Në vijim i kemi paraqitur Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Shërbimeve Studentore:
1.1. Hartimi i planit vjetor të trajnimit në bashkëpunim me agjencionet e sigurisë publike;
1.2. Koordinimi i aktiviteteve për realizimin e kurseve të trajnimit dhe arsimit;
1.3. Zbatimin e procedurave për regjistrimin e studenteve si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me studentët;
1.4. Menaxhimi, monitorimi, koordinimi dhe planifikimi i të gjithave aktiviteteve lidhur me administrimin e kurseve dhe shërbimeve studentore;
1.5. Ofrimi i shërbimeve të bibliotekës dhe shërbimeve tjera multimediale;
1.6. Bashkërendon punët dhe shërbimet e administratës me pjesën tjetër akademike të arsimit të lartë.