}

NewsArticle

18/11/2022

Akademia mbajti konferencën e katër shkencore ndërkombëtare

Vushtrri, 16 nëntor 2022 -  “Pandemia COVID 19 ka qenë një sfidë e madhe për institucionet e sigurisë publike në Kosovë,  rajon dhe botë”, kështu u vlerësua të mërkurën gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare  më temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e sektorit të rendit dhe sigurisë publike” ,  të organizuar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike  e mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë . 

 

Në hapjen e konferencës u tha se hulumtimet që do të prezantohen do të jenë  referenca shkencore  për konceptin e siguri publike.  

 

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra i cili vlerësoj lartë organizimin e kësaj konferencë tha se hulumtimet  që prezantohet gjatë konferencës ndikojnë në mënyrë direkt në arsim, në trajnime dhe në zbatimin e politikave në institucionet e sigurisë publike. 

 

“Përmirësimi i arsimit dhe trajnimeve vjen si rrjedhojë direkt e hulumtimeve. Kjo konferencë shkencore do të kontribuoi në përmirësimin e veprimit të institucioneve të sigurisë publike. Hulumtimet që do të prezantohen në këtë konferencë do të jenë një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave në rrafshin akademik” , tha Dobra.

 

Zëvendësministri Dobra falënderoi Akademinë për organizimin e konferencës dhe OSBE-në për mbështetjen që kjo konferencë të mbahet në Kosovë më një pjesëmarrje nga të gjitha vendet e botës. 

 

Zëvendësuesi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari u shpreh i lumtur që Akademia në bashkëpunim më OSBE-në ka arritur të organizoj një konferencë  me një rëndësi kaq të veçantë, siç është trajtimi i sfidave gjatë pandemisë COVID 19. 

 

“Fakulteti i Sigurisë Publike vazhdimisht bën përpjekje që përveç fushës parësore që mbulon, pra studimet e larta në fushën e sigurisë publike, të ofrojë edhe një platformë hulumtimi përmes organizimit të konferencave ndërkombëtare shkencore”, u shpreh Jashari duke thënë që organizimi i kësaj konference mundëson që gjithë  studiuesit të fushës së sigurisë nga rajoni, Evropa, SHBA të japin kontributin e tyre shkencor, i cili ju ndihmon në luftimit dhe parandalimit e  fenomeneve negative. 

 

Jashari falënderoi OSBE-në dhe ambasadorin Davenport për mbështetjen  dhe financimin e kësaj konference. 

 

Ndërsa, udhëheqësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision  në Kosovë, Michael Davenport, tha se  gjatë pandemisë, agjencitë e zbatimit të ligjit luajtën një rol vendimtar në përpjekjet për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes  COVID 19, në   ruajtjen e rendit publik dhe promovimin e mjedisit më të sigurt për të gjitha komunitetet.

 

“Tani jemi me qetë sa i përket përhapjes së pandemisë dhe mendojë së është momenti i duhur të shohim së cilat janë mësimet që  kemi nxjerrë, dhe çfarë kërkime janë bërë për sfidat e veçanta më të cilat është përballur siguria publike”, u shpreh Davenport duke thënë së  misioni i OSBE-së krenohet me arritjet që janë bërë në të kaluarën. 


Davenport tha se OSBE-ja, si një organizatë e sigurisë që mbështet parimet e demokracisë, zotohet se do të vazhdojë nw mbështetjen për institucionet e zbatimit të ligjit në avancimin e aftësive të tyre për të ruajtur një ndjenjë sigurie në shoqëri.

 

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hoda  tha se si çdo institucion edhe IPK ka pas sfida gjatë periudhës së  pandemisë COVID 19. 

“Rritja e numrit të ankesave të rasteve që jemi detyruar t’i trajtojmë, të mbikëqyrim se sa Policia e Kosovës po i zbaton masat dhe vendimet e qeverisë ka qen një sfidë”, tha Hoda. Hoda tha se organizimi i konferencës  është shumë më rëndësi pasi që do të trajtohen të gjitha çështjet më të cilat janë ballafaquar institucionet e sigurisë publike gjatë pandemisë. 

 

Taibe Canolli kolonele në Policinë e Kosovës foli për punën e policisë gjatë periudhës së pandemisë. 

 

Canolli tha se edhe për Policinë  e Kosovës periudha gjatë pandemisë ka qenë një sfidë. Canoli vlerësoj së organizimi i konferencës në fjalë do të mundësoi që institucionet e sigurisë publike do të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe sfida më të cilat janë ballafaquar gjatë pandemisë. 

 

Në konferencë kanë marrë pjesë  ekspertë të fushës së sigurisë nga Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Belgjika, Polonia, Turqia, Shqipëria,  Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj, të cilët kanë paraqitur  gjetjet e tyre për çështjet e sigurisë publike dhe ndikimin e pandemisë COVID-19.

 

Konferenca ka zgjatur dy ditë më radhë, dhe është konferenca e katër shkencore ndërkombëtare e organizuar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Një delegacion nga Shqipëria, Maqedonia dhe Komiteti Holandez vizitoi Akademinë
Një delegacion nga Shqipëria, Maqedonia dhe Komiteti Holandez vizitoi Akademinë

Vushtrri, 8 nëntor 2022 - Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës  për Siguri Publike Kastriot Jashari priti sot në takim një delegacion nga  Institucioni i të Miturve në Akademinë e Trajnimeve nga Shqipëria , nga Maqedonia e Veriut  dhe nga Komiteti Holandez i Helsinkit.


