Lajmet dhe Ngjarjet

News/Event Photo

Programet e shkëmbimit të stafit dhe studentëve të Erasmus+, përvojat nga AKSP

Vushtrri, 27 maj 2024 - Gjatë vitit 2023, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), përmes programit Erasmus+ të Bashkimit Evropian ka nënshkruar Marrëveshjen ndërinstitucionale me LAUREA dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi, janë zhvilluar me sukses shkëmbime të studentëve, shkëmbime të ndërsjellta të stafit akademik dhe atij administrative nga të dyja institucionet.

News/Event Photo

Dy studentë nga Universiteti “LAUREA” filluan studimet në Akademi

Vushtrri, 22 shkurt 2023 - Dy studentë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuar “LAUREA” në Finlandë, filluan studimet në Fakultetin e Sigurisë Publike (FSP) i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Në kuadër të bashkëpunimit mes Akademisë dhe programit të Bashkimit Evropian Erasmus+, dy studentët Jessika Kokko dhe Oskar Leskinen, të cilët studiojnë në nivelin Bachelor për Rend, Siguri dhe Menaxhim të Rrezikut do të qëndrojnë në Akademi gjatë tërë semestrit, pra deri me 12 maj të këtij viti.

News/Event Photo

Dekani Gashi mori pjesë në konferencën “Kërkimi shkencor dhe siguria publike”

Tiranë, 26 prill 2022 - Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Bejtush Gashi, mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare me temën “Kërkimi shkencor dhe siguria publike”, e cila u organizua më 26 prill 2022 nga Akademia e Sigurisë në Tiranë. Gjatë kësaj konference dekani Gashi u paraqit me kumtesën “Modeli i kërkimit shkencor në fushën e sigurisë në Republikën Kosovës”.