Fakulteti ka Këshillin i cili përbëhet nga:
- Personeli akademik në marrëdhënie të rregullt pune;
- Kryesuesi i Këshillit të Studentëve të Fakultetit, si anëtar i Këshillit të FSP-së, me të drejtë vote vetëm për çështjet që lidhen me studentët dhe studimet, sipas përcaktimeve të rregullores përkatëse;
Këshillin e Fakultetit e kryeson Dekani i Fakultetit. Këshilli i Fakultetit trajton çështje të përgjithshme që lidhen me kërkimin shkencor, studimet dhe mësimdhënien në Fakultet.
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
- Dhënien e këshillave për Bordin e AKSP-së lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Fakultetin;
- Mbikëqyrjen e progresit të studentëve dhe të kërkimeve (hulumtimeve) shkencore;
- Marrjen e vendimeve për veprimtaritë mësimore dhe shkencore;
- Shqyrtimin e çështjeve të ndryshme akademike të inicuar nga Bordi i Akademisë.