}

NewsArticle

18/03/2022

Përfaqësues nga Akademia morën pjesë në konferencën “Rrjetëzimi i bashkëpunimit në kuadër të arsimit në zbatimin e ligjit”

Vushtrri, 18 mars 2022 –  Në konferencën “Rrjetëzimi i bashkëpunimit në kuadër të arsimit në zbatimin e ligjit”, që u mbajt në Shqipëri, morën pjesë përfaqësuesit nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail  Smakiqi ish drejtor i përgjithshëm i Akademisë dhe Avni Istrefi udhëheqës  i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë. Qëllimi i konferencës ishte diskutimi rreth vizionit të se ardhmes të arsimit në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.  

 

Në këtë konferencë që temë diskutimi  ishte fuqizimi i kapaciteteve dhe efiçiencës në Akademinë e Sigurisë e cila u  organizua nga Projekti i Binjakëzimit për Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë, të pranishëm ishin përfaqësues, ekspert dhe zyrtarë nga institucione e fushës së sigurisë nga Shqipëria (Ministria e Brendshme, AS, Policia e Shtetit, MZSH, etj), Finlanda (nga POLAMK, JAMK, HAUS) dhe Estonia (EASS).

 

Në kuadër të kësaj konference, ish Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi  bëri një prezantim rreth zhvillimeve në fushën e trajnimeve dhe arsimit të lartë në Akademi gjatë periudhës së zbatimit të projekteve të binjakëzimit, periudhës 2012-2019. 

 

Smakiqi i cili njëheri ishte edhe udhëheqës i dy projekteve të binjakëzimit në Akademi përmendi disa të arritura që janë bërë gjatë kësaj periudhe, siç: është themeluar arsimi i lartë; është dizajnuar programi studimor 4 vjeçar bachelor (BA) në siguri publike sipas standardeve më të larta të BE-së, bazuar në sistemin e Bolonjës; është arritur akreditimi institucional dhe programit në përmes ekspertëve të nivelit vendor dhe ndërkombëtare; krijimi i programeve të reja profesionale (VET) për të gjitha agjencitë e sigurisë publike të Kosovës si palë e interesit me AKSP-në; akreditimi institucional dhe validimi i programeve profesionale në nivel vendor nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve si  dhe arritja e çmimit ndërkombëtar të akreditimi nga IADLEST Shteteve të Bashkuara si “Qendër e Ekselencës” etj.

 

Gjatë kësaj konferencë Akademia e Kosovës për Siguri Publike është marrë model për realizimin me sukses të dy projekteve të binjakëzimit IPA1 e realizuar gjatë periudhës 2012-2014 dhe IPA2 e realizuar  gjatë periudhës 2016 dhe 2019, projekte këto të financuar nga Komisioni Evropian dhe të zbatuara nga Finlanda dhe Estonia. 

 

Rektori i Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë  Bilbil Mema  duke prezantuar vizionin e Akademisë së Sigurisë në Shqipërisë me temën “Vizioni i së ardhmes në arsimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri”, vlerësoi lartë të arriturat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. Mema tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është një shembull shumë i mirë për tu ndjekur nga Akademia e Sigurisë së Shqipërisë për vizionin e së ardhmes, ku sipas rektorit Mema në këtë drejtim duhet të reflektojnë akterët vendimmarrës nga Shqipëria për vizionin e së ardhmes së arsimit në zbatimin e ligjit në Shqipëri në përgjithësi, dhe atë në Akademinë e Sigurisë në veçanti.    



Pjesëmarrësit në konferencën e mbajtur në Tiranë nga institucionet respektive POLAMK, EASS, JAMK, HAUS nga Finlanda dhe Estonia, kanë vlerësuar se bashkëpunimi ndërkombëtar mes institucioneve të arsimit në zbatimin e ligjit dhe sigurisë publike është më se i nevojshëm për ngritjen e kapaciteteve në zbatimin e ligjit që në të ardhmen zbatuesit e ligjit të jenë në nivelin e duhur për tu përballuar me problemet, rreziqet e kohës nga aspekti i sigurisë publike. 


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 Në Akademi përfundoi  trajnimi “Programi për Aftësimin e Instruktorëve”
Në Akademi përfundoi trajnimi “Programi për Aftësimin e Instruktorëve”

Vushtrri, 11 mars 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), gjashtëmbëdhjetë (16) zyrtarë për Mbrojtje nga Zjarri dhe Shpëtim nga Republika e Shqipërisë, sot  përfunduan trajnimin  “Programi për Aftësimin e Instruktorëve”. Trajnimi është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë për Siguri  nga  Shqipëria. 


Në ceremoninë e diplomimit  të tyre morën pjesë Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari,  drejtori i Trajnimeve dhe Mbështetjes Logjistike së Akademisë së Sigurisë nga Shqipëria Arben Cara si dhe zyrtarë tjerë nga Akademia dhe nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë.


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari,  gjatë ceremonisë së certifikimit tha se trajnimet e tilla ndikojnë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike. “Nga trajnimet  e tilla  pjesëmarrësi përfitojnë njohuri të reja ku do të sjellin vlera të reja për organizatën e tyre ku punojnë. Ne jemi munduar që për gjatë kësaj periudhe të mbajtjes së trajnimeve  të jemi përputhje më nevojat tuaja që ju të mund t’i realizon gjatë punës suaj në Shqipëri”, u shpreh Jashari.

Zv/drejtori Jashari u zotua se Akademia do të vazhdojë bashkëpunimi edhe me tutje më Akademinë e Sigurisë  në Shqipëri. 

 

Ndërsa drejtori i Trajnimeve dhe Mbështetjes Logjistike të Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë Arben Cara u shpreh i lumtur që mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të zyrtarëve për Mbrojtje nga Zjarri dhe Shpëtimi, të cilët përfunduan trajnimin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.  

Cara shfaqi shpresë se bashkëpunimi në fushën e sigurisë publike si trajnimet e tilla dhe shkëmbimi i përvojave të vazhdojë edhe më tutje.




Ndryshe këta janë instruktoret e parë në Republikën e Shqipërisë për Mbrojtje nga Zjarri dhe Shpëtim të cilët u çertifikuan në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Qëllimi i  trajnimit ishte përforcimi i aftësive të akterëve relevantë që në mënyrë efikase ta kryejnë punën e tyre. Trajnimi ka zgjatur një muaj dhe ligjërues në këtë trajnim ishin instruktorët e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. 


Lexo më shumë
 Më datën 31 mars mbahet tryezë shkencore me temën “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë”
Më datën 31 mars mbahet tryezë shkencore me temën “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë”

Vushtrri, 25 mars 2022 -  Në Akademinë e Kosovës  për Siguri Publik (AKSP) më  datën 31 mars 2022 në ora 10:00  mbahet tryezë shkencore me temën “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë”, tryeza  organizohet nga Fakulteti i Sigurisë Publike. 

 

Në këtë tryezë do të marrin pjesë  studiuesit e fushës së sigurisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomike, politike, sociale etj. 

 

Qëllim i tryezës është paraqitja e prezantimeve dhe pikëpamjeve  rreth sfidave dhe kërcënimeve aktuale për sigurinë, paqen  si dhe perspektiven e sektorit të sigurisë në Kosovë. 

 

Konkluzionet që do të dalin nga kjo  tryezë  do të jenë një kontribut i çmuar për institucionet e sigurisë publike dhe institucionet tjera që përballen me sfidat  aktuale në fushën e sigurisë. 

 

Prandaj për  të dhënë kontribut në këtë fushë, ftoheni të merrni pjesë në këtë tryezë  shkencore të organizuar nga Fakulteti i Sigurisë Publike. 

 

Ju faleminderit për interesimin tuaj.

 


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës