Regjistrimi i studentëve
Kushtet e përgjithshme për aplikim në studimet bachelor për zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike janë si në vijim:
- Të ketë të përfunduar me sukses shkollimin e mesëm të vërtetuar me diplomë;
- Të jetë i punësuar në:
Policinë e Kosovës si zyrtar policor;
Doganën e Kosovës si zyrtar doganor;
Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave;
Shërbimin Korrektues të Kosovës si zyrtar korrektues;
Shërbimin Sprovues të Kosovës, dhe
Inspektoratin Policor të Kosovës.
Dokumentet për aplikim dhe regjistrim:
- Ekstrakti i lindjes;
- Kopja e letërnjoftimit;
- Kopja e kartelës identifikuese të punës;
- Dëftesat origjinale të të gjitha klasave të shkollës së mesme dhe diploma origjinale e shkollës së mesme ose kopjet e noterizuara;
- Nëse shkollimi i mesëm është kryer jashtë vendit duhet edhe vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit