}

NewsArticle

17/01/2022

KFOR-i dhuron një donacion Policisë së Kosovës

Vushtrri, 14 janar 2022 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot KFOR-i dhuroi një set  pajisje për ndihmë të parë që do t’ju shërbej zyrtarëve të sigurisë publike gjatë trajnimeve në Akademi. 


Ky donacion i cili është i dedikuar për Njësinë e Trajnimeve Taktika Mbrojtëse dhe Aftësive  Fizike  për Policinë e Kosovës ka vlerën rreth 15.000 euro.  


Në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, Zëvendësdrejtori i Policisë Dejan Jankoviq si dhe zyrtarë tjerë të sigurisë.

Dorëzimin e donacionit e bëri  zëvendëskomandantin i KFOR-it Gen Luca Piperin 


Drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha e falënderoi KFOR-in për donacionin dhe për mbështetjen e vazhdueshme që iu bënë  institucioneve të sigurisë në Kosovë. 


Më këtë rast drejtori Berisha falënderoi KFOR-in që  është i përkushtuar për sigurinë  e qytetarëve të Kosovës si dhe për ndihmën në ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë përmes trajnimeve, projekteve dhe donacioneve të shumta. 


Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankovc falënderoj KFOR-in për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës, qoftë me trajnime apo pajisje dhe aparatura të punës për njësi të ndryshme të PK-së.

Jankovic vlerësoj se këto pajisje janë shumë të nevojshme për Policinë e Kosovës. 


Zëvendëskomandanti i KFORI-it Gen Luca Piperin vlerësoj lartë punën që bëhet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ndërkohë që u shpreh i lumtur për dhurimin e këtij donacioni. Ai tha se KFOR-i edhe në të ardhmen do të vazhdoj bashkëpunim më institucionet e sigurisë në vend.


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në Akademi u mbajt takimi i bordit
Në Akademi u mbajt takimi i bordit

Vushtrri, 28 dhjetor 2021 -  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  sot  u mbajt  takimi i rregullt i bordit të Akademisë ku u diskutua rreth aktiviteteve dhe trajnimeve që janë zhvilluar gjatë  këtij viti që po e lemë pas. 


Në takim morën pjesë  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë për  Siguri Publike Arton Berisha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj,  Zëvendësues i  Drejtorit të Përgjithshëm të  Shërbimit Korrektues  të Kosovës  Ali Gashi, Zëvendësuese e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës  Metije Ademi, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward Anderson, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi si dhe  zyrtarë tjerë nga institucionet e sigurisë publike.


Temë  me rendësi në këtë takim ishte trajnimet e përfunduara në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike gjatë vitit 2021, gjithashtu pikë e rendit të ditës ishte diskutimet rreth  planit të trajnimeve që do të mbahen gjatë vitit 2022.


Gjatë këtij takim anëtaret e bordit vlerësuan se në Akademi gjatë vitit që po e lemë pas është bërë një punë shumë e madhe. Anëtarët e bordit vlerësuan se edhe për kundër virusit “COVID 19” në Akademi janë realizuar shumë trajnime dhe shumë aktivitete që lidhen më fushën e sigurisë publike, gjithmonë duke u respektuar masat mbrojtës kudër “COVID 19”. 


Tutje pos tjerash gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe kërkesat  e studentëve të  Fakultetit të Sigurisë Publike, kërkesa këto që kanë të bëjnë me orarin e ligjëratave. 


Po ashtu anëtarët e bordit të Akademisë u njoftuan edhe për themelimin  e grupit punese për hartimin dhe kompletimin e dokumentacionit përkatës  për hapjen e programin master “Siguria Publike”  në Fakultetin e Sigurisë Publike që është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. 


Në fund anëtarët  e bordit falënderuan stafin e Akademisë për bashkëpunim gjatë gjithë kohës. 


 

Lexo më shumë
Kastriot Jashari emërohet  Zëvendësues  i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi
Kastriot Jashari emërohet Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi


Vushtrri, 28 shkurt 2022 -  Kastriot Jashari emërohet  Zëvendësues i Drejtorit të  Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).  Këtë vendim e ka marrë ministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës Xhelal Sveçla. 


Ndryshe, Kastriot Jashari  deri më tani ishte  drejtor i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 







 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës