Shërbimet studentore
Departamenti i Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore, përmes Divizionit të Shërbimeve Studentore ofron përkrahje gjatë realizimit të trajnimeve, ligjëratave në Fakultetin për Siguri Publike, shërbime të bibliotekës, kabinetin e informatikës si dhe sallat sportive.
Shërbimet studentore në kuadër të trajnimeve
Shërbimet këshilluese dhe informuese ofrohen çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00 për kadetët dhe vijuesit e trajnimeve, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve administrative dhe profesionale për palët e interesit, në zyrat numër 320 dhe 321 në ndërtesën e trajnimeve.
Shërbimet studentore në kuadër të fakultetit për siguri publike
Shërbimet këshilluese, informuese dhe administrative ofrohen çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00 për studentët e Fakultetit për Siguri Publike, stafin akademik si dhe palët e interesit në zyrat administrative të Fakultetit për Siguri Publike.
Biblioteka
Ofron shërbime çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00 duke ofruar huazimin e librave dhe materialeve tjera bibliotekare, shërbime informuese si dhe hapësirën/sallën e leximit.
Kabineti i informatikës
Përdoret për përgatitjen e punimeve dhe mësim elektronik nga ana e vijueseve gjatë trajnimeve si dhe studentëve gjatë studimeve në Fakultetin për Siguri Publike.
Shfrytëzimi i kabinetit të informatikës lejohet pas aprovimit nga njësia përgjegjëse për administrimin e hapësirave mësimore (Divizioni i Shërbimeve Studentore).
Sallat sportive në AKSP
Salla e madhe sportive - Sallat sportive në AKSP nga ora 08:00 deri në ora 16:00 shfrytëzohen për implementimin e kurrikulës së trajnimit/ushtrime fizike ndërsa nga ora 16:00-21:00 shfrytëzohen për aktivitete rekreative/sportive, ushtrime trupore, vrapim, ping pong, basketboll, futboll të vogël, etj.
Salla e vogël sportive - Sallat sportive në AKSP nga ora 08:00 deri në ora 16:00 shfrytëzohen për implementimin e kurrikulës së trajnimit/ushtrime fizike ndërsa nga ora 16:00-21:00 shfrytëzohen për aktivitete rekreative/sportive, ushtrime trupore, vrapim, ping pong, basketboll, futboll të vogël, etj.