por edhe për tërë Kosovën në përgjithësi”, u shpreh Jashari. 

 

Më këtë rast zv/drejtori Jashari falënderoi misionin e OSBE-së për ndihmën e vazhdueshme që po i jep Akademisë. “Misioni i OSBE-së asnjëherë nuk është ndalur së përkrahuri Akademinë në shumë fusha e dimensione në përgjithësi, por edhe në aspektin e promovimit të përdorimit të dygjuhësisë gjatë zbatimit të mandatit të saj ligjor në veçanti duke dhuruar kështu donacione dhe duke realizuar trajnime të shumta në ketë fushë”, u shpreh Jashari. 

 

Edhe zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës  Dejan Jankovic ka falënderuar misionin e OSBE-së në Kosovë për zbatimin e këtij projektit  dhe për ndihmën  e vazhdueshme që po i bënë Policisë së Kosovës.  “Jam i nderuar që marr pjesë në ceremoni zyrtare të organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë për dorëzimin e mjeteve dygjuhëshe për Policinë e Kosovës. Kjo vjen pas përfundimit të tetë seminareve të mbajtura në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve, që prezantuan mjetet dygjuhëshe, këto mjete përfshijnë një manual dygjuhësh për kadetët e rinj dhe një platformë celulare shumëgjuhëshe për më shumë se 160  mbikëqyrës oficere trafiku dhe oficerë patrullimi nga çdo drejtori rajonale”, u shpreh Jankovic, duke thënë se këto mjete do të forcojnë komunikimin mes oficerëve dhe komuniteteve që u shërbejnë. 

 

Komisioneri për Gjuhë në Qeverinë e Kosovës Slaviša Mladenovi, bëri prezantimin e mjeteve  siç është doracaku dhe aplikacioni në dygjuhësi për Policinë e Kosovës. Po ashtu u prezantua edhe Kodi Penal dhe Ligji për Rendin  Publik të cilat janë pjesë e platformës mobile. Komisioneri Mladenovi vlerësoj se këto mjete janë shumë të rëndësishme dhe mundësi e mirë për krijimin dhe forcimin e besimit ndërmjet policisë dhe komuniteteve. 


Kurse, ambasadori i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly duke marrë shembull  Zvicër në të cilin fliten disa gjuhë,  ai tha se realizimi i këtij projekti krijon besueshmëri mes Policisë së Kosovës dhe komuniteteve.  Tutje ambasadori Kolly tha se realizimi i  projektit të dygjuhësisë i bënë komunitetet të ndjehen të barabarta. 



Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport ka uruar zv/drejtorin e Akademisë Kastriot Jashari për pozitën e tij të re, ndërkohë që shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm.  Davenport vlerësoj se investimi i Qeverisë së Zvicrës në këtë projekt është shumë i rëndësishëm për komunitete që jetojnë në Kosovë.  

Ambasadori i OSBE-së Davenport tha se ky projekt do ta lehtësoj shumë punën e Policisë së Kosovës duke ngritur kështu  nivelin e komunikimit më komunitetet. 


Ndryshe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë  më mision në Kosovë ka realizuar tetë punëtori ku janë paraqitur mjete të komunikimit dygjuhësor me qëllim të avancimit të komunikimit ndërmjet të Policisë së Kosovës dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë. 



 

Lexo më shumë
Përfaqësues nga Akademia morën pjesë në konferencën “Rrjetëzimi i bashkëpunimit në kuadër të arsimit në zbatimin e ligjit”
Përfaqësues nga Akademia morën pjesë në konferencën “Rrjetëzimi i bashkëpunimit në kuadër të arsimit në zbatimin e ligjit”

Vushtrri, 18 mars 2022 –  Në konferencën “Rrjetëzimi i bashkëpunimit në kuadër të arsimit në zbatimin e ligjit”, që u mbajt në Shqipëri, morën pjesë përfaqësuesit nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail  Smakiqi ish drejtor i përgjithshëm i Akademisë dhe Avni Istrefi udhëheqës  i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë. Qëllimi i konferencës ishte diskutimi rreth vizionit të se ardhmes të arsimit në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.  

 

Në këtë konferencë që temë diskutimi  ishte fuqizimi i kapaciteteve dhe efiçiencës në Akademinë e Sigurisë e cila u  organizua nga Projekti i Binjakëzimit për Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë, të pranishëm ishin përfaqësues, ekspert dhe zyrtarë nga institucione e fushës së sigurisë nga Shqipëria (Ministria e Brendshme, AS, Policia e Shtetit, MZSH, etj), Finlanda (nga POLAMK, JAMK, HAUS) dhe Estonia (EASS).

 

Në kuadër të kësaj konference, ish Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi  bëri një prezantim rreth zhvillimeve në fushën e trajnimeve dhe arsimit të lartë në Akademi gjatë periudhës së zbatimit të projekteve të binjakëzimit, periudhës 2012-2019. 

 

Smakiqi i cili njëheri ishte edhe udhëheqës i dy projekteve të binjakëzimit në Akademi përmendi disa të arritura që janë bërë gjatë kësaj periudhe, siç: është themeluar arsimi i lartë; është dizajnuar programi studimor 4 vjeçar bachelor (BA) në siguri publike sipas standardeve më të larta të BE-së, bazuar në sistemin e Bolonjës; është arritur akreditimi institucional dhe programit në përmes ekspertëve të nivelit vendor dhe ndërkombëtare; krijimi i programeve të reja profesionale (VET) për të gjitha agjencitë e sigurisë publike të Kosovës si palë e interesit me AKSP-në; akreditimi institucional dhe validimi i programeve profesionale në nivel vendor nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve si  dhe arritja e çmimit ndërkombëtar të akreditimi nga IADLEST Shteteve të Bashkuara si “Qendër e Ekselencës” etj.

 

Gjatë kësaj konferencë Akademia e Kosovës për Siguri Publike është marrë model për realizimin me sukses të dy projekteve të binjakëzimit IPA1 e realizuar gjatë periudhës 2012-2014 dhe IPA2 e realizuar  gjatë periudhës 2016 dhe 2019, projekte këto të financuar nga Komisioni Evropian dhe të zbatuara nga Finlanda dhe Estonia. 

 

Rektori i Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë  Bilbil Mema  duke prezantuar vizionin e Akademisë së Sigurisë në Shqipërisë me temën “Vizioni i së ardhmes në arsimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri”, vlerësoi lartë të arriturat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. Mema tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është një shembull shumë i mirë për tu ndjekur nga Akademia e Sigurisë së Shqipërisë për vizionin e së ardhmes, ku sipas rektorit Mema në këtë drejtim duhet të reflektojnë akterët vendimmarrës nga Shqipëria për vizionin e së ardhmes së arsimit në zbatimin e ligjit në Shqipëri në përgjithësi, dhe atë në Akademinë e Sigurisë në veçanti.    



Pjesëmarrësit në konferencën e mbajtur në Tiranë nga institucionet respektive POLAMK, EASS, JAMK, HAUS nga Finlanda dhe Estonia, kanë vlerësuar se bashkëpunimi ndërkombëtar mes institucioneve të arsimit në zbatimin e ligjit dhe sigurisë publike është më se i nevojshëm për ngritjen e kapaciteteve në zbatimin e ligjit që në të ardhmen zbatuesit e ligjit të jenë në nivelin e duhur për tu përballuar me problemet, rreziqet e kohës nga aspekti i sigurisë publike. 


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës