Drejtori Berisha u takua me drejtorin Anderson

03.03.2021Vushtrri, 03 mars 2021 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë  Edward Anderson, ku u prit nga drejtori i Përgjithshëm Arton Berisha. Gjatë takimit të dyja palët u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tutje  në realizmin e projekteve të Akademisë që lidhen më fushën e  trajnimeve për zbatuesit e ligjit.

Drejtori i Përgjithshëm Arton Berisha falënderoi OSBE-në për përkrahjen e dhënë Kosovës në ndërtimin e institucioneve të sigurisë.

Po ashtu drejtorit Berisha vlerësoj se me ndihmën e  partnerëve ndërkombëtarë siç është OSBE  janë realizuar shumë projekte që lidhën më fushën e sigurisë.

Berisha foli edhe për proceset nëpër të cilat është duke kaluar Akademia, ndërkohë që shprehi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me OSBE-në dhe gjitha agjencionet e sigurisë publike.

Ndërsa, drejtori i  Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward Anderson e konfirmoi se përkrahja e OSBE-së  ndaj Akademisë  nuk do të mungojë asnjëherë, duke theksuar se sektori i sigurisë publike ka një rëndësi të veçantë për vendi.