Stafi Akademik


Dr. Sc. Halil Asllani

Halil Asllani ka përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, dega e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. Për rezultate të mira gjatë studimeve është shpërblyer me bursë universitare. Studimet postdiplomike i vazhdoi në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin e Gjuhësisë. Me përfundimin e studimeve të nivelit master mori gradën shkencore: Master i Shkencave Filologjike, drejtimi: Gjuhësi Angleze. Në Universitetin e Prishtinës ka mbaruar edhe studimet themelore në degën e Gazetarisë, ku mori gradën shkencore: Baçelor i Gazetarisë.

 

Dr. Sc. Vilard Bytyqi

Profesor Vilard Bytyqi studimet bachelor i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës (2011). Gjatë studimeve ka qenë tri herë bursist i Universitetit, ndërsa për rezultate të shkëlqyeshme gjatë studimeve dy herë ka qenë laureat i çmimit “Student i dalluar”. Studimet master i ka përfunduar në Fakultetin Juridik, në Drejtimin Juridik-Penal të Universitetit të Prishtinës (2013). Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore në Republikën e Maqedonisë me disertacionin me titull: “E drejta për gjykim të drejtë në procedurën penale në Kosovë” (Mentor: Prof. Dr. Rexhep Murati, UP, 2018).

 

Dr. Sc. Anita Zenuni

Anita Zenuni ka përfunduar studimet bazike dhe postdiplomike në fushën e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. Në Universitetin e Sarajevës është duke i vazhduar studimet e doktoratës. Ka përvojë të punës më shumë se dhjetë vite në edukim dhe ligjërim universitar në institucione publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë. Ka udhëhequr zyrën e cilësisë në kuadër të Universitetit “AAB” dhe është njohëse e mirë e fushës së menaxhimit të cilësisë në arsim. Për një periudhë kohore ka qenë eksperte – psikologe gjyqësore në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Ka marrë pjesë në shumë vizita studimore jashtë vendit (Irlandë, Austri, Rumani, Zvicër, Pragë, Gjermani). Është pjesëmarrëse në shumë konferenca vendore dhe ndërkombëtare. Ka të botuara disa punime shkencore.

 

Mr. Sc. Floretina Braha

Florentina Shala Braha ka përfunduar studimet bazike në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Studimet postdiplomike i ka vazdhduar në po të njëjtin Universitet në drejtimin juridiko – penal. Studimet i ka përfunduar me një mesatare të lartë dhe për shkak të sukseseve të arritura gjatë studimeve ajo ka përfituar mirënjohje dhe bursën universitare. Gjatë studimeve ishte pjesëmarrëse e mësimit klinik, organizuar nga Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me USAID-in dhe ABA-Rule Intitative në drejtimin civil dhe penal. Po ashtu, ishte bashkëpunëtore e “Grupit për Studime Juridike dhe Politike’’, në disa projekte studimore. Ka ndjekur një sërë trajnimesh nga fusha të ndryshme si: Monitorimi i shërbimeve publike komunale organizuar nga BIRN shkurt 2008, pjesëmarrëse në seminarin me temë, “Përfaqësimi i Minoriteteve në Sistem Elektoral të SHBA-ve 2007”, në Prishtinë, pjesëmarrëse në garën Kosova Case Challenge-Law Moot Court në 2009. Ka punuar si asistente ligjore - administrative në kompaninë “First Legal Solutions” në Prishtinë, po ashtu ka punuar edhe si bashkëpunëtore profesionale në zyre avokature.