Hulumtimi

 

 

Hulumtimi në AKSP është i rëndësishëm dhe zhvillohet sistematikisht për të sjellur njohuri të reja dhe për t’i shfrytëzuar ato në praktikë. Kështu AKSP ngritet vazhdimisht duke u rrjetëzuar dhe duke krijuar mundësi për hulumtues të rinj si studentë, bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të institucioneve të sigurisë publike, si dhe duke ngritur partneritetin vendor dhe ndërkombëtar për të sjellur dhe ndarë potencialin hulumtues nga fusha e sigurisë publike. Fokus i veçantë mbetet ngritja e kapaciteteve njerëzore hulumtuese dhe forcimi i partneritetit.

Po ashtu, përmes hulumtimit inkurajohet aplikimi për grante nga fonde vendore dhe ndërkombëtare të karakterit hulumtues. Pjesëmarrja në projekte të tilla me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë ndihmon në përgatitje profesionale dhe krijon mundësi për te gjetur përgjigje dhe bashkërendim të bërjes dhe përmirësimit së politikave ndaj sfidave te sigurisë.