Korniza e përgjithshme e standardeve
Sistemi i brendshëm i menaxhimit të cilësisë është ndërtuar brenda fushëveprimit të projektit të binjakëzimit. Ky sistem bazohet në parimet kryesore të modeleve të EFQM-së dhe CAF-it duke i zbatuar në të njëjtën kohë 4 hapat e qarkut të cilësisë sipas Deming-ut (planifiko, bëj, kontrollo, vepro). Sistemi i cilësisë është i dizajnuar të sigurojë cilësi të lartë të udhëzimit dhe kënaqshmërisë për të gjitha grupet e interesit. Skema e përgjithshme e sistemit të cilësisë së AKSP-së është dizajnuar si rezultat i aktiviteteve të projektit të binjakëzimit, ku misioni, vizoni, proceset themelore dhe vlerat organizative janë përcaktuar dhe dakorduar. Modeli vijues në përgjithësi është marrë si një kornizë përkufizuese e menaxhimit të cilësisë në akademi.