Hyrje
Akademia e Kosovës për Siguri Publike është përgjegjëse për:
- Ofrimin e trajnimeve dhe arsimit të lartë,
- Zbatimin e politikave dhe strategjive të trajnimit,
- Zhvillimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë publike.
Akademia ofron shërbime trajnimi për të gjitha institucionet e sigurisë publike, përfshirë:
- Policinë e Kosovës,
- Shërbimin Korrektues,
- Shërbimin Sprovues,
- Doganën e Kosovës,
- Agjencinë e Menaxhimit Emergjent,
- Inspektoratin Policor të Kosovës.
Bordi i Akademisë është autoriteti i themeluar sipas Ligjit nr. 04/L-053 dhe Rregullores nr. 06/2013. Ai vendos standarde dhe politika për trajnimin dhe edukimin e institucioneve të sigurisë publike në Akademi, për të avancuar njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për shërbimin ndaj qytetarëve.
Misioni dhe Qëllimi
Misioni i Bordit është të vendosë standardet profesionale dhe politikat e trajnimit, edukimit të specializuar dhe të avancuar, për të përgatitur pjesëtarët e institucioneve të sigurisë publike sipas standardeve ndërkombëtare.
Ky plan vjetor përcakton prioritetet dhe aktivitetet që do të realizohen për të arritur këto qëllime. Ai është një dokument që do të rishikohet dhe evoluojë për t'iu përshtatur zhvillimeve të reja.
Fushat Kyçe të Përgjegjësisë
Standardet Minimale Profesionale
Krijimi i standardeve për etikën, karakterin, trajnimin dhe kompetencën e personelit të sigurisë publike.Politikat për Trajnimin në Fushën e Sigurisë Publike
Përcaktimi i kompetencave të nevojshme për realizimin e detyrave të pjesëtarëve të sigurisë publike.Politikat për Edukimin e Specializuar dhe të Avancuar
Identifikimi i fushave për edukimin e specializuar për ngritjen e kapaciteteve dhe koordinimit me institucionet relevante.Shqyrtimi i Raporteve Periodike dhe Vjetore të Punës së Akademisë
Bordi shqyrton raporte gjashtëmujor dhe vjetor të punës së Akademisë.
Detyrat e Bordit dhe Aktivitetet
Standardet Minimale Profesionale:
Vendosja e standardeve për etikën dhe trajnimin e personelit të sigurisë publike, sipas legjislacionit të Kosovës.Politikat për Trajnimin:
Përcaktimi i programeve të trajnimit që mbulojnë kompetencat thelbësore për punën e pjesëtarëve të sigurisë publike.Politikat për Edukimin e Specializuar:
Identifikimi i fushave për edukim të avancuar për përmirësimin e kapaciteteve dhe koordinimin.Raportet e Akademisë:
Bordi shqyrton dhe miraton raportet periodike dhe vjetore të punës.