Delegacioni ishte i përbërë nga Marinela Alia drejtoresha në Institucionin e të Miturve  nga Shqipëria,  Mavrodi Karpicarov drejtor  në Institucionin e të Miturve nga Maqedonia e Veriut  dhe nga Annette Van Den Bosch eksperte  në Komitetin Holandez në Helsink,


Qëllimi i vizitës ishte diskutime rreth zbatimit të projektit rajonal “Drejt një mjedisi të sigurt, stimulues dhe rehabilitues të burgjeve për fëmijët dhe të miturit në konflikt me ligjin në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”.


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari duke iu dëshiruar mirëseardhje falënderoj Komitetin Holandez në Helsink për kontributin e tyre të dhënë në zbatimin e projektit .  Jashari vlerësoi se nga ky projekt kanë përfituar të gjitha institucionet respektive në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë drejtori Jashari  i njoftoi  delegacionin rreth  zhvillimeve dhe të arriturat në Akademi.

Ndërsa, Annette Van Den Bosch eksperte në Komitetin Holandez në Helsink e falënderoi Akademinë për mikpritje  për të shkëmbyer përvoja mes shteteve.  
 “Me punën profesionale dhe përkushtimin në zhvillimin e saj institucional, Akademia është një institucion i arsimit në siguri publike model për tu përcjellë”,  u shpreh Van Den Bosch  duke thënë   fal bashkëpunimit  mes Akademisë Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Komitetit Holandez  të Helsinkit në Kosovë në kuadër të projektit janë arritur rezultate të mira.  Tutje gjatë takimit u tha se në kuadër të projektit janë zhvilluar trajnime që kanë pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve në Shërbimin Korrektues për zhvillimin e mëtejshëm të procesit të risocializimit dhe ri integrimit të fëmijëve dhe të miturve në konflikt me ligjin.


Gjatë takimi janë zhvilluar disa prezantime që lidhen me trajnimet  në fushën e delikuencës së të miturve në bashkëpunim në mes AKSP, SHKK dhe NHC, anëtarësimi i Akademisë në institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe mbarëvajtja e trajnimeve dhe arsimit të lartë në Akademi.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe përfaqësues të agjencive të sigurisë publike.


Lexo më shumë
Akademia dhe Fakulteti i Sigurisë në Maqedoninë e Veriut nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit
Akademia dhe Fakulteti i Sigurisë në Maqedoninë e Veriut nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit

Prishtinë, 17 nëntor 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me  Fakultetin e Sigurisë në Universitetin “St.Kliment Ohridski” Manastir  në Maqedoninë e Veriut. 


Marrëveshj u nënshkrua   nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari,  dhe dekanit të Fakultetit të Sigurisë në Universitetin “St.Kliment Ohridski” Manastir në Maqedoninë e Veriut, Nikola Dujovski.



Qëllimi i marrëveshjes është vazhdimi i bashkëpunimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm në mes të dy institucioneve për të përkrahur objektivat e tyre strategjike në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit si dhe në marrëdhëniet me publikun.


Zv/drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, tha se nënshkrimi i marrëveshjes më Maqedoninë e Veriut   është shumë i rëndësishëm për Akademinë dhe për çdo zyrtarë të sigurisë publike.  


Jashari tha se Akademia është e gatshme të nënshkruaj çdo marrëveshje që ka të bëjë më përmirësimin dhe avancimin e zbatuesve të ligjit.


“Marrëveshjet hapin rrugë për bashkëpunim në fushën e trajnimeve që kanë për qëllim avancimin e gjithë atyre që merren më fushën e  sigurisë”, tha Jashari.


Edhe dekani i Fakultetit të Sigurisë në Universitetin  “St.Kliment Ohridski” Manastir në Maqedoninë e Veriut, Nikola Dujovski, tha se nënshkrimi i marrëveshjes është shumë i rëndësishëm sepse kontribuon në avancimin e institucioneve dhe zyrtarëve të sigurisë.


Dujovski e përgëzoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për zhvillimin e saj më hapa të sigurt.


Marrëveshja e bashkëpunimit mes dy institucioneve të sigurisë përfshinë zhvillimin dhe bashkërendimin e arsimit në arsimin e lartë dhe arsimin e vazhdueshëm profesional; Lidhjet e hulumtimit, shkëmbimin e informatave dhe rezultateve, vizitat e personelit hulumtues dhe ofertat për financim të hulumtimit nga Bashkimi Evropian dhe agjencitë tjera ndërkombëtare në fushat e policimit, sigurisë së brendshme dhe zbatimit të ligjit; Shkëmbimin dhe vizitat e personelit për këshilla dhe bashkërendim të standardeve, kurseve dhe zhvillim të kurrikulës dhe çështje të tjera arsimore dhe pedagogjike; Përkrahjen e mentorimit, këshillimit dhe trajnimit për personelin akademik dhe administrativ.

 

Po ashtu në marrëveshje përfshihet edhe shkëmbimi akademik ndërmjet dy institucioneve do të inkurajohet brenda kornizës të marrëveshjes së përgjithshme dhe do të përdoret për hulumtim të mëtejmë dhe zhvillim të trajnimeve dhe studimeve në fushat e definuara të interesit të përbashkët.



Ndryshe në fazat fillestare të marrëveshjes së bashkëpunimit, personeli i të dy institucioneve do të përpiqet të identifikojë fushat e interesave të përbashkëta të hulumtimit dhe zhvillimit, përmes të cilave mund të rritet bashkëpunimi i detajuar në dobi të të dyja palëve. Kjo përfshin shkëmbimin e informatave të hulumtimit, e përcjellur nga delegacionet vizituese.





 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës