}

NewsArticle

22/11/2022

Kadetët mbajtën një minutë heshtje në nderim të kolegut të tyre Flordian Shabaj

Vushtrri, 22 nëntor  2022 –  Kadetët e gjeneratës së 57 të Policisë së Kosovës sot filluan paradën e mëngjesit më një minutë heshtje  në nderim të kolegut të tyre Flordian Shabaj i cili humbi jetën  dje, me datën 21.11.2022,  në një aksident trafiku.


Në nderim të kadetit Shabaj, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, shpreh ngushëllimi familjes së Shabaj, kolegeve të tij dhe gjithë farefisit.


Familjes së Flordianit dhe kolegëve të tij ngushëllime iu shprehu edhe  Driton Zabërgja nënkolonel në Policinë e Kosovës.

Telegram ngushëllime nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike 


E nderuara familja Shabaj, në emër të të gjithë stafit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre!


Flordiani ishte një kadet i shkëlqyeshëm më virtyte të larta njerëzore, ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për institucionin tonë.
Duke bashkëndjerë dhimbje më ju, ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve!  
 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

Kastriot Jashari

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Akademia dhe Fakulteti i Sigurisë në Maqedoninë e Veriut nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit
Akademia dhe Fakulteti i Sigurisë në Maqedoninë e Veriut nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit

Prishtinë, 17 nëntor 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me  Fakultetin e Sigurisë në Universitetin “St.Kliment Ohridski” Manastir  në Maqedoninë e Veriut. 


Marrëveshj u nënshkrua   nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari,  dhe dekanit të Fakultetit të Sigurisë në Universitetin “St.Kliment Ohridski” Manastir në Maqedoninë e Veriut, Nikola Dujovski.



Qëllimi i marrëveshjes është vazhdimi i bashkëpunimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm në mes të dy institucioneve për të përkrahur objektivat e tyre strategjike në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit si dhe në marrëdhëniet me publikun.


Zv/drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, tha se nënshkrimi i marrëveshjes më Maqedoninë e Veriut   është shumë i rëndësishëm për Akademinë dhe për çdo zyrtarë të sigurisë publike.  


Jashari tha se Akademia është e gatshme të nënshkruaj çdo marrëveshje që ka të bëjë më përmirësimin dhe avancimin e zbatuesve të ligjit.


“Marrëveshjet hapin rrugë për bashkëpunim në fushën e trajnimeve që kanë për qëllim avancimin e gjithë atyre që merren më fushën e  sigurisë”, tha Jashari.


Edhe dekani i Fakultetit të Sigurisë në Universitetin  “St.Kliment Ohridski” Manastir në Maqedoninë e Veriut, Nikola Dujovski, tha se nënshkrimi i marrëveshjes është shumë i rëndësishëm sepse kontribuon në avancimin e institucioneve dhe zyrtarëve të sigurisë.


Dujovski e përgëzoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për zhvillimin e saj më hapa të sigurt.


Marrëveshja e bashkëpunimit mes dy institucioneve të sigurisë përfshinë zhvillimin dhe bashkërendimin e arsimit në arsimin e lartë dhe arsimin e vazhdueshëm profesional; Lidhjet e hulumtimit, shkëmbimin e informatave dhe rezultateve, vizitat e personelit hulumtues dhe ofertat për financim të hulumtimit nga Bashkimi Evropian dhe agjencitë tjera ndërkombëtare në fushat e policimit, sigurisë së brendshme dhe zbatimit të ligjit; Shkëmbimin dhe vizitat e personelit për këshilla dhe bashkërendim të standardeve, kurseve dhe zhvillim të kurrikulës dhe çështje të tjera arsimore dhe pedagogjike; Përkrahjen e mentorimit, këshillimit dhe trajnimit për personelin akademik dhe administrativ.

 

Po ashtu në marrëveshje përfshihet edhe shkëmbimi akademik ndërmjet dy institucioneve do të inkurajohet brenda kornizës të marrëveshjes së përgjithshme dhe do të përdoret për hulumtim të mëtejmë dhe zhvillim të trajnimeve dhe studimeve në fushat e definuara të interesit të përbashkët.



Ndryshe në fazat fillestare të marrëveshjes së bashkëpunimit, personeli i të dy institucioneve do të përpiqet të identifikojë fushat e interesave të përbashkëta të hulumtimit dhe zhvillimit, përmes të cilave mund të rritet bashkëpunimi i detajuar në dobi të të dyja palëve. Kjo përfshin shkëmbimin e informatave të hulumtimit, e përcjellur nga delegacionet vizituese.





 

Lexo më shumë
Përfaqësuesit nga Akademia morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Arsimi i sigurisë dhe arsimi në siguri”
Përfaqësuesit nga Akademia morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Arsimi i sigurisë dhe arsimi në siguri”


Estoni, 01 dhjetor 2022 – 
Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) është shembull për të mirë në rajon dhe Evropë se si realizohen projekte në mënyrë kaq të suksesshme, kështu u vlerësua në konferencën ndërkombëtare “Arsimi i sigurisë dhe arsimi në siguri”, e cila u mbajt në Tallinn të Estonisë.

Në këtë konferencë, e cila u organizua nga Akademia e Estonisë e Shkencave të Sigurisë, kanë marrë pjesë dy përfaqësues të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike: Vilard Bytyqi, profesor në Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Skender Agaj, zyrtar për marrëdhënie me jashtë.

Gjatë kësaj konference, në njërin sesion të së cilës u diskutua roli i arsimit në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërkufitar, të pranishmit vlerësuan se Akademia e Kosovës për Siguri Publike si rezultat i punës në zbatimin e projekteve që i dedikohen arsimit dhe sigurisë, sot ofron trajnime dhe arsim cilësor.



Përfaqësuesit e Akademisë në konferencë janë paraqitur më temën “Përvoja e një partneri të jashtëm në zhvillimin e sigurisë së brendshme përmes bashkëpunimit ndërkombëtar”. Në këtë prezantim u fol rreth përvojës që Akademia ka marrë gjatë të dyja projekteve të binjakëzimit të financuara nga BE-ja dhe të implementuara nga Estonia dhe Finlanda, projekte të cilat kishin për qëllim fuqizimin e arsimit në fushën e sigurisë publike.



Në kuadër të kësaj konference, përfaqësuesit nga Akademia, Bytyqi dhe Agaj, vizituan qendrën studimore të policisë në Paikuse, ku u njoftuan me pasqyrën e kurrikulave, modelin e arsimit të integruar dhe trajnimeve të përbashkëta, terrenet e trajnimit dhe metodologjitë përkatëse, bashkëpunimin me organizatat partnere etj.  


Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, në këtë konferencë morën pjesë edhe përfaqësues nga CEPOL-i, Finlanda, Gjermania, Holanda, Polonia etj.



Përndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Sigurisë nga Estonia që nga 5 shtatori 2013, kur ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit reciprok.

Po ashtu të dyja institucionet bashkëpunojnë edhe nëpërmes programit Erasmus+, ku ka shkëmbim përvojash mes studentëve, mësimdhënësve dhe stafit administrativ nga  Estonia dhe Kosova
   

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës