}

NewsArticle

25/03/2022

Më datën 31 mars mbahet tryezë shkencore me temën “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë”

Vushtrri, 25 mars 2022 -  Në Akademinë e Kosovës  për Siguri Publik (AKSP) më  datën 31 mars 2022 në ora 10:00  mbahet tryezë shkencore me temën “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë”, tryeza  organizohet nga Fakulteti i Sigurisë Publike. 

 

Në këtë tryezë do të marrin pjesë  studiuesit e fushës së sigurisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomike, politike, sociale etj. 

 

Qëllim i tryezës është paraqitja e prezantimeve dhe pikëpamjeve  rreth sfidave dhe kërcënimeve aktuale për sigurinë, paqen  si dhe perspektiven e sektorit të sigurisë në Kosovë. 

 

Konkluzionet që do të dalin nga kjo  tryezë  do të jenë një kontribut i çmuar për institucionet e sigurisë publike dhe institucionet tjera që përballen me sfidat  aktuale në fushën e sigurisë. 

 

Prandaj për  të dhënë kontribut në këtë fushë, ftoheni të merrni pjesë në këtë tryezë  shkencore të organizuar nga Fakulteti i Sigurisë Publike. 

 

Ju faleminderit për interesimin tuaj.

 


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Përfaqësues nga Akademia morën pjesë në konferencën “Rrjetëzimi i bashkëpunimit në kuadër të arsimit në zbatimin e ligjit”
Përfaqësues nga Akademia morën pjesë në konferencën “Rrjetëzimi i bashkëpunimit në kuadër të arsimit në zbatimin e ligjit”

Vushtrri, 18 mars 2022 –  Në konferencën “Rrjetëzimi i bashkëpunimit në kuadër të arsimit në zbatimin e ligjit”, që u mbajt në Shqipëri, morën pjesë përfaqësuesit nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail  Smakiqi ish drejtor i përgjithshëm i Akademisë dhe Avni Istrefi udhëheqës  i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë. Qëllimi i konferencës ishte diskutimi rreth vizionit të se ardhmes të arsimit në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.  

 

Në këtë konferencë që temë diskutimi  ishte fuqizimi i kapaciteteve dhe efiçiencës në Akademinë e Sigurisë e cila u  organizua nga Projekti i Binjakëzimit për Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë, të pranishëm ishin përfaqësues, ekspert dhe zyrtarë nga institucione e fushës së sigurisë nga Shqipëria (Ministria e Brendshme, AS, Policia e Shtetit, MZSH, etj), Finlanda (nga POLAMK, JAMK, HAUS) dhe Estonia (EASS).

 

Në kuadër të kësaj konference, ish Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi  bëri një prezantim rreth zhvillimeve në fushën e trajnimeve dhe arsimit të lartë në Akademi gjatë periudhës së zbatimit të projekteve të binjakëzimit, periudhës 2012-2019. 

 

Smakiqi i cili njëheri ishte edhe udhëheqës i dy projekteve të binjakëzimit në Akademi përmendi disa të arritura që janë bërë gjatë kësaj periudhe, siç: është themeluar arsimi i lartë; është dizajnuar programi studimor 4 vjeçar bachelor (BA) në siguri publike sipas standardeve më të larta të BE-së, bazuar në sistemin e Bolonjës; është arritur akreditimi institucional dhe programit në përmes ekspertëve të nivelit vendor dhe ndërkombëtare; krijimi i programeve të reja profesionale (VET) për të gjitha agjencitë e sigurisë publike të Kosovës si palë e interesit me AKSP-në; akreditimi institucional dhe validimi i programeve profesionale në nivel vendor nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve si  dhe arritja e çmimit ndërkombëtar të akreditimi nga IADLEST Shteteve të Bashkuara si “Qendër e Ekselencës” etj.

 

Gjatë kësaj konferencë Akademia e Kosovës për Siguri Publike është marrë model për realizimin me sukses të dy projekteve të binjakëzimit IPA1 e realizuar gjatë periudhës 2012-2014 dhe IPA2 e realizuar  gjatë periudhës 2016 dhe 2019, projekte këto të financuar nga Komisioni Evropian dhe të zbatuara nga Finlanda dhe Estonia. 

 

Rektori i Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë  Bilbil Mema  duke prezantuar vizionin e Akademisë së Sigurisë në Shqipërisë me temën “Vizioni i së ardhmes në arsimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri”, vlerësoi lartë të arriturat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. Mema tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është një shembull shumë i mirë për tu ndjekur nga Akademia e Sigurisë së Shqipërisë për vizionin e së ardhmes, ku sipas rektorit Mema në këtë drejtim duhet të reflektojnë akterët vendimmarrës nga Shqipëria për vizionin e së ardhmes së arsimit në zbatimin e ligjit në Shqipëri në përgjithësi, dhe atë në Akademinë e Sigurisë në veçanti.    



Pjesëmarrësit në konferencën e mbajtur në Tiranë nga institucionet respektive POLAMK, EASS, JAMK, HAUS nga Finlanda dhe Estonia, kanë vlerësuar se bashkëpunimi ndërkombëtar mes institucioneve të arsimit në zbatimin e ligjit dhe sigurisë publike është më se i nevojshëm për ngritjen e kapaciteteve në zbatimin e ligjit që në të ardhmen zbatuesit e ligjit të jenë në nivelin e duhur për tu përballuar me problemet, rreziqet e kohës nga aspekti i sigurisë publike. 


 

Lexo më shumë
Në Akademi u mbajt tryeza shkencore me temën “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë”
Në Akademi u mbajt tryeza shkencore me temën “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë”

Vushtrri, 31 mars 2022-  “Siguria është parakushti themelor i ekzistencës dhe zhvillimit të njeriut dhe shoqërisë”,  kështu u vlerësua sot gjatë tryezës të mbajtur në Akademinë e Kosovë për Siguri Publike, ku temë kryesore për diskutim ishte “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë”.  Tryeza e cila është organizuar nga Fakulteti i Sigurisë Publike kishte për qëllim trajtimin shkencor të kësaj teme, duke u fokusuar në rreziqet aktuale, faktorët të cilët mund të ndikojnë në sigurinë e përgjithshme të vendit. 

 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Kastriot Jashari, duke përshëndetur të pranishmit tha se është shumë më rëndësi organizimi i kësaj tryeze në këtë kohë kur bota po ballafaqohet më sfida rreth fushës së sigurisë. Ai tha se diskutimet shkencore që do të bëhen gjatë kësaj tryeze do t’i kontribuojnë konceptit të sigurisë  publike.

 

Ndërsa Dekani i Fakulteti të Sigurisë Publike Bejtush Gashi  i cili foli rreth temës “Kosova udhëkryq strategjik ndaj kërcënimeve, sfidat dhe përballja me rreziqet”, tha se faktorët kryesor për destabilizimin e sigurisë në botë janë pandemia dhe lufta në Ukrainë. 

 

Gashi tha se Kosova është ndër vendet më të ekspozuara ndaj kërcënimeve hibride në Evropë. “Kjo vjen pjesërisht për shkak të pozicionit gjeografik dhe trendit global e kryesisht për shkak të së kaluarës së afërt dhe raporteve me fqinjin e saj verior Serbinë”, u shpreh dekani Gashi duke thënë që siguria e shteti nuk vihet në dyshim, pasi që institucionet e sigurisë në Kosovës dhe  prania ushtarake e NATO-s janë faktor garantues për sigurinë në vend.  

 

Dekani Gashi tha se synimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë që NATO të ketë prani të përhershme në Kosovë, jo përmes ushtrive të huaja, por që kapacitetet vendore të sigurisë të ngritën, në veçanti Forca e Sigurisë së Kosovës të jenë pjesë e NATO-s. 

 

“Bota sot po përjeton një situatë komplekse të mbushur me sfida, kërcënime e rreziqe.  Lufta në Ukrainë ka potencialin që t’i ndezë konfliktet e ngrira në periferinë e kontinentit, përfshirë të tjerat në hapësirën post-sovjetike dhe në Ballkanin Perëndimor. Politika e bashkëpunimit dhe integrimi në institucionet ndërkombëtare të sigurisë, me theks të veçantë integrimi në NATO, si mjet për arritjen e stabilitetit në vend dhe rajon, përbën objektivin dhe zgjidhjen strategjike themelore për sigurinë e Kosovës dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”, tha Gashi.

 

Kurse prof.dr.Ibrahim Gashi  gjatë tryezës paraqiti ekspozenë e tij e cila kishte të bëjë me  luftën në Ukrainë dhe refleksionet e saj të mundshme në Ballkan. 

 

“Në këtë linje ekspozea ime do të sjellë informacione në formën e argumenteve se një eskalim i situatës së sigurisë në Ballkan si refleksion i luftës në Ukraine, nuk duket si opcion real, përtej retorikes kërcënuese dhe disa veprimeve  sporadike në mbështetje të kësaj retorike”, u shpreh Gashi duke thënë se Rusia ka bërë dhe po vazhdon të bëjë propaganda për ta shtrirë ndikimin e saj në Ballkan. 


“Edhe aktualisht propaganda ruse në Ballkan po vazhdon aktivitetin e saj. Ajo madje po luan fort me sentimentin e opinionit serb lidhur, fushatën e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, pikërisht me rastin e përvjetorit të fillimit të sulmeve të NATO-s më 24 mars 1999”, tha Gashi duke paraqitur kështu disa argumente që ka përdorur Rusia për të bërë propaganda kundër Ballkanit Perëndimor. 

 

Sefer Isufi kolonel në Forcën e Sigurisë së Kosovës foli rreth objektivave strategjike të Ministrisë së Mbrojtës në gjeopolitikën dhe mjedisin e ri të sigurisë. Isufi tha se ministria ka punuar dhe është duke punuar në ngritja e aftësive dhe kapaciteteve operacionale, njerëzore, profesional dhe teknologjike. 

 

 Prof.dr.Besfort Rrecaj ka folur për sfidat dhe mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç janë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) Bashkimi Evropian (BE), Këshilli i Evropës (KE) si dhe NATO. 


Ndërkaq prof..dr. Vilard Bytyqi u paraqit me prezantimin e tij “Krimi i organizuar në Kosovë; Një kërcënim në rritje për sigurinë”. 


Në debatin rreth temës “Kosova përballë sfidave aktuale të sigurisë” mori pjesë edhe Rabit Konjufca  këshilltar politikë në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, duke dhënë kështu kontribut më komentet e tij  rreth temës për sigurinë aktuale në Kosovë.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe studentët e Fakulteti të Sigurisë Publike të cilët diskutuan dhe shtruan pyetje rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare. Të pranishmit thanë se anëtarësimi i Kosovës në NATO  do të ishte zgjidhje për mbrojtjen e interesave kombëtare. 


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